Shpërthimet në Boston, FBI: Ja të dyshuarit




FBI ka publikuar foto dhe video të dy të dyshuarve në lidhje me shpërthimet në Boston nga të cilat gjetën vdekjen tre vetë dhe u plagosën më shumë se 170 të tjerë. FBI-ja ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar dy persona që kërkohen në lidhje me shpërthimet e Bostonit.
Richard DesLauriers është Agjenti Special i FBI-së që kryeson zyrën e Byrosë Federale në Boston: “Pas një analize shumë të hollësishme të fotove, videove dhe dëshmive të tjera, po publikojmë fotot e dy personave të dyshuar. Ata identifikohen si I Dyshuari 1 dhe I Dyshuari 2. Duket se ata e njohin njeri-tjetrin. I Dyshuari 1 mban një kapele në ngjyrë të errët. I Dyshuari 2 mban një kapele ngjyrë të çelët. I Dyshuari 2 la një çantë shpine në vendin e shpërthimit, para restorantit Forum”. 
Agjenti DesLaureiers i bëri thirrje publikut të kontaktojnë autoritetet e rendit dhe të mos përpiqen t’i kapin vetë të dyshuarit.