Vajza që Kim Basinger ka nga martesa e saj me aktorin Alec Baldwin, pa dyshim që do të bëhet e famshme po aq sa prindërit e saj. Ajo duket se i është përkushtuar fushës së modës ndërsa së fundmi ka nënshkruar edhe kontratën e saj të parë me ‘IMG Models’.
17-vjeçarja Ireland Baldwin, që ka një ngjashmëri të dukshme me nënën e saj të famshme, ka pozuar në foto të ndryshme me bikini ndërsa bie në sy veçanërisht shtati i saj i lartë dhe format e mbushura të trupit.





