Turqia: Fati ynë është në Azi



Turqia, e cila aspironte integrimin në Bashkimin Evropian, tani me rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e rolit të saj anë rajon, ka filluar të e zbehë interesimin për t’iu bashkuar Unionit.
Këtë të premte, Turqia, vend anëtar i NATO-s, nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, një i dominuar nga Kina dhe Rusia.
“Kjo është ditë historike për ne,” tha Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, në qytetin Almaty të Kazakistanit pas nënshkrimit të një memorandumit me shefin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait Dmitry Mezentsev.
Kina, Rusia dhe katër vende të Azisë Qendrore – Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani më 2001 formuan Organizatën për Bashkëpunim Shanghai, një bllok të sigurisë rajonale, për t’iu kundërvënë kërcënimit potencial të islamizmit radikal dhe trafikimit të drogës nga vendet fqinje si Afganistani.
Interesimi i Ankarasë për hyrje në Shangai, u rrit, pasi ajo është e shqetësuar me përparimin shumë të ngadaltë në procesin e integrimit për në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh se Turqia e cila është duke negociuar marrëveshjen për anëtarësim me BE-në që nga viti 2005 dhe deri tani ka arritur t’i përmbyll vetëm 35 kapituj politik, atëherë Ankaraja duket se po shikon rrugë alternative të blloqeve.