Urdhëroi gjyqtarin për largimin e Mascheranos e Albas (Video)

Rrjetet sociale e kanë publikuar një video ku shihet Zlatan Ibrahimovic duke e urdhëruar gjyqtarin Wolfgang Stark që t’i largojë nga fusha futbollistët katalunas Jordi Alba e Javier Mascherano. Të dy mbrojtësit ishin lënduar pas një ndeshjeje me portierin Victor Valdes. Gjyqtari e ka shkelur me këtë rast Artikullin 5, i cili thotë se nëse dy lojtarë lëndohen përnjëherë, ndeshja duhet të ndërpritet përkohësisht. Për këtë gabim të gjyqtarin, Barcelona e ka ndërmend të ankohet në UEFA.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi suedez ka kërkuar nga gjyqtari Stark që dy mbrojtësit të dalin jashtë fushës, ndërsa në këtë rast u ekzekutua korneri dhe ekipi parisien e barazoi rezultatin, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Fish Media/