PROTESTA/ Spahiu: AK, opozita më e denjë. Ne nuk mblidhemi nga 20 përqindëshat e LSI-së, as nga administrata e qeverisë (FOTO)


Aleanca Kuqezi ka mbajtur protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Pavarësisht shiut, në Bulevard janë mbledhur mijëra njerëz, të cilët, sipas Kreshnik Spahiut, nuk erdhën as si 20-përqindsha të LSI-së apo nga administrate e qeverisë. Spahiu tha se Berisha është arritusur, duke qenë se ai u largua në Azerbajxhan ditën e sotme. Spahiu ka thënë se protestuesit do të kthehen sërish në shesh më 1 maj, për ta larguar Berishën para 23 qershorit.
Më 1 maj me një milion kuqezi do të largojmë Berishën. Përulemi para viktimave të Gërdecit dhe 21 janarit. Shqipëria mbi të gjitha. Askush nuk mund të jetë para saj. Ne do të ulemi dhe përulemi përpara Zotit dhe Shqipërisë, sepse ne lidhim sot një kontratë publike kuqezi në interes të vendit. Të nderuar ju kuqezinj, që nuk jeni mbledhur këtu as nga 20 përqindëshat e LSI-së, as nga administrata e qeverisë, ju jeni këtu se AK është opozita më e denjë. Ne nuk shkelim mbi parimet tona. Ne do të mbledhim 1 milion kuqezi, ne nuk mund të lejojmë që faqeziu dhe i pandehuri Berisha të qeverisë sërish. Ne do të punojmë për të realizuar aspiratën e shqiptarëve për bashkim kombëtar”, tha Spahiu. /b.l
protesta