“People”: Gwyneth Paltrow, Femra më e Bukur e 2013


people
Gwyneth Paltrow është kurorëzuar si Femra më e Bukur e vitit 2013 nga revista prestigjioze ‘People’.

Aktorja e suksesshme ka zënë kopertinën e muajit prill për revistën dhe shprehet se e gjithë merita e bukurisë së saj qëndron tek familja e mrekullueshme që ka.
Në një intervistë për ‘People’, Paltrow, që ka dy fëmijë 7 dhe 8 vjeç nga martesa me Chris Martin është shprehur se kur ndodhet pranë familjes së saj i pëlqen të jetë sa më komode, vesh xhinse dhe rri gjithë kohës pa make up.
Aktorja fituese e çmimit Oskar shquhet për format e saj perfekte të trupit, kjo falë edhe ushtrimit të vazhdueshëm në palestër.