Njё pyetje ambasadorit amerikan pёr Mero Bazen dhe njё aferё tё kёtij me Rezart Taçin, Ardian Fullanin dhe Bahri Shaqirin


Nga Kastriot Myftaraj

       Mero Baze, pёr njё kohё tё gjatё, deri tre muaj para se tё kishte incidentin me Rezart Taçin, na bombardoi mediatikisht, me bujё tё madhe nё gazetёn e vet dhe nё emisionin “Faktori plus” pёr atё qё e quajti njё aferё tё madhe tё pastrimit tё parave nё linjёn Azerbajxhan, “Taçi Oil”, Banka “Kredins”, qeveria shqiptare, Banka e Shqipёrisё (Guvernatori Fullani). Ja se si shkruante Mero Baze nё gazetёn “Tema” nё 31 mars 2009:
      Dje qarkullonte në mediet elektronike një lajm se ‘drejtori i parandalimit të pastrimit të parave kishte evidentuar 26 raste të dyshimta, nga të cilat 21 prej tyre janë dërguar në prokurori, pasi është konstatuar se origjina e parave ka qenë e jashtëligjshme’. Ky njoftim në pamje të parë të bën optimist, pasi mendon se me pastrimin e parave si fenomen po bëhet një punë serioze. Në të vërtetë, pasi ngulmova të marr vesh se a ishte e përfshirë në këto raste pagesa prej 77 milionë eurosh prej Bankës Credins për llogari të privatizimit të ARMO-s, dola duarbosh. Atëherë iu drejtova Bankës së Shqipërisë, ku ky sekret ruhet më shumë se sa u ruajt Thesari i Shtetit në vitin 2000. Askush nuk të jep dokumentin e transfertës së 77 milionë eurove nga Banka Credins në llogarinë e privatizimit të ARMO-s. Sipas të gjitha llogarive, një pagesë prej 77 milionë eurosh është një shumë aq e madhe, sa Banka e Shtetit duhet të verifikojë, jo vetëm klientin që ka urdhëruar pagesën, por dhe origjinën e parave të tij. Tashmë dihet se konsorciumi që bleu ARMO-n, që është sajim i ortakëve të Rezart Taçit, nuk i kishte ato pará. Nëse Banka Credins këtë pagesë prej 77 milionë eurosh më 21 nëntor të 2008, e ka bërë si hua për llogari të këtij konsorciumi, asaj duhet t’i hiqet licenca, pasi është e sigurt se kjo shumë tejkalon të drejtat që ka kjo bankë për të bërë transferta të tilla të pambuluara. Nëse transferta është e mbuluar, d.m.th., nëse konsorciumi i kishte aq pará në llogari atë muaj, duhet të bëhet publike origjina e atyre parave. Pra, ekuacioni është shumë i thjeshtë, kemi të bëjmë, ose me pastrim parash, ose me transferta të paligjshme që u duhet licenca e bankës Credins. Për gati dhjetë ditë rresht përdorëm gjithë metodat e ligjshme dhe të paligjshme të siguronim dokumentin në Bankën Qendrore, por nuk e merrnim dot. Zyrtarët e saj ishin gati të ta tregonin, por jo të të jepnin kopje. Kjo do të thotë se dikush trembet realisht nga hetimi i kësaj transferte të paligjshme”.
      Mero Baze kёtu me tё vёrtetё qё na ka dhёnё njё leksion tё gazetarisё investigative dhe ai qё i lexon kёto rreshta mund tё thotё, ashtu siç thuhet atje nё fshatin e Meros, nё Peshtan: Ka zot ahuri! Domethёnё mund tё bёjnё afera tё pista Taçi, Berisha, Fullani etj., por njerёz si Mero Baze i dalin pёr zot pronёs publike. Nё 6 prill 2009, Mero Baze, shkruante nё editorianin e gazetёs “Tema” se paratё e Rezart Taçit vinin nga Azerbajxhani:
      “Gjithashtu, lëvizje të dyshimta bankare me prejardhje nga Azerbajxhani në formën e pastrimit të parave apo të borxhit për Taçin flasin se ARMO-n e morën në dorë qarqe të dyshimta ruse dhe jo amerikanët, të cilët Taçi pati kurajën t’i përdorte”.
      Po nё shkrimin e datёs 6 prill 2009, Mero Baze vazhdoi tё shigjetonte Guvernatorin e Bankёs sё Shqipёrisё, Ardian Fullani, duke thёnё:
      “Siç dihet, guvernatori Fullani mund të shpallet përgjegjës dhe fajtor, për shkak se nuk i ka hequr licencën Bankës Credins, e cila ka urdhëruar një pagesë prej 77 milionë eurosh të pambuluar, ndërkohë që me rregullore të Bankës Qendrore ajo s’mund të bëjë pagesa mbi 10 për qind të fondit të saj themelor”.
      Kur pritej qё Mero Baze tё vazhdonte tё hetonte mё shumё pёr kёtё gjithё kёtё aferё, ai befas ndёrpreu gjithçka. Pse ndodhi kjo. Lexuesit dhe shikuesit e Mero Bazes nuk e dinё se kjo gjё ndodhi pasi Mero Baze pati njё bisedё me Guvernatorin e Bankёs sё Shqipёrisё, Ardian Fullani. Fullani jo mё kot ka nё punё punё nё Bankёn e Shqipёrisё gruan e Drejtorit tё SHISH, Bahri Shaqiri. Pёr raste tё tilla i duhet kjo lidhje. Kёshtu Fullani ishte nё gjendje t’ i bёnte presion Mero Bazes me tre dosjet qё ka ai si spiun, atё tё Sigurimit tё Shtetit, atё tё SHIK-ut tё Gazidedes dhe atё tё SHIK-ut tё Fatos Klosit. Dhe Mero Baze e mbylli gojёn. Tani, nё kёtё pikё mund tё bёhet pyetja se a mori Mero Baze ndonjё dorё tё mirё lekёsh nё atё kohё nga Rezart Taçi. Kёtё gjё do ta sqaroj mё tutje.
      Por sё pari do tё them diçka pёr atё qё Mero Baze e quajti aferё tё madhe tё pistё. Mero Baze, nё ato qё kam cituar mё lart, spekulon trashё. Sё pari, nёse paratё vijnё nga Azerbajxhani, kёtu nuk ka pastrim parash, se ato janё para tё fituara nga shitja e naftёs dhe gazit dhe njo nga veprimtari ilegale. Fakti qё kёto para vijnё nga Azerbajxhani nuk do tё thotё se pas tyre qendron Rusia, siç pretendon Mero Baze dhe se kёtu janё cёnuar interesat amerikane, madje e kundёrta. Interesi i deklaruar amerikan ёshtё qё ish-republikat sovjetike tё pasura me naftё e gaz dhe ndёr to edhe Azerbajxhani, tё anashkalojnё Rusinё sa i pёrket transportit tё naftёs dhe gazit tё shitur prej tyre. Nёse Azerbajxhani ka interesa nё industrinё e naftёs nё Shqipёri, kjo gjё ёshtё nё linjё me strategjinё amerikane dhe jo atё ruse. Mero Baze kaq gjё duhet ta kuptojё derisa supozohet qё tё jetё autori i librit “Realitete shqiptaro-amerikane”. Kaq gjё duhet ta kuptojё dhe ambasadori amerikan.
      Ashtu si ambasadori amerikan duhet ta kuptojё, se nёse Rezart Taçi duhej ta kishte rrahur Mero Bazen, duhej pritur qё kёtё gjё ta bёnte nё kohёn qё Mero Baze po hetonte pёr kёtё “aferё” tё pastrimit tё parave nё linjёn Azerbajxhan-Shqipёri. Asgjё nga ato qё ka thёnё Mero Baze mё vonё pёr Rezart Taçin, nuk ishte kaq e rёndё sa kjo gjё. Vetё incidenti i Rezart Taçit me Mero Bazen, nё tetor, pra disa muaj pasi Mero Baze e kishte mbyllur gojёn pёr kёtё “aferё”, duket eksplicit dhe shumё kompromentues pёr Mero Bazen, se na zbulon se Mero Baze ёshtё paguar nga Taçi qё ta mbyllё gojёn pёr “aferёn”. Rezart Taçi do tё merrte mundimin ta rrihte Mero Bazen nё tetor, vetёm se ai (Rezarti) mendonte se pasi e kishte paguar Mero Bazen, ky i fundit nuk duhet tё shkruante mё pёr tё. Nё tё kundёrt, Mero Baze mendonte se lektёt qё kishte marrё e obligonin vetёm qё tё heshtte pёr “aferёn” nё fjalё, ndёrsa aim und tё shkruante gjёra tё tjera pёr Taçin. Kjo shpjegon dhe ndodhjen e tё dy palёve nё nё tё njёjtёn kafene nё bllok ditёn e incidentit. Mero Baze ka shkuar me shpresёn se do tё merrte dhe njё dorё parash tё tjera nga Taçi, ndёrsa ky i fundit mendonte se kishte paguar mjaft. Kёtё e kupton kushdo qё  ka njohuritё e nevojshme pёr rrjedhёn e kёsaj historie, pёrveç rastit kur bёn sikur nuk kupton. Ambasadori amerikan i ka njohuritё e nevojshme pёr kёtё histori, por ai bёn sikur nuk kupton, duke u bёrё mbrojtёsi i madh i Mero Bazes.
kmyftaraj@yahoo.com