Ushqimet që përmbajnë më së shumti vitamina të cilat të ndihmojnë në luftimin e simptomave të artritit reumatik në mënyrë që të keni më të lehtë përballimin e sëmundjes. Artriti është inflamacion i nyjave, por në fakt është simptomë, e cili ka shumë shkaqe. Artriti prek njerëzit e të gjithë grupmoshave, por më së shpeshti më të prekur janë personat e moshës së mesme dhe më të moshuarit. Femrat më shpesh se meshkujt preken nga artriti. Ushqimi nuk mund të shërojë artritin, por mund të lehtësojë simptomat. Personat që vuajnë nga artriti çdo ditë përballen me dhimbjet, ndërsa ndryshimet e vogla në shprehitë ushqyese mund të lehtësojnë ato dhimbje.
Acidet yndyrore omega 3
Acidet yndyrore omega 3 nxisin lirimin e materieve, të cilat do të reduktojnë inflamacionin dhe dhimbjet. Peshku i yndyrshëm, i cili është burimi shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, përmban edhe vitaminë D, e cila parandalon ënjtjen dhe dhimbjet. Çdo ditë konsumoni më së paku 1g të acide yndyrore omega 3. Për shembull, 115 gramë salmon përmban rreth 1.5 gram të acideve yndyrore omega 3. Nëse nuk jeni adhurues të peshkut, hani arra të cilat në madje një çerek filxhani përmbajnë 2.27 g acide yndyrore omega 3 ose fara liri të cilat në vetëm 2 lugë përmbajnë 3.51 g acide yndyrore omega 3. Rriteni konsumimin e vitaminës D duke pirë dy filxhanë të qumështit me përqindje të ulët yndyre në ditët kur nuk konsumoni acide yndyrore omega 3. Çdo ditë kaloni 10 deri 15 minuta në natyrë sepse dielli do të nxisë prodhimin e vitaminës D në trup.
Vaji i ullirit ekstra virgjin
Sipas hulumtimit të shkencëtarëve amerikanë, vetëm 3 lugë të vajit ekstra virgjin të ullirit do të ketë efekt si ibuprofeni. Një lugë vaj ulliri përmban rreth 119 kalori, prandaj mos e teproni. Shtoni 3 lugë të vajit të ullirit ekstra virgjin në sallatë për të marrë sasinë optimale ditore të vajit.
Vitamina C
Vitamina C mbron kolagjenin, një nga komponentë kryesorë të kërcit. Sasia e pamjaftueshme e vitaminës C në trup do të rrisë rrezikun nga krijimi i artritit dhe do të përkeqësojë simptomat e tij. Megjithatë bëni kujdes me konsumin e vitaminës CV nëse vuani nga osteoartriti sepse me një hulumtim është dëshmuar që sasia e tepruar e vitaminës C mund të përkeqësojë simptomat e osteoartritit. Konsumoni 200 deri 500 mg vitaminë C në ditë. Një gotë brokoli ose një portokall do t’ju ofrojë rreth 200 mg vitaminë C. Po ashtu mbani mend që më së miri është që vitaminën C ta konsumoni përmes ushqimeve dhe jo shtesave.
Arrat braziliane
Përmbajnë sasi të madhe të selenit, rreth 272 mikrogramë në vetëm 3 deri 4 arra. Niveli i ulët i selenit mund të përkeqësojë simptomat e artritit dhe të shkaktojë artritin reumatoid. Seleni përmirëson veprimin e antioksidantëve, të cilat pastaj në mënyrë më të suksesshme reduktojnë nivelin e radikaleve të lira, përmirësojnë dëmin të cilin e kanë shkaktuar radikalet e lira dhe mbrojnë qelizat. Konsumoni 55 deri 200 mikrogramë selen në ditë; Nëse nuk jeni adhurues i arrave braziliane, konsumoni tunë, mish gjeldeti dhe gjedhi dhe drithëra.
Qepa dhe preshi
Qepa dhe preshi përmbajnë kuecertinë, antioksidantin i cili redukton inflamacionet, ngjashëm si aspirina dhe ibuprofeni. Nëse shqetësoheni për kundërmimin e gojës hani lakër jeshile, domate ose molla sepse po ashtu përmbajnë kuercetinë. Gjithsesi duheni të hani rreth gjysmë filxhan ushqim i cili është i pasur me kvercetin.
Vishnjat
Shkencëtarët kanë konstatuar që vishnjat kanë veprim antiinflamator dhe që mund të lehtësojnë dukshëm simptomat e artritit. Ato përmbajnë antocianinë, ndërsa atë mund ta gjeni në grejp, boronica, patëllxhan dhe rrush të zi. Antocianina është antioksidant i shkëlqyeshëm, që do të reduktojë nivelin e radikaleve të lira në trup. Hani gjysmë filxhani me vishnje, mund të jenë të ngrira, ose nga konserva, të thata ose pini një filxhan lëng.
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, inflamacionin dhe dhimbjet. Çaji i gjelbër nuk do të largojë dhimbjen në tërësi, por gjithsesi do të ndihmojë. Pini 3 deri 4 filxhanë çaj të gjelbër. Megjithatë reduktoni konsumimin e çajit ose mos e pini në orët e pasdites nëse jeni të ndjeshëm në kafeinë për të mos pasur probleme me gjumë.






