TemA TV/ Fshatarët presin me këngë e valle Berishën (VIDEO)


berisha ne kengeKryeministri Sali Berisha ka qenë gjatë ditës së sotme i pranishëm në komunën Lumas të Beratit.
Para se të fillonte te fliste, drejtuesit e PD-së së Beratit, me në krye deputetin Lefter Maliqin, kishin përgatitur një festë të vërtetë për Berishën: një grup që këndonte këngë popullore kushtuar Berishës dhe fshatarët që kërcenin të udhëhequr nga Lefter Maliqi.
Pas kësaj skene të improvizuar, Berisha ka mbajtur fjalën e tij, ku ka lëshuar akuzat e përhershme ndaj kryesocialistit Rama, se ka penguar marrjen e statusit, duke u hequr kështi, sipas tij, qindra milionë euro fshatarëve.
Ai që ka marrë peng statusin e vendit kandidat, pengoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare. I mohoi Shqipërisë nga 100 milionë euro investime në rrugë, ura, kanalizime, ujësjellës, nga krijimi i 10 mijëra vendeve të punës. Ai bëri një gabim historik, por 23 qershori po vjen. Së bashku me ne do votojnë të gjithë qytetarët e Lumasit, banorët e mrekullueshëm të kësaj komune, qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë që duan ta çonin vendin e tyre kandidat për anëtarë në BE. Më 23 qershor do të votojmë për integrimin e Lumasit, Beratit dhe Shqipërisë në BE”, tha Berisha./b.l