Ultimatumet për çështjen e Kosovës janë të papranueshme, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Llavrov.
“Ne e mbështesim politikën që udhëheqja e Serbisë e zhvillon për Kosovën”, ka thënë Llavrov në një konferencë me gazetarë, për të shtuar se pozicioni i Serbisë “korrespondon me parimet kryesore të Aktit Final të Helsinkit, që nënkupton se zgjidhja e të gjitha problemeve duhet të arrihet me marrëveshje reciproke”.
Llavrov, siç raporton agjencia Itar-Tass, ka përkujtuar se kur Bashkimi Evropian fillimisht i ndërmjetësoi takimet Beograd - Prishtinë, me qëllim të arritjes së çfarëdo vendimi të pranueshëm reciprocikisht, Rusia e ka përshëndetur pozicionin e saj.
“Ne e kemi mbështetur rezolutën përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme, që i miratoi përpjekjet për ndërmjetësim”, tha shefi i diplomacisë ruse, transmeton Rel.
Ai konsideron se “as rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme, që i përcakton parametrat e bisedimeve, e asnjë dokument tjetër, nuk paraqesin ndonjë provë se ultimatumet janë të pranueshme”.
Home »
» Ultimatumet për çështjen e Kosovës janë të papranueshme





