Nga Flori Bruqi: (Ri)kthehet shovinizmi i Akademik Dobrica Qosiqit të zhgënjyer

Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që ka shkuar pas Titos, Millosheviqit, Koshtunicës e tash dhe Tadiqit, në librin e fundit të tij sërish shpërthen në shovinizëm ndaj shqiptarëve. Analistët thonë se kjo është faza e zhgënjimit përfundimtar të Qosiqit.



Qosiq: Amerikanët na patën ofruar një të treten e Kosovës


Akademiku serb, Dobrica Qosiq, i cili i ka shkuar pas Titos, Millosheviqit, Koshtunicës dhe tash edhe Tadiqit, në librin e tij të fundit sërish shpërthen në shovinizëm ndaj shqiptarëve. Por, analistët në Beograd thonë se kjo është faza e zhgënjimit përfundimtar të Qosiqit.

Shkrimtari serb dhe ish-presidenti jugosllav, Dobrica Qosiq, në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Speigel”, ka thënë se është bërë gabim historik pse të gjitha shtetet trashëgimtare të ish-Jugosllavisë nuk janë pranuar njëkohësisht në Bashkimin Evropian.

Qosiq po ashtu ka vlerësuar se situata në të cilën gjendet sot Serbia është “katastrofave”, ndërsa lidhur me pavarësimin e Kosovës ai ka thënë se është i vetëdijshëm për “fuqinë e separatizmit shqiptar...” 

Qosiq, që njihet si ithtari kryesor i ndarjes së Kosovës – ka vlerësuar se shqiptarët kanë pasur të drejtë të kenë shtetin e tyre, mirëpo sipas tij, “sot ata nuk kanë të drejtë të shkatërrojnë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë”. 

Revista e famshme gjermane po ashtu transmeton fjalët e Qosiqit, sipas të cilit, gjatë bisedave sekrete që ishin zhvilluar me amerikanët, ata i kishin ofruar Serbisë një të treten e Kosovës, mirëpo ky propozim ishte refuzuar atëherë nga Sllobodan Millosheviq. 

Ai është shprehur “realist” sa i përket pavarësisë së Kosovës, mirëpo ka kërkuar nga Evropa që t’i ndihmojë serbët në “këtë situatë të ndërlikuar” që veriu i Kosovës, i banuar me serbë, t’i bashkohet Serbisë. Qosiq po ashtu ka kërkuar edhe status special ligjor për pesë manastire në Kosovë...


S’është puna ime, as e drejta, t’i flas më kreut shtetëror të Serbisë se çfarë duhet të bë në këto momente të vështira. Gjithë çfarë kam pasur për të thënë për Kosovën e kam thënë qartë e publikisht dhe e kam shkruar në vitet që i kemi lënë pas. Kështu i ka deklaruar ‘V.novosti’ akademiku dhe ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Dobrica Qosiq, me rastin e dilemës historike para të cilës ndodhet sërish Serbia, siç e cilëson kjo gazetë këtë kohë, kur Serbia duhet të deklarohet rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Beograd
Akademiku serb, Dobrica Qosiq, ka deklaruar këto ditë se Serbia duhet të dalë me propozime për një marrëveshje me shqiptarët dhe ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm se copëtimi i Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe serbët.

Në librin "Koha e gjarpërinjve", Dobrica Qosiq paraqet pikëpamjet e tij gjatë kohës së intervenimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi. Në këtë libër, siç pohon shtypi beogradas, ka edhe qëndrime shoviniste.

Shkrimtari Vidosav Stevanoviq thotë se Dobrica Qosiq, gjatë jetës së tij, disa herë ka ndryshuar qëndrimet politike, por në fund është përcaktuar për panserbizmin, për të cilin angazhohet tash 30 vjet.

"Sa më shumë dëme që ka bërë politika e tij, aq më e vlerësuar ka qenë. Mjerisht, edhe poltikanët që dolën në skenë pas Millosheviqit, kanë përvetësuar një pjesë të qëndrimeve të tij, duke bërë dëm të madh deri në ditët e sotme", thotë Stevanoviq, i cili Qosiqin e cilëson intelektual oportunist.
Šta je stvarno rekao Dobrica Ćosić

Libri "Koha e gjarpërinjve"
"Qosiqi është njeri që i përshtatet çastit dhe që miraton ato ide që i duken më popullore. Ky njeri është i interesuar vetëm për pushtet dhe asgjë tjetër", thotë Stevanoviq.
Vreme smrti I-IV
Një shkirmtar tjetër nga Serbia, Filip David, thotë se Qosiqi në rrugën e vet politike ka qenë i afërt me Titon, Millosheviqin, Koshtunicën, ndërsa tash edhe me Tadiqin.
Vernik
"Ajo që është më bizarja në gjithë këtë rrëfim, qëndron në faktin se atë e mbështet njësoj si e majta, ashtu edhe e djathta. Esenca e kësaj politike, flas për Qosiqin si politikan, është shumë tradicionaliste dhe anti-reformiste, dhe kjo i shkon për shtati një pjese të konsiderueshme të popullit serb, që mashtron veten se gjithë bota na urren. Por, kjo politikë u konvenon edhe qarqeve të pushtetit", konkludon Filip David.

Libri "Koha e Gjarpërinjve" është një ditar i Dobrica Qosiqit, që përfshin periudhën nga 21 marsi i vitit 1999, deri më 1 janar të vitit 2000.
Daleko je sunce
Në libër, siç pohon edhe shtypi beogradas, ka qëndrime shoviniste.

Për shembull, kur flet për dallimin e kodit etnik shqiptar dhe serb, Dobrica Qosiq pohon se "kjo shtresë sociale, politike, morale dhe barbare e Ballkanit bëhet aleat i Amerikës dhe BE-së në luftën kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të arsimuar të Ballkanit - popullit serb".

Analisti politik, Sllobodan Antoniq, pohon se kohëve të fundit hetohet zhgënjim te Qosiqi.
Piščevi zapisi 1993 - 1999
"Kemi të bëjmë me një Qosiq të lodhur, të zhgënjyer, madje edhe fatalist, një Qosiq që konsideron se të gjitha idetë e tij kanë vdekur dhe se në vepër është diskontinuiteti ndërmjet asaj për çka është angazhuar dhe asaj që tani ekziston në Serbi", konkludon analisti Sllobodan Antoniq.
Vreme vlasti II
Qëndrimet e veta per Kosovën Akademik Dobrica Qosiq i kishte parashtruar në një Plenum të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë-LKJ (të 14-tin) më 29 maj të vitit 1968, kur ai kishte akuzuar shqiptarët për shovinizëm, antiserbizëm.
Koreni
Dobrica Qosiq u shfaq publikisht me idenë për ndarjen e Kosovës pas viti 1981 (pas demonstratave të njohura stundetore në Kosovë – sqarim ynë). Këtë ide e formuloi në librin “Kosovo” të botuar më 2004. Aty ai kishte propozuar haptas kufizimin territorial ndërmjet shqiptarëve e serbëve në Kosovë në bazë të kompromisit historik dhe të drejtës etnike.
Vreme zmija - Piščevi zapisi 1999 - 2000
Ai kishte propozuar që ideja e kufizimit territorial të zbatohej përmes referendumit të shqiptarëve e të serbëve në bashkëpunim aktiv me KS të KB, BE dhe SHBA dhe që marrëveshja të njihej e garantohej ndërkombëtarisht.
Prijatelji
Duke rezymuar propozimin, Dobrica Qosiq rikujton:

“Nëse betejën e Kosovës më 1389 turqit e fituan në fushëbetejë, serbët e fituan shpirtërisht. Edhe turqit, edhe serbët këtë betejë gjatë kohë e humbën.

Koreni

Përgjegjësia për të ardhmen kërkon nga serbët dhe shqiptarët që betejën shekullore për Kosovën tani të mos e zgjidhin në fushëbetejë, por rreth tavolinës, me marrëveshje, duke respektuar të drejtat e njërës dhe palës tjetër dhe që hakmarrjen ta zëvendësojnë me bashkëpunim. Kjo është e vetmja mundësi që edhe serbët, edhe shqiptarët të mbesin fitimtarë në Kosovë.


Deri me tash ka botuar këta libra:


Dаleko je sunce (1951)
Koreni (romаn) Koreni (1954)
Deobe 1-3 (1961)
Bаjkа (1965)
Vreme smrti 1-4 (1972-1979)
Vreme zlа: Grešnik (1985)
Vreme zlа: Otpаdnik (1986)
Vreme zlа: Vernik (1990)
Vreme vlаsti 1 (1996)
Piščevi zаpisi 1951—1968.(2000)
Piščevi zаpisi 1969—1980. (2001)
Piščevi zаpisi 1981—1991. (2002)
Piščevi zаpisi 1992—1993. (2004)
Srpsko pitаnje 1-2 (2002-2003)
Pisci mogа vekа (2002)
Kosovo (2004)
Prijаtelji (2005)
Vreme vlаsti 2 (2007)
Piščevi zаpisi 1993—1999. (2008)
Piščevi zаpisi 1999—2000: Vreme zmijа(2009)


Të tjerët për Qosiqin kanë shkruar:

Pesnik revolucije nа predsedničkom brodu, (1986) - Dаnilo Kiš
Čovek u svom vremenu: rаzgovori sа Dobricom Ćosićem, (1989) - Slаboljub Đukić
Autoritet bez vlаsti, (1993) - prof. dr Svetozаr Stojаnović
Dobricа Ćosić ili predsednik bez vlаsti, (1993) - Drаgoslаv Rаnčić
Štа je stvаrno rekаo Dobricа Ćosić, (1995) - Milаn Nikolić
Vreme piscа: životopis Dobrice Ćosićа, (2000) - Rаdovаn Popović
Lovljenje vetrа, političkа ispovest Dobrice Ćosićа, (2001) - Slаvoljub Đukić
Zаvičаj i Prerovo Dobrice Ćosićа, (2002) - Boško Ruđinčаnin
Gang of four, (2005) - Zorаn Ćirić
Knjigа o Ćosiću, (2005) - Drаgoljub Todorović




Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2012/05/akademiket-dobrica-qosiqantonije.html




Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij




http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5346




http://floripress.blogspot.com/2012/10/nga-flori-bruqi-pse-genjejne-vehten.html

 

http://floripress.blogspot.com/2011/03/nuk-eshte-e-rendesishme-c-fare-mendon.html

Related Posts: