Obama shpërfill funeralin e Thatcher, zemërohen britanikët

Miqtë dhe aleatët e baroneshës Margaret Thatcher kanë mbetur të habitur, por edhe të zhgënjyer, kur kanë mësuar se presidenti amerikan, Barack Obama, nuk do të dërgojë ndonjë nga administrata e tij në funeralin e ish- kryeministres.
Për më tepër, ky lajm u bë i ditur përpara shpërthimeve në Boston.
Burime nga Shtëpia e Bardhë thanë për Daily Mail se delegacioni amerikan në këtë ceremoni do të drejtohet nga dy ish- Sekretarë Shtetit të periudhës së Reganit: James Baker dhe George Shultz.
Edhe pse nuk pritej që presidenti Obama të merrte pjesë, ka pasur spekulime se në ceremoni do ishte zëvendëspresidenti Joe Biden ose Zonja e Parë, Michelle.
Vendimi i Mbretëreshës për të marrë pjesë në funeral e ka ngritur këtë në një event shtetëror, të paprecedent për një figurë politike në Britani që prej vdekjes së Winston Churchill në vitin 1965.
Në funeral do të jenë të pranishëm edhe ish- zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney dhe ish- Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger.
Ambasada amerikane në Britani tha se Obama nuk po e shpërfill ceremoninë, por konfirmoi se Baker dhe Schulz do të përfaqësojnë SHBA.
“Kjo është një javë shumë domethënëse në politikën e brendshme në SHBA,” tha një zëdhënës i ambasadës.
Frika se gjatë funeralit do të ketë ndonjë incident nga protestuesit kundër Thatcher është shtuar.
Natyra publike e funeralit do të thotë se është e pamundur që të ndalohen protestat ose shfaqjet fyese.
Ndërkohë është publikuar certifikata e vdekjes e Thatcher, ku sa i përket profesionit të saj shkruhet thjesht: grua shteti./ep



Certifikata e vdekjes e Thatcher