Më rastin e pensionimit te mësueses shumë të respektuar Sherie Shala
Shkruan: Qazim BERISHA
Dyzet e shtatë vjet më parë në një shkollë fshati po lëshohen do rreze drite duke thyer errësirën që kishte zënë myk ndër tempuj, jo Grykasi i mësueses Afërditë Skënderi të Sterjo Spasse, por një mësuese e re ferizajase që quhej Sherie Berisha-Shala.Për herë të parë në një shkollë fillore te Barilevës së Prishtinës, po hyn me ditar në klasë mësuesja e nderuar Sherie, për të shpërndarë rreze diturie tek nxënësit që do t’iu ofronte dije dhe ngrohtësi zemre.Në një shkollë krejt të vjetër me dritare krejt të vogla, e disa të mbyllura edhe me karton,po e nisë karierën e vet mësuesja e re qe dritë i jipte shkolles.Ishin vitet e ’60-ta,vite të vështira për arsimin shqip, kur filluan punën mësuesja Sherie me mësuesin Gani,me nje vullnet të madh dhe më një vetëbesim se do t’ia arrijnë ta përhapin pishën e arsimit dhe do t’I mbesin besnik këtij misioni të shenjtë.
Mësuesja Sherie tani veç kishte dy misione: T’ua mësonte nxënësve shkronjat e para shqipe, e në anën tjetër të ngriste vetëdijen tek prindërit se vajzat e tyre duhet shkolluar, se populli ynë I përvuajtur nuk do të arrijë të jetë i përparuar pa emancipimin e femrës shqiptare.
Më vonë u hap shkolla e re tetëvjeçare në Barilevë, që krijonte kushte për mësim dhe për punë, dhe nuk kishte asnjë arsye qe vajzat ta ndërprenin mësimin qysh në klasën e katërt, siç ishte bërë zakon atëbotë në këtë trevë. Autori I këtij shkrimi ishte gjenerata e pare qe kreu klasën e tetë, pa asnjë vajzë në klasë.
Për here të pare në historinë e kësaj shkolle, ishin nxënëset e mësueses Sherie, që po e merrnin rrugën e dritës, rrugën e shkollimit, falë mësueses së tyre qe kishte ndikuar në emancipimin e e vajzave të fshatit.
Gjenerata të shumta që dolen nga duart e kësaj mësueseje të palodhshme që i mësoi dhe i edukoi nxënësit në frymën atdhetare.Atdhetarinë e kishte trashëguar nga familja e saj e nderuar Berisha, që njihej si familje përparimtare dhe atdhetare ferizajase.
Gjatë karieres së saj 47 vjeçare e më shumë, nxënësit i edukoi po në këtë frymë liridashëse.E dashur për nxënës, e çiltër dhe punëtore, emir I saj nuk u shënua mbase asnjëherë në mungesat e shkollës.Të premtën, më 29 mars 2013, ishte një ditë e vacantë për të, atë dite po e përfundon karierën e saj plot 47 vjet e ca muaj në procesin edukativo-arsimor.
Mësuesja Sherie, atë ditë dukej vitale dhe krenare për punën që ka bërë për aq shumë vite që rrezatoi nëpër dekada të tëra. Atë ditë u derdhen edhe lot nga emocionet prej nxënësve dhe arsimtarëve në shenjë nderimi dhe rrespekti për mësuesën e nderuar Sherie Shalën.
Kishin ardhur atë ditë edhe shumë ish nxënës të saj, për t’I uruar mësueses së tyre të dashur, 65 vjetorin e saj të lindjes si dhe pensionimin e saj duke I deshiruar shëndet dhe jetë të qetë në pension si dhe një pleqëri të bukur në vitet që do vine.