“Një fotografi që po qarkullon në internet, e paraqet 26-vjeçarin Tamerlan Tsarnaev si një imigrant arrogant dhe të radikalizuar, i cili mund ta ketë nxitur vëllanë e tij më të ri, Dzhokhar - të përshkruar si një djalosh me dije të përgjithshme dhe një çun gojëmbël - për ta kryer aktin terrorist”, ka raportuar të premten “Boston Globe”. Në kohën kur Bostoni ishte paralizuar nga karantina e sigurisë, me një të dyshuar të vdekur dhe tjetrin në arrati derisa po zhvillohej një aksion masiv për kapjen e tij nëpër arteriet kryesore të zonës, na u krijua një pasqyrë më e qartë për djaloshin e dytë në kërkim.
Është e ndërlikuar. Të dyshuarit ishin vëllezër. Ai që ishte në arrati është kapur të premten në mbrëmje. Ai ishte më i riu prej dy vëllezërve, Dzhokhar Tsarnaev (19). I madhi, Tamerlan Tsarnaev (26) ishte qëlluar për vdekje në një konfrontim me autoritetet, por jo përpara se ta vriste një oficer policor të M.I.T., dhe një polic tjetër, i cili ka marrë plagë serioze. Ata kishin origjinë çeçene. Tamerlani ishte boksier; Dzhokhari një student kolegji. “Një fotografi që po qarkullon në internet, e paraqet 26-vjeçarin Tamerlan Tsarnaev si një imigrant arrogant dhe të radikalizuar, i cili mund ta ketë nxitur vëllanë e tij më të ri, Dzhokhar - të përshkruar si një djalosh me dije të përgjithshme dhe një çun gojëmbël - për ta kryer aktin terrorist”, ka raportuar të premten “Boston Globe”. “Globe” citonte personin e quajtur Zaur Tsarnaev, i cili në shkrim thuhej se ishte kushëriri 26-vjeçar i të dyshuarve, të ketë thënë se “pata filluar ta paralajmëroja Dzhokharin se prej Tomerlanit nuk pritet gjë e hairit”. Tamerlani “gjithnjë futej në telashe”, ka shtuar ai. “Asnjëherë nuk ka qenë i lumtur, kurrë nuk qeshte, kurrë nuk tallej. Gjithë kohën e rrihte të dashurën e tij. Shpeshherë e ka lënduar. Nuk ishte njeri i mirë. Nuk dua të flas shumë për të. I kishte shkaktuar telashe edhe familjes sime”.
Por, çfarë ndodhi me imazhin e Dhokharit gojëmbël? Të premten, “BuzFeed” dhe CNN-ja pretenduan se kishin verifikuar postimet e Dzhokharit në rrjetet sociale. Postimet e tij në internet tregojnë se ishte një djalosh i lëkundshëm - në njërën anë, një 19-vjeçar inteligjent i shtresës së mesme, por në anën tjetër, një person që prihej prej gjërave të errëta. Sikur shumë të rinj të tjerë, djaloshi postonte fjali që tregonin gjendjen e tij shpirtërore. Duke cituar një tekst të muzikës rep thoshte se ishte mërzitur. Kishte shkruar pak edhe për një femër, takimet dhe lidhjet. Shumë prej thënieve të tij ishin profane. Prapëseprapë, duket se ishte një djalosh që i kishte të dy anët e medaljes; dëshironte të ishte i sjellshëm dhe i ashpër njëkohësisht. Më 24 dhjetor të vitit të kaluar postoi këtë fjali: “Postimet e fundit ishin shumë të këqija. Nuk më pëlqen t’i objektivizoj femrat ose ta gjykoj dikë për veprimet e veta”. Ishte një mysliman kryelartë që shkruante sesi shkonte në xhami dhe shkrihej në muhabet - dhe madje diskutonte - për fenë me të tjerët. Por ai besonte se besimet e ndryshme ishin në garë njëra me tjetrën. Më 29 nëntor kishte postuar në llogarinë e tij: “Disi më pëlqejnë debatet fetare, thjesht sa për të dëgjuar çka besojnë të tjerët se është interesante dhe pastaj është argëtuese t’ua rrëzosh besimet me fakte”.
Politikat e tij dukej se ishin të përziera. Duket qartë se besonte se sulmet e 11 shtatorit ishin një konspiracion. Në një postim të një shtatorit shkruante se “pse është e zorshme ta pranoni se 11 shtatori ishte organizuar prej brenda”. Në një postim tjetër të vendosur në ditën e zgjedhjeve kishte ripostuar një thënie të Barack Obamas: “Kjo ndodhi falë jush. Faleminderit”. Por më 20 mars shkruante se “djalli triumfon kur njerëzit e mirë nuk ndërmarrin asgjë”. Kjo duket se ishte një thënie e marrë prej Edmund Burke, i cili prej shumëkujt konsiderohet si themelues i konservatorizmit modern. “E vetmja gjë e nevojshme për të fituar djalli është që njerëzit e mirë të mos ndërmarrin asgjë”. Dzhokhar Tsarnaev kishte qëndrime të serta për Lindjen e Mesme, duke postuar më 28 nëntor: “Çlirojeni Palestinën”. Atë ditë më vonë kishte shkruar: “Desha të bëja një shaka me ‘Hamasain’, por nuk do t’i shkonte për qejf Izraelit”.
Kah fundi i vitit, duket se ishin rritur postimet e tij të errëta - postime që në retrospektivë mund të kenë shkaktuar disa shqetësime. Kishte folur për krimin. Më 28 dhjetor shkroi për një aksident makine. “Shpëtova një tubë para të sigurimit të makinës sime duke ikur me makinë pas një aksidenti”. Më 6 shkurt shkruante se “gjithçka mund të jetë falas nëse ju mund të arratiseni shpejt”. Kishte postime që mund të merren në mënyrë të veçantë ogurzeza. Më 22 tetor: “Nuk do të iki, do ta zhbiroj me plumb gjithë jetën tënde prej rrugaçi”. Më 5 janar: “Nuk më pëlqen kur njerëzit të bëjnë pyetje të panevojshme, si, si, si jeni? Pse kaq i pikëlluar? Pse të duhen hapa?”. Më 16 janar: “E liga më ka mësuar si ta rregulloj një kufomë”. Më 2 shkurt: “A dukem tamam një budalla?” Postimi vazhdonte me “këta qen të vegjël nuk e dinë se po i lehin një luani”. Më 13 shkurt: “E vrave Abe Lincolnin në dremitjen time dyorëshe, goxha ëndërr”. Postimi i fundit në llogarinë e tij shkruan: “Jam një çun pa gajle”. Por të gjitha postimet në “Twitter” do ta argumentonin të kundërtën e këtij vlerësimi.