Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk është tragjike nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen pasi që pala kosovare dhe ajo serbe asnjëherë nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, as në Rambuje dhe as në Vjenë. E rëndësishme, sipas tij, është që Kosova të punojë në sundimin e ligjit. “Me Beogradin, edhe atëherë kur jemi marrë vesh, nuk jemi marrë vesh dhe fatkeqësia është se ne nuk jemi marrë vesh asnjëherë me këtë shtet, as në konferencën e Rambujesë, as pas bisedimeve të Vjenës dhe natyrisht nuk kam pritur se do të dalë diçka më e mirë, e më e mbarë as nga këto bisedime”, ka thënë Krasniqi, raporton KTV.
Megjithatë i pari i Kuvendit të Kosovës, nuk e sheh përdorimin e forcës, si zgjidhje të problemeve në veri të Kosovës. “Përdorimi i forcës nuk prodhon demokraci, institucionet që janë për mbarëvajtjen e rendit dhe ligjit duhet të punojnë në këtë drejtim për t’u siguruar qytetarëve një zhvillim normal në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.
Refuzimin e mundshëm të marrëveshjes nga pala serbe, nuk e shohin si shqetësues as shefat e grupeve parlamentare të partive politike. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ende shpreson në arritjen e një marrëveshjeje. E Ismet Beqiri ka ritheksuar se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e delegacionin kosovar, në rast të një rundi të ri bisedash me palën serbe. Ndërsa, Ardian Gjini ka thënë se edhe nëse nuk arrihet marrëveshja, megjithatë dialogu nuk kthehet në pikën zero.
Kuvendi në këtë javë ka vendosur që të mbajë tri seanca. Sot u mbajt seancë solemne kushtuar Betejës së Koshares. Të mërkurën do të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar, ndërsa të enjten do të mbahet seancë lidhur me Debatin parlamentar për statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti 1900 deri në vitin shkollor 1999, sipas kërkesë së Grupit Parlamentar të LDK-së.
Pak kohë pasi Serbia ka refuzuar marrëveshjen për Veriun e Kosovës dhe çështje tjera, ka reaguar Baronesha Catherine Ashton, e cila ka shprehur keqardhje për vendimin e autoriteteve serbe.
Ajo u ka bërë thirrje atyre që rishqyrtojnë vendimin dhe të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshje.

“Shpreh keqardhje për vendimin e Qeverisë së Serbisë që t’i refuzojë propozimet dhe u bëjë thirrje që të bëjnë edhe një përpjekje të fundit që të arrihet një marrëveshje për të mirën e popullit të tyre”, thuhet në reagimin e Baroneshës.
Pavarësisht se ka përmendur përpjekjen e fundit, ajo nuk ka treguar nëse do të angazhohet personalisht për ta bindur Beogradin.
Sido që të jetë, Ashton ka thënë se tashmë ka hapësirë të mjaftueshme për gjetur një zgjidhje.
“Pas disa raundeve të bisedimeve unë besoj se elementet për një marrëveshje në Kosovën veriore janë në tavolinë”, ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e BE’së.
Baronesha Ashton, e cila ka ndërmjetësuar tetë takime ndërmjet Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, në 6 muajt e fundit, ka përdorur një gjuhë të kujdesshme në reagimin e saj duke mos fajësuar askënd për mosarritjen e marrëveshjes.
Ajo ka thënë se beson në të ardhmen europiane të dy vendeve dhe se do ta mbështes atë.
“Shpresoj se do të udhëheq diskutimet në BE gjatë ditëve të ardhshme për të mbështetur hapat e vërtetë përpara të Serbisë dhe Kosovës drejt të ardhmes së tyre europiane”
Ajo u ka bërë thirrje atyre që rishqyrtojnë vendimin dhe të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshje.
“Shpreh keqardhje për vendimin e Qeverisë së Serbisë që t’i refuzojë propozimet dhe u bëjë thirrje që të bëjnë edhe një përpjekje të fundit që të arrihet një marrëveshje për të mirën e popullit të tyre”, thuhet në reagimin e Baroneshës.
Pavarësisht se ka përmendur përpjekjen e fundit, ajo nuk ka treguar nëse do të angazhohet personalisht për ta bindur Beogradin.
Sido që të jetë, Ashton ka thënë se tashmë ka hapësirë të mjaftueshme për gjetur një zgjidhje.
“Pas disa raundeve të bisedimeve unë besoj se elementet për një marrëveshje në Kosovën veriore janë në tavolinë”, ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e BE’së.
Baronesha Ashton, e cila ka ndërmjetësuar tetë takime ndërmjet Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, në 6 muajt e fundit, ka përdorur një gjuhë të kujdesshme në reagimin e saj duke mos fajësuar askënd për mosarritjen e marrëveshjes.
Ajo ka thënë se beson në të ardhmen europiane të dy vendeve dhe se do ta mbështes atë.
“Shpresoj se do të udhëheq diskutimet në BE gjatë ditëve të ardhshme për të mbështetur hapat e vërtetë përpara të Serbisë dhe Kosovës drejt të ardhmes së tyre europiane”
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pret përgjigjen zyrtare të Beogradit për propozimin e paraqitur në rrethin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Në bazë të saj do të ndërmerren edhe hapat e ardhshëm”, ka deklaruar zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq.
Ajo i ka bërë këto komente në pyetjen e gazetarëve në Bruksel, se a do të ketë raund të ri bisedimesh, pasi zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi do të kërkojë vazhdimin e procesit.
Qeveria e Serbisë ka vendosur unanimisht të mos e nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Arsyetimi që është thënë ka të bëjë me, siç thuhet, mos-garantimin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut për komunitetin serb në Kosovë, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Qeveria e Serbisë sot unanimisht e ka refuzuar zgjidhjen e ofruar për Kosovën dhe ka propozuar vazhdim urgjent të dialogut me Prishtinën, nën ndërmjetësimin e BE-së.
“Qeveria e Serbisë nuk mund t’i pranoj parimet e propozuara, të cilat në mënyrë gojore i janë paraqitur ekipit negociator të Beogradit, sepse nuk garantojnë siguri të plotë, mbetje dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë. Një marrëveshje e tillë nuk mund të zbatohet dhe nuk do të sillte një zgjidhje finale dhe të qëndrueshme “, tha kryeministri Ivica Daçiq, në mbledhjen e qeverisë së Serbisë, e cila ishte e hapur për media.
Qeveria e ka autorizuar zotin Daçiq, që për vendimin e Beogradit ta njoftoj Bashkimin Evropian.
Marrëveshja e ofruar ka pasuar tetë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton.
Çështje e kontestueshme për Beogradin ka mbetur autoriteti që do të ketë asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Beogradi kërkon që ky asociacion të ketë fuqi ekzekutive, veçanërisht në fushën e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor.
Prishtina zyrtare e ka kundërshtuar fuqishëm, duke kërkuar nga Beogradi që të përballet me realitetin e ri të krijuar në Kosovë.
Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka rekomanduar që në mëngjes Qeverisë së Serbisë që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinën të cilën e ofroi Brukseli, bëri të ditur kryetari i partisë, Aleksandar Vuçiq.
Kundërshtimin, ky subjekt e publikoi të hënën në mëngjes pas mbledhjes së kryesisë e cila i sugjeroi qeverisë që urgjentisht të thirr Brukselin për vazhdim të negociatave, me synimin e sigurimit të më shumë të drejtave për serbët në Kosovë.
“Duam të gjejmë zgjidhjen e problemit sa më parë të jetë e mundur, sepse nuk kemi kohë për taktizime. Datën do të na japin në qershor ose shtator, por (ajo që dihet është se) do të na e japin datën”, mediet në Beograd citojnë Vuçiq të ketë thënë pas takimit të kryesisë së partisë.
Vuçiq, i cil i është edhe zëvendëskryeministër i Serbisë, tha se 2 nga 8 pikat e parashtruara nga Brukseli në marrëveshje janë të papranueshme, e që nënkuptojnë se katër komunat veriore nuk do të jenë autonome por në kuadër të rregullimit kushtetues të Kosovës, dhe që forcat e armatosura të Kosovës do të dislokohen në atë zonë.
Ai ka shprehur zhgënjimin e tij, lidhur me ofertën e BE-së, por ka theksuar se kjo nuk do të thotë se duhet mbyllur dyert me Brukselin, pasi sipas tij, SNS-ja “nuk dëshiron ta kthejë Serbinë kah e kaluara, e as ta çojë në humnerë”.
“Nuk duam të shesim trimëri dhe të mbledhim poena politikë, por që të paraqesim qëndrime racionale, të arsyeshme dhe të Serbisë normale, e cila nuk e dëshiron të nëncmohet, por të bisedojë se si të gjejmë zgjidhjen për problemin e Kosovës”, tha Vuçiq.
Pavarësisht raportimit në mediat serbe se Prishtina zyrtare me në krye kryeministrin Hashim Thaçi po përgatit planin policor për ndërhyrje në veri në rast të mosnënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, hedh poshtë zëra të tillë, ndërsa thotë se Prishtina vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore.
“Jemi të fokusuar në arritjen e marrëveshjes dhe ky është qëllimi ynë. Arritja e marrëveshjes garanton integrimin paqësor dhe të dinjitetshëm të qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të vendit tonë”, ka thënë Kuçi, shkruan gazeta “Zëri”.
Por, zëvendëskryeministri i Kosovës pranon se mosnënshkrimi i marrëveshjes është sfidues për Kosovën e Serbinë, por edhe për Bashkimin Evropian si ndërmjetës i dialogut. Por ai nuk specifikon se me çfarë sfidash do të përballen vendet.
“Ne duam zgjidhje paqësore dhe institucionale në raport paqeje me fqinjët përfshirë edhe Serbinë”, ka thënë Kuçi.
Në këtë ditë mediat serbe kanë publikuar lajme se si Qeveria e Kosovës po përgatit planin për ndërhyrje në pjesën veriore të Kosovës me qëllim të shtrirjes së sovranitetit në tërë territorin e Kosovës.
Ata kanë bërë me dije këtë lajm duke iu referuar deklaratave të para dy ditëve të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka bërë me dije se mosnënshkrimi i marrëveshjes do të destabilizonte situatën, ndërsa e kundërta do të qetësonte situatën dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.