Më deh era e prillit




Nga Përparim Hysi


Ka rënë një shi i butë, pranvere
Toka mban era lëng bimësh
Mbuluar pemët me lule e gjethe
Veç në fshat tash të gjindesh.


Flladi i ngrohtë lëkund gjethet
Bletët mbi lule marrin nektar
Mua tash sa nuk më zënë "ethet"
Për peizazhin e fshatit kam mall.


Mbushem me mall të parrëfyer
Më pushton një ëmbëlsi ndjellëse
Ky peizazh aq më ka mbërthyer
Sa ndjesia zë e bëhet prekëse.


Më zë një grishje ledhatare
Që të shkoj e të shtrihem mbi tokë
Def o sun ju brenga e halle
Ika,se nuk duroj më dot.


Zë e rrokullisem si i vogël
Sa në një krah, në krahun tjetër.
Mëndja, pothuaj, më vjen rrotull
Sado që jam në moshë të vjetër.


Zgjohet instikti i fshatit
Nga thellësia ku rri fsehur
Turrem fushave e mbushem flladit
Pastaj rri shtrirë si i mekur.


Mëndja zë e kullot hergjele
Se ia kam hequr fare kapistallin
Si një kalë azat që nuk ka fre
Dhe në fshat zë shuaj mallin.


3 prill 2013