Por nuk ja ka dalë t’i “shpëtojë” vëzhgimit të kamerës së Tema TV.
Meta ishte ulur së pari me biznesmenin e njohur Zamir Mane.
Por biseda e tyre e qetë, është ndërprerë nga mbërritja në Rogner e ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi. Ky i fundit ka ndërruar rrugë kur ka parë se Meta ishte ulur në barin e lokalit dhe ju drejtua menjëherë tavolinës së tij. Në sallën më tej priste ministri i Brendshëm Flamur Noka, për një aktivitet publik.
Biseda mes Metës dhe Sequit është zhvilluar në këmbë dhe ra në sy fakti se ai që fliste më tepër ishte diplomati i BE-së, ndërsa kreu i LSI-së dëgjonte në heshtje.
Pak metra më tutje, në tavolinën ngjitur ishin ulur ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu dhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Karola Holtkemper.
Pasi kanë dështuar të bindin kryeministrin Berisha të hiqte dorë nga akti i shkarkimit njëanshëm të anëtarit të LSI-së në KQZ, diplomatët ndërkombëtarë nuk duken të “dorëzuar” për të zgjidhur çështjen e krizës së thellë politike.
Ndërkohë kryeministri Sali Berisha nuk ka komentuar fare çështjen e KQZ-së në takimet e tij elektorale.