Vdes duke tentuar të thyejë rekord botëror, e mbajnë flokët por jo zemra (Video)

Një indian vdiq nga një atak në zemër ndërsa po tentonte të thyente një rekord botëror për kalimin e një lumi me anë të një litari të lidhur vetëm në flokët e tij të gjatë. Rreth 1 000 persona ishin mbledhur për të parë performancën e 50-vjeçarit Sailendra Nath Roy mbi lumin Teesta, në 3 000 metra lartësi por bishti i tij ngeci në litar dhe ai mbeti i varur për 25 minuta para se të pësonte një atak në zemër. Policia arriti ta zbriste dhe ta dërgonte në spital, por ishte tepër vonë. Roy ka hyrë në librin e rekordeve Guiness për ecjen më të gjatë në një litar duke përdorur vetëm flokët në vitin 2011, por kishte vendosur të përmirësonte rekordin e tij. Gjithashtu 5a vjecari mban edhe rekordin për tërheqje makinash të rënda vetëm me flokë dhe vjet ka tërhequr një tren 42-tonësh për 2.5 metra vetëm me flokë.