Nga Kastriot Myftaraj
5/6/7 gusht 2010
“Gjeniu” e filloi ditën e punës duke kqyrur nëse Sorosi e kishte botuar ndonjë libër me poezi të tij edhe në vendin, apo gjuhën e njëzetepestë, kur “poeti” ka 24 lexues për çdo vend apo gjuhë. Pastaj “gjeniu” lexoi një sms të Velija Ramkovskit i cili e ftonte për drekë, dhe mendoi se ishte koha për të shkruar një poezi për kalvarin e atij që mbron të vërtetën, para se të vazhdonte më tutje me agjendën e vet. Pastaj “gjeniu” pa se çka kishte për të ligjëruar atë ditë në fakultetin e letërsisë në USHT dhe në degën e komunikimit në UEJL. Duhet të ishte në të dy universitetet brenda ditës, por “gjeniu” prandaj është “gjeni”. Pastaj filloi të shkruante kolumnen që duhej të dorëzonte në mbrëmje në gazetën e Velija Ramkovskit. Por vendosi që ta përfundonte gjatë mbledhjes së bordit të organizatës “jofitimprurëse” që drejton së bashku me Veton Latifin. Tekefundit në këto mbledhje Vetoni nuk i kërkon gjë përveç të firmojë atje ku i thotë ai dhe gjatë kohës tjetër mund të shkruajë poezi ose ta shëtisë mendjen si delet në kodrat e Sllatinës, katundit ku ka lindur. Pastaj “gjeniu” pa se mbi tryezë kishte ndarë një libër për të lexuar. Në serbisht natyrisht, siç e pohon në fejtonin e vet me të cilin polemizon me mua, çka do ta citoj më poshtë. Por si i del koha për të lexuar me gjithë këto punë që ka “gjeniu”! Ai ka për të shkruar edhe libra për letërsinë dhe gazetarinë. Kur shikon se sa punë bën “gjeniu” si mësimdhënës në dy universitete, drejtues organizate “jofitimprurëse” shumë aktive dhe që vepron në shumë fusha nga më të ndryshmet, si kolumnist, si poet, njeriu nuk mund të mos pyesë se ku e gjen kohën për të lexuar “gjeniu”? Dita tekefundit 24 orë ka edhe për atë, dhe “gjeniu” nuk kalon pak kohë edhe në kafiqe! Por “gjeniu” prandaj është “gjeni” se ka disa dhunti që nuk i kanë të tjerët. “Gjeniu” jonë më shumë shkruan se lexon dhe në këtë pikë ai është në garë me shefin e vet Veton Latifin. Njerëzit si unë, që merrem vetëm me shkrime dhe lexime, më shumë lexojnë se shkruajnë. Por ky është dallimi mes një njeriu të rëndomtë si unë dhe një “gjeniu” si Salajdin Salihu. Prandaj “gjeniu” nuk ka kohë për të humbur me mua. Salajdin Salihu në shkrimin e vet “Shpifësi serik” të botuar në gazetën “Koha e Re” të Shkupit, ku polemizon me mua, shkruan: “O Zot, me kë merrem? Po a humbet koha kot me kokëshkretin e provincës, me një muhtar që ndërton shtëpi në rërë”.
Salajdini duke më quajtur mua provincial, madje në një rast edhe kooperativist (fshatar kolkozian në shqipen e kohës së diktaturës komuniste), në fakt tregon kompleksin e vet të inferioritetit. Një njeri i cili ka lindur dhe është rritur në katundin Sllatinë të Tetovës dhe sot banon në Tetovë, nuk mund t’ i thotë “provincial” dhe “kooperativist” një njeriu si unë që ka lindur në qytetin e Korçës (nuk do ta kisha për turp edhe sikur të kisha lindur në katund, madje në një pikëpamje më vjen keq që nuk linda në katund), dhe që banon prej shumë e shumë vitesh në qytetin e Tiranës. Salajdini ka një kompleks inferioriteti si katundar dhe provincial dhe i duket se çlirohet prej tij duke i quajtur të tjerët kështu. Nejse.
Në katundin Sllatinë, në afërsi të Tetovës, jetonte një djalë me emrin Salajdin. Salajdini u rrit nën hijen e minares dhe nën dashurinë e veçantë të hoxhës së katundit, i cili e donte veçan fëmijëve të tjerë që vinin në oborrin e xhamisë, për shkak të emrit që mbante ky djalosh. Hoxha thoshte se ky djalosh sillte fat të mirë se mbante emrin e madh e të bekuar të sulltanit që “çliroi” Jerusalemin nga të pafetë e krishterë. E kështu rritej djaloshi Salajdin në katundin e vet, ku në intervalin mes thirrjeve të ezanit gjatë ditës dhe mbrëmjes, ai formohej intelektualisht me Përrallat arabe të Njëmijë e një Netëve, në fillim duke i dëgjuar e më pas kur mësoi të lexonte, duke i lexuar vetë. Salajdini shkruan:
“Merr lexo Myftar se nuk mund të jesh i mençur nëse paske lexuar dy libra ‘të rrezikshëm’ në kohën e komunizmit! A thua t’i kesh lexuar librat e Edëard Gibbonit apo Osëald Spenglerit? Mos i ke parë në vitrina librarish? Libra të këtillë, në hapësirat e këtushme, kuptohet në gjuhët sllave, janë botuar kaherë dhe janë me mijëra shqiptarë që i kanë lexuar, por jo dhe ‘burimet’ tua të këndejshme që të marrin për të mençur. Dije, pra, se i kam lexuar shumë kohë para teje”.
Unë i përmenda këto dy libra për t’ i thënë Salajdinit se në kohën e komunizmit kam lexuar të tjerë lloj librash nga ato që më atribuon ai, ose më saktë përveç tyre. Se unë nuk e quaj një humbje që kam lexuar literaturë komuniste, se ajo ende dhe sot studiohet edhe në universitetet më të rëndësishme të botës. Kjo literaturë pati vlerë për mua tash që jam duke shkruar një monografi për Enver Hoxhën në tre volume, nga të cilët dy me nga 500 faqe tashmë janë botuar. Salajdini thotë se ato dy librat që përmend unë i ka lexuar para meje. Unë i kam lexuar ato kur kam qenë 19 vjeç, në vitin 1985. Salajdini atëherë ka qenë 15 vjeç. Kështu del se Salajdini paska lexuar dy nga librat më të vështirë dhe voluminozë të krejt literaturës botërore të të gjitha kohërave që në moshën 15 vjeç në katundin Sllatinë të Tetovës! Kjo nuk duket asfare e besueshme. Që Salajdini rren kjo kuptohet dhe nga fakti se ai thotë se këto dy libra i kanë lexuar me mijëra shqiptarë të Jugosllavisë?! Nëse do të ishte kështu atëherë shqiptarët e Jugosllavisë do të qenë të parët në botë sa i përket leximit të librave të vështira. Se në atë kohë dhe madje edhe sot, këto dy libra të vështira, nuk i kanë lexuar as me mijëra anglezë, francezë e gjermanë, e jo më shqiptarë të Jugosllavisë! Libri i Gibbon “Tatëpjeta dhe rënia e Imperisë Romane” ka gjashtë volume me rreth katër mijë faqe, ka një stil të sofistikuar dhe strukturë të komplikuar. Libri i Spengler “Rënia e Perëndimit” është gjithashtu voluminoz, me dy volume me një mijë faqe dhe me një shtjellim e stil mjaft të komplikuar. Unë kur i kam lexuar për herë të parë, shumë gjëra nuk i kam kuptuar. Pastaj u jam rikthyer më vonë dhe tash që po shkruaj po rilexoj nga pak Spengler. Këta dy libra janë ndër ata për të cilët thuhet se shumë i përmendin por pak i kanë lexuar. Nëse mijëra shqiptarë të Jugosllavisë do t’ i kishin lexuar këto dy libra, atëherë ne sot do të kishim me siguri mijëra intelektualë të kalibrit të lartë ndër shqiptarët e ish-Jugosllavisë.
Salajdini thotë se “burimet” e mia në Tetovë nuk i kanë lexuar librat e mësipërm. Ironia është se janë “profesorët” Salajdin dhe shefi i tij Veton Latifi, të cilët supozohet që t’ u sugjerojnë “burimeve” të mia se çka duhet të lexojnë, dhe ata nuk u kanë sugjeruar asnjë nga këta libra. Dhe kuptohet përse. “Burimeve” të mia u është sugjeruar që së pari të lexojnë librat e shefit të Salajdinit, “shkencëtarit” Veton Latifi, të cilat janë plagjiaturë ulëritëse. Në fakt, nëse lexon librat e Veton Latifit kjo është njëlloj sikur të kesh lexuar krejt literaturën politiologjike serioze botërore, ashtu sikur mund të shikosh një film që xhiron mbrapsht. Salajdini më tutje thotë: “Dije, gjithashtu, se për punë librash nuk debatoj me kooperativistë”.
Edhe këto fjalë i thotë njeriu studentët e të cilit mësojnë me skripte në lëndët e tij. Studentët të cilët shkojnë në UEJL për të studiuar për shkencat e komunikimit presin që të marrin një libër të lëndës “gazetari on-line” të cilën e ligjëron profesor Salajdini. Por në vend të librit marrin një script. Natyrisht që studentët nuk guxojnë që ta pyesnin profesor Salajdinin se përse nuk ka libër në lëndën që ligjëron. Derisa Salajdini ka thënë se nuk bisedon me mua që sipas tij qenkam kooperativist, do të thotë kolkozian për libra, atëherë besoj se ai do të pranojë të debatojë me mua për skriptet. Se Salajdini nuk thotë se nuk debaton me mua për punë skriptesh. Studentët presin që të merrnin një libër për të mësuar në lëndën “shkrimi dhe raportimi në media” që e ligjëron ersatz-profesor Salajdini, por në vend të librit ata marrin përsëri një script. E njëjta gjë ndodh edhe me lëndën “prodhim i medias” të cilën e ligjëron po Salajdini. Georg Christoph Lichtenberg (1742-1799), ka thënë: “Sot ne po provojmë që të përhapim dijen kudo. Por kush e di nëse në shekujt që do të vijnë nuk do të ketë universitete për të rikrijuar padijen tonë të kaluar”.
Këto fjalë duken sikur janë thënë për Salajdinin dhe mikun e tij Veton Latifin dhe për universitetin e tyre, UEJL. Salajdini më tutje shkruan: “Dije muhtar agai se jetoj me rrogën nga USHT-ja dhe me një honorar në UEJL, prej 230 eurosh, ku kam mbajtur orët e një lëndë praktike dhe lëndën Produksion medial (përgatitjen e një revistë), diç që kaherë u ka penguar “burimeve” që fshihen pas teje”.
Tash Salajdini nuk përmend dy pagat që merr në “organizatën jofitimprurëse” që drejton së bashku me Veton Latifin, nuk përmend as “honoraret” që merr nga Velija Ramkovski dhe as të ardhurat nga librat e tij me poezi që supozohet të jenë botuar në 24 vende a gjuhë të botës- në rastin e dytë edhe më tepër vende. Por në këtë rastin e fundit është i sinqertë se botimi i poezive të tij në botë është një fiksion medial. Ai thotë se në UEJL ligjëron dy lëndë, por në fakt ligjëron tre. Ai pretendon se “burimet e mia” paskan një llogari me të për përgatitjen e një reviste. Salajdini, i cili flet kundër teorive të konspiracionit, kur unë i bëj ato për interesa publike, dhe i quan paranojë, kur preken interesat e tij private fillon e bën teori konspiracioni nga më të çuditshmet! Salajdini më tutje më drejtohet: “A e di se kam shkruar edhe libër për gazetari, së bashku me një koleg nga Tirana, kurse recensentë janë emrat të nderuar të gazetarisë shqiptare?”
Unë e pyes Salajdinin: Zotëri, mbi ç’ bazën e ç’ kualifikimeve shkencore, me ç’ kredenciale intelektuale guxuat që të bëni një libër të tillë? Ju jeni diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe pastaj keni kryer një master të dyshimtë të nivelit të parë (një vit) për gazetari. Fakti që ju keni marrë përsipër që ta shkruani këtë libër tregon sharlatanërinë tuaj dhe jo vlerat tuaja intelektuale. Pse ju ersatz-profesor Salajdini nuk shkruajtët libra për lëndët që ligjëroni, por shkruajtët një libër tjetër? Sa për librin që përmend Salajdini, e tepër të thuash ai është përkthim i keq i librave të ngjashëm që përdoren në Universitetin e Indianës në SHBA, klonim i të cilit është dega e shkencave të komunikimit në UEJL. Salajdini më tutje shkruan: “A e di ti se ka vetëm tre vjet që punoj në arsim, dhe kjo të pengon ti dhe ca lolove të këndejshëm që të marrin për të zgjuar?”
Unë natyrisht që e di këtë dhe pyes: A është koincidencë zotëri multi-profesor Salajdini që fillimi i karrierës suaj si mësimdhënës universitar koincidon me vendimin për shndërrimin në institut të “organizatës jofitimprurëse” të Veton Latifit dhe Salajdinit? Shndërrimi ndodhi në 2008, por përgatitjet dhe projektet në bashkëpunim me ndërkombëtarët filluan që në 2007. Me këtë rast “organizata jofitimprurëse” Instituti për Demokraci dhe Zhvillim do të vendohej me seli në një ndërtesë në kampusin e UEJL. Me këtë rast edhe drejtor Salajdini do të bëhej mësimdhënës universitar. Salajdini nuk e thotë se njeriu që e bëri atë mësimdhënës është Veton Latifi. Ata “lolot” për të cilët flet Salajdini atje në Tetovë, nuk bëjnë sharlatanin-“gjeni” si ai.
Më tutje Salajdini më në fund bën diçka me vlerë, flet për akuzën që i kam bërë unë për plagjiaturë: “Sa për esenë që vazhdon ta quash plagjiat, po të jap ca të dhëna që t’i rrëzojnë shpifjet sikur kulla kartoni. Si njeri që ke lexuar vetëm një libër mbi historinë e Evropës, nuk e merr me mend se çdo studiues mund të shfrytëzojë literaturën e njëjtë”.
E vërteta është se ne sot kemi një histori të Europës se, në botën muslimane, pas shekullit XII, kur jetonte Sulltan Salajdini, kryeheroi i luftrave islamike kundër të krishterëve, për fat të mirë nuk pati shumë njerëz të cilët prindërit e tyre i quajtën “Salajdin”, ndryshe islamikët e gjithë botës, arabë, turq, mamlukë, tartarë, persianë etj., në vend që të luftonin mesveti do të msynin Europën bashkërisht dhe do të kishin dalë në Irlandë e Skandinavi që në shekullin XV. Salajdini si sharlatan par excellance, pasi mendon se më fyeu duke më thënë se unë paskam lexuar vetëm një libër për historinë e Europës, tallet me vetveten kur thotë se çdo studiues mund të shfrytëzojë literaturë të njëjtë. Këtë Salajdini e thotë për t’ u shfajësuar që ai ka ndjekur si manual literaturën e esesë së Plasarit. Por, duke konsideruar se sa e gjerë është literatura për historinë e Europës, është e pamundur që Plasari në fillim dhe Salajdini më pas, të kenë cituar të njëjtët autorë dhe paragrafë. Kjo është me të vërtetë qesharake. E vërteta është se sharlatan-profesor Salajdini është kapur me kopje! Tash rrini e shikoni se si apologjizon sharlatani jonë: “Për sa i përket burimit ku flitet për shkrimin e parë përshkrues mbi Evropën, lexo librin e Deni de Ruzhmonit ‘28 shekuj Evropë’ (Kultura, Shkup, 1997) dhe jo sikurse e shkruan gabimisht “20 shekujt Evropë”. Aty shkruan: ‘Shkrimi i parë i shkurtër për Evropën, jo vetëm si tërësi gjeografike, por edhe njerëzore, si dhe për ‘evropianët’ që e mbrojnë, vjen në shekullin e VIII, pas betejës së Poatjesë, në vitin 732’. Kur pas vitit nuk shkruhet ‘para erës sonë’ nënkuptohet se është ‘pas erës sonë’. Këtë e dinë edhe nxënësit e fillores, por vogëlushët 50 vjeçar mendojnë se i ngjajnë Kolombit”.
De Ruzhmonin e përmend Plasari në esenë e vet. Salajdini në paragrafin që citon eviton t’ i përgjigjet pyetjes se përse ai, derisa ka ndjekur një rend kronologjik nga prehistoria, Antikiteti, për historinë e Europës, megjithatë betejën e Poatjesë e përmend fill pas Herodotit? Si krimineli që fsheh gjurmët e krimit intelektual, plagjiaturës, Salajdini këtu e fsheh fjalinë për Herodotin që është në esenë e vet fill para asaj për betejën e Poatjesë. Si kështu, “profesor” Salajdini, bën historinë, kronologjinë e lindjes së konceptit “Europë” dhe betejën e Poatjesë (732 pas e.s.) e përmend bashkë me Herodotin? Betejën e Poatjesë e përmend edhe Plasari, por më tutje në kronologjinë e vet. Salajdini ka menduar se Plasari ka gabuar dhe e ka marrë dhe e ka çuar betejën e Puatjesë rreth kohës së Herodotit. Por kështu është kur shkruan për historinë e Europës duke e pasur mendjen tek takimi me Velija Ramkovskin! Salajdini bëhet edhe më zbavitës kur më sugjeron mua literaturën për historinë e Europës: “Marvin Peri, Historia evropiane e intelektit, Clio, Beograd, 2000, Volfgang Shmale, Historia e idesë evropiane, Klio, Beograd, 2003; Mihailo Gjuriq “Origjina dhe e ardhmja e Evropës” (Odiseja e ideve filozofike të antikitetit), Plato, Beograd, 2001; Mark Mazoëer, Tërësia e errët, Mladinska knjiga 2002”.
Kuku bre, që një intelektual shqiptar, mësimdhënës në universitet, vazhdon lexon serbisht librat e autorëve perëndimorë edhe në vitin 2010! Këtu nuk mundem që të mos e pyes Salajdinin: Por si e paske mësuar kaq mirë serbishten bre Sllobosalajdin kur prej vitit 1988 kur ti ishe 18 vjeç dhe studioje në Universitetin e Prishtinës, qeveria serbe e ndaloi praktikisht arsimimin e shqiptarëve, duke ndaluar zhvillimin e mësimit dhe duke lejuar veç dhënien e provimeve, ndërsa në 1990 e ndaloi krejt arsimimin e shqiptarëve, duke përfshirë edhe mësimin e serbishtes në shkollat ku mësohej shqip? Ato libra për historinë e Europës në serbisht Salajdini nuk mund t’ i ketë lexuar vetëm me serbishten që mësoi në shkollën e mesme. Kështu del se Salajdini ka vazhduar të mësojë me zell serbishten edhe pas vitit 1990, dhe këtu lind pyetja se kush kanë qenë mësuesët e tij. Del se pas vitit 1990 dy shqipfolësit më të zellshëm për mësimin e serbishtes kanë qenë Hajrije spikerica, ajo shqipfolësja legjendare në mediat e televizionit të kontrolluar nga serbët në Kosovë dhe Salajdin Salihu në Tetovë. Salajdini duhet të ketë turp që në vitin 2010 u rekomandon studentëve të vet në UEJL libra nga autorë perëndimorë në serbisht, gjë që e bën edhe shefi i vet Veton Latifi.
Salajdini duhet të na shpjegojë se përse “organizata jofitimprurëse” shumë e pasur që drejton ai dhe Veton Latifi, nuk i sjell librat e mësipërm në anglisht, për çka i shpenzon grantet financiare që ia ndajnë me aq bujari ndërkombëtarët? Por nëse do t’ i përgjigjesh kësaj pyetjeje, atëherë do të thotë që të shkruash faqe si të “Decameroni” të Bokaçios, një autor të cilin Salajdini e përmendi në shkrimin e kaluar ku polemizonte me mua. Pastaj Veton Latifi e ka bërë rregull që njerëzit e organizatës së tij “jofitimprurëse” të lexojnë serbisht literaturën perëndimore dhe vetë Vetoni, i cili në vitin 1991 kur në Maqedoni u hoq serbo-kroatishtja si lëndë në shkolla, ka qenë vetëm 16 vjec, e ka perfeksionuar serbishten më vonë në kurset sorosiane.
Salajdini, duke i lexuar këto rreshta thotë se mirë që Myftari kaloi këtu dhe e harroi atë çështjen e plagjiaturës. Jo bre Salajdin, ja tek po kthehem atje. Ju, Salajdin përmendni një listë titujsh librash, të cilën qartësisht e keni hartuar mbi bazën e esesë së Plasarit dhe ajo që keni bërë është se keni gjetur botimet në sllavisht në Shkup dhe Beograd. Por pyetja kryesore së cilës duhet t’ i përgjigjeni ju dhe që i shmangeni është se si është e mundur që nga gjithë ai det i gjerë i literaturës për historinë e Europës ti gjen jo thjesht librat që ka përdorur Plasari, por edhe paragrafet që ka përdorur ai, dhe madje në të njëjtën renditje të citimeve edhe pse bëhet fjalë për autorë të ndryshëm. Atje ku ju Salajdin devijoni nga Plasari, bëni gafa, si në rastin e Betejës së Puatjesë. Tashmë besoj se çështja e plagjiaturës së Salajdinit është e qartë për lexuesin. Salajdini megjithatë mund të ngushëllohet me mendimin se plagjiatura e tij është vetëm punë kalamajsh para asaj që ka bërë “shkencëtari” Veton Latifi në librin “Politikologjia” ku ka vënë emrin si autor në një libër ku duhet ta kishte emrin si përkthyes. A mos ndoshta kjo është mënyra se si bën humor ky njeri tejet serioz?
Salajdini më tutje bën sikur më kthen përgjigje për kritikën që i kam bërë unë për keqpërdorimin e Gëtes: “Sa për botëkuptimet e Getes nuk kam si debatoj me një mendjerobëruar, me një mendjesuspenduar, me një mendje provinciale dhe dogmatike, që ka frikë nga ‘dëmtimi’ i kulturës kombëtare prej ‘elementeve degjeneruese’ dhe më akuzon se mohuakam letërsinë kombëtare! Po si ta mohoj kur studioj letërsinë? Nuk e mohoj kurrë letërsinë e vërtetë, përkundrazi e vlerësoj. Por ama me kritere estetike”.
Qëndroji polemikës si burrë bre Salajdin sharlatani! Unë ju sfidova duke ju kërkuar të citoni Gëten për ato që ju pretendoni se ka thënë ai kundër kulturës nacionale dhe nacionalizmit. Ju e citoni Gëten me togfjalësha të shkëputur nga konteksti. Natyrisht se ju ndiqni metodologjinë që ka vendosur Sorosi. Nëse ju pretendoni se e vlerësoni letërsinë me kritere estetike, atëherë pse e ngatërroni Gëten me luftën kundër nacionalizmit? A nuk është ky politizim i letërsisë? Salajdini më tutje thotë: “Po ku di Myftari çfarë është letërsia? Ai nuk është as letrar, as atdhetar. Ai e ngatërron letërsinë me teori konspiracioni”.
Unë nuk jam letrar, por sa për teori konspiracioni në letërsi ato i bën Salajdini, i cili ka konspiruar kundër Gëtes duke i atribuar atij gjëra që nuk i ka thënë dhe duke na paraqitur një Gëte që flet sikur të ishte anëtar i bordit të Fondacionit “Soros” në Shkup. Më tutje Salajdini thotë për mua: “Shkruan libër me qindra faqe kundër Kadaresë, sepse e çmon letërsinë kombëtare! Madje me shumë korrektësi! Me siguri i nxitur nga nacionalizmi i tij zoologjik”.
Unë librin kritik për Kadarenë e kam shkruar për të treguar se ku Kadare e ka dëmtuar letërsinë nacionale shqiptare.
Sa për nacionalizmin zoologjik që më atribuon Salajdini, e quaj kompliment kur më vjen nga një sorosian si ai. Dhe Salajdini nuk mungon të bëjë dhe mbrojtësin e Sorosit në polemikën me mua: “Shkruaj Myftar, nga agu deri në muzg. Shkruaj kundër ‘sorosoidëve’, një term i përdorur nga një shpifarak i këtushëm maqedonas, i cili kështu vepron me gjithë gazetarët që nuk abuzojnë me gazetarinë. Një mënyrë për të fshehur maskarallëqet e tij! Je kopja. Ose ai është kopja yte”.
Unë kundër sorosianëve kam shkruar gjerësisht së paku tash dhjetë vite dhe nuk kam kopjuar kënd. As termin “sorosoid” nuk e kam përdorur. Sa për teorinë e konspiracionit sorosian, këtë vit më ka dalë një mbështetëse e madhe, kancelarja gjermane Angela Merkel. A nuk deklaroi Angela Merkel më herët këtë vit se konspiracioni kundër euros do të dështojë? Dhe kjo deklaratë erdhi pasi u dha lajmi se qe bërë një takim bankierësh ku kishte marrë pjesë edhe Soros, për të planifikuar një msymje kundër euros. Kur detyrohet të flasë vetë kancelarja gjermane, gjërat janë serioze. Kur Soros msyn euron, mendoni pastaj se çka bën në vende si Shqipëria, Maqedonia, Kosova! Salajdini më thotë: «Vazhdo misionin tënd për mbylljen e shqiptarëve brenda një atdheu me përmasa oborri. Ti dëshiron të bësh ndarje në shqiptarë Shqipërie dhe shqiptarë Maqedonie, sepse je nacionalist i madh!»
Unë Salajdin jam nacionalist, një fjalë që t’ i e urren, sikur urren dhe bartësit e saj. Atdheu për mua është deri atje ku ka shqiptarë autoktonë dhe atje duhet të jenë edhe kufijtë e shtetit shqiptar. Unë shqiptarët nuk i ndaj sipas kufijve shtetërore por sipas kufijve kulturorë që ata i vendosin vetë. Unë shqiptarët e Maqedonisë i ndaj në shqiptarë të atdheut shqiptar dhe në arabo-shqiptarë. Arabo-shqiptarët për mua janë po aq të këqinj sa shqiptarët e sllavizuar. Unë shqiptarët e Maqedonisë i dua shqiptarë dhe jo arabë. Salajdini shkruan për atë çka më atribuon më sipër: “Mos të pengon gjë kjo, muhtar, që kudo sheh armiq: armiq të brendshëm dhe të jashtëm, kurse armik më të madh e ke vetveten. Kësaj i thonë paranojë”.
Shqiptarët kanë shumë armiq, të jashtëm së pari, të cilët përdorin edhe shqiptarët e shitur si Salajdini dhe shefi i tij Veton Latifi. Paranojë është të thuash se shqiptarët nuk kanë armiq. Salajdini nuk është paranoid, përveçse ndoshta kur shkruan poezi, ai e di se shqiptarët kanë shumë armiq, por nuk i shikon ata se ia kanë zënë sytë paret e Sorosit e të Velija Ramkovskit. Salajdini ka një pamflet mjaft patetik me titull “Më dhemb kur hesht”, ku thotë: “Më sugjeroni heshtjen ju që kurrë nuk u është shfaqur hija e Hanah Arend-it, për të cilën guximi nuk është veti e njerëzve që dirigjohen. Ky është guxim i aktruar dhe i shpifur.”
Salajdini kërkon të thotë se ai është “Hamlet” të cilit i shfaqet fantazma e Hanah Arendt. E çka i thotë Salajdinit Hanah Arendt, e cila është profetesha e Sorosizmit, e dyta në radhë pas Karl Popper? Në librin e saj bazik “Origjina e totalitarizmit” Hanah Arendt e shikon origjinën e totalitarizmit modern tek shteti-komb. Këtë ia ka thënë edhe Salajdinit fantazma e Hanah Arendt, pra se ai duhet të luftojë për të penguar krijimin e shtet-kombit shqiptar në kufijtë e hapësirës nacionale shqiptare. Paradoksi, sa ironik aq edhe kuptimplotë, është se kjo Hanah Arendt është cifute dhe i përket kështu kombit i cili e ka bërë historinë e vet, fenë e vet, quintia essentia e nacionalizmit kjo. E megjithatë njerëzit e këtij kombi, si Hanah Arendt etj., janë studiuesit më të zellshëm për të luftuar idenë nacionale ndër kombet e tjera. E si të mos bësh një teori konspiracioni këtu. Salajdini po më bën kureshtar me këtë historinë e fantazmës së Hanah Arendt, dhe më bëhet ta pyes se mos është fjala për ndonjë nga ato që quhen ëndërr periodike, se sigurisht që duhet t’ i jetë shfaqur në ëndërr. Mos ndoshta fantazma e Hanah Arendt i shfaqet sa herë ka mbledhje bordi drejtues i organizatës “jofitimprurëse” që drejton bashkë me Veton Latifin dhe ku bëjnë kontabilitetin e shpenzimit të granteve financiare që kanë marrë nga të huajt. Apo ndoshta i shfaqet pas takimeve me Velija Ramkovskin? Apo ndoshta u shfaqet në ditët kur u shet studentëve skriptet? Apo ndoshta i shfaqet edhe kur ulet të bëjë plagjiaturë nga librat e tjerë? Salajdini më bëri kureshtar që të pyes nëse i shfaqet ndonjë fantazmë e tillë edhe Veton Latifit, fantazma e Karl Popper ndoshta. Ajo ndërtesa ku është selia e organizatët “jofitimprurëse” të Salajdinit dhe Veton Latifit në kampusin e UEJL na qenka si ato shtëpitë e letërsisë gotike, shtëpi fantazmash.
Nëse Salajdini do ta ndjente veten shqiptar, atij do t’ i shfaqej edhe një fantazmë tjetër veç asaj të Hanah Arendt dhe në raport me këtë fantazmë ai nuk është Hamlet por është Makbeth, të cilit i shfaqet fantazma e Bankos, njeriut që ai e ka vrarë. “Banko” që do t’ i shfaqej “Makbethit”-Salajdin në këtë rast është nacioni i coptuar shqiptar i cili e akuzon për tradhti. Por më kot ndoshta, se një njeri me emrin Salajdin nuk e ndjen veten shqiptar. Salajdin Salihut para se të shkruante këtë artikull duket se i është shfaqur dhe një fantazmë tjetër, ajo e Sulltan Salajdinit, dhe e ka qortuar që në fejtonin e parë që bëri si përgjigje ndaj meje, nuk bëri xhihad, duke e mbrojtur fenë islame ndaj mua, kryqtarit. Prandaj, Salajdini këtë herë debaton me mua edhe për çështje religjioze, kur shkruan: “Dije, Myftar, se kur lexoja kësi librash ‘të rrezikshëm’ mësuesit tu kremtonin terrorin mbi objektet e shenjta, kremtonin vrasjet dhe arrestimet e priftërinjtë mendjendritur dhe klerikëve të tjerë, për të cilët kam shkruar me admirimin më të thellë. Këto mostra ishin sikurse ti që kërkon rrënime objektesh fetare. Je po ajo mostër dhe sado fshihesh pas një ideologjie kombëtare, të tradhton pavetëdija”.
Këtu së pari më duhet t’ i them Salajdinit se unë jam i vetmi njeri në Republikën e Shqipërisë të cilit nuk mund t’ i thuhet se Enver Hoxha ishte mësuesi im, se unë jam i pari shqiptar që po shkruan një monografi kritike për të, nga e cila kam botuar dy të të tretat. Së dyti më duhet t’ i them se kur një njeri me emrin Salajdin thotë se ka admirim të thellë për priftërinjtë mendjendritur, kjo është sikur thotë Shakespeare, “teologji e ferrit”. Salajdini e barazon atë që kam shkruar unë për Islamin me ato që ka bërë Enver Hoxha kundër feve në përgjithësi. Por unë ndalimin e Islamit dhe rrënimin e xhamive nuk e kërkoj se ato i ndaloi regjimi komunist, por se Islami e pushtoi me dhunë Shqipërinë pesë shekuj më parë dhe u imponoi shqiptarëve fekthimin. Pavetëdija në të vërtetë tradhton intelektualin Salajdin kur mbron Islamin, se tek ai ngjallet Sulltan Salajdini.
Salajdini më tutje shkruan: “Është fat i madh për shqiptarët dhe Shqipërinë që ka një elitë intelektuale, e cila nuk mendon si Myftari dhe koekzistencën fetare e konsideron si një nga të arriturat më të mëdha kombëtare; një elitë e cila ndryshon nga lloji që shtiret se është kundër ideologjisë komuniste, por që ka vetëdije revolucionare, teksa si letërsi kombëtare ende konsideron librat me vargje të tipit: ‘Sot më loton syri se ka vdekur xhaxhi Stalini’. Vetëm se ka zëvendësuar xhaxhi Stalinin dhe ideologjinë marksiste me gjoja ideologji kombëtare”.
“Koekzistencë” shkruan mësimdhënësi i letërsisë shqipe! Pas të gjitha gjasave fjala “bashkëjetesë” i duket provinciale dhe fshatareske “metropolitanit” sllatino-tetovar (apo mos duhet thënë “tetovali”), Salajdin! Sa për bashkëjetesën fetare ajo është një iluzion derisa bashkësitë islame në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, e pranojnë bashkëekzistencën veç nëse lejohen që nga megafonët e minareve të xhamive pesë herë ditën të thirret ezani në arabisht, a thua se trojet shqiptare janë të mbushura me arabë! Pra, për institucionet zyrtare të fesë islame në trojet shqiptare në dy anët e kufirit, bashkëekzistenca pranohet veç nëse ato tolerohen që trojeve shqiptare dhe nacionit shqiptar t’ i vishet një profil arab. Derisa Islami është i identifikuar me arabizimin atëherë nuk mbetet veç që të ndalohet Islami dhe të mbyllen xhamitë. Salajdini po të ishte i sinqertë do të thoshte se atij ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e minareve i duket siç më duket mua muzika e Mozartit. Sa për ato vargjet për Stalinin, në fakt për vdekjen e tij ka shkruar disa poezi të gjata Ismail Kadare, në moshën 17 vjeç dhe me to u promovua. Salajdini i cili ma ze për të madhe mua se kritikoj Kadarenë mund t’ i gjejë këto poezi tek libri im për Kadarenë dhe të verifikojë referencat që jap unë në librat e Kadaresë. Salajdini, në pamfletin e vet “Më dhemb kur hesht” shkruan: “Më thoni të hesht, por unë nuk mund të jem heshtak që përvidhet si zvarranik drejt olimpit të një karriere të pështirë.”
Salajdini ka bërë pikërisht këtë gjë, ai ka bërë një karrierë të pështirë në çdo rrafsh, si gazetar, si mësimdhënës, si burokrat i shoqërisë civile, me organizatat e veta jofitimprurëse shumë të pasura, madje edhe si poet. Salajdini shkruan: “Dije, o kooperativist, se do të isha i mjerë nëse do prisja të më vlerësoje në jam apo nuk jam poet, nëse jam apo nuk jam gazetar, nëse jam apo nuk jam profesor”.
Që Salajdini nuk është poet, kjo kuptohet kur ai thotë se është përkthyer në 24 vende të botës, apo gjuhë, dhe megjithatë jeton në një banesë me qira. Nëse do të ishte një poet kaq i suksesshëm ai do të jetonte vetëm me të ardhurat nga poezia e tij dhe nuk do të kishte nevojë që të shkruante skripte e të jepte mësim në UEJL për lëndë për të cilat nuk e ka kualifikimin shkencor, nuk do të kishte nevojë që të bëhej burokrat i një NGO ku shpenzohet koha në mbledhje të mërzitshme për çështje shumë larg poezisë, nuk do të kishte nevojë të bënte bargain të pista me Velija Ramkovskin, nuk do të kishte nevojë të firmonte librat e llogarisë së Veton Latifit, që nuk ndryshojnë shumë nga ato te Velija Ramkovskit. Salajdini i ka bërë të gjithë këto gjëra të tjera se në sajë të tyre ai është promovuar si poet, dhe në sajë të tyre jeton. Djaloshi nga Sllatina, ashtu si Alajdini i përrallave arabe, gjeti një llampë magjike e cila i përmbushte dëshirat. Kjo ishte “llampa e Salajdinit”. Salajdini kur studionte për gjuhë dhe letërsi shqipe priste që kur të diplomohej të bëhej mësues në ndonjë shkollë katundi në mënyrë që të jetonte, por “llampa” magjike i hapi perspektiva të tjera. Salajdini fërkonte atë llampë dhe thoshte: “Unë dua të jem poet i përkthyer në kaq gjuhë të botës”. “Xhindi” i llampës ia përmbushte dëshirën por në mënyrë iluzore se poezia e Salajdinit botohej në këto gjuhë në mënyrë simbolike, në kuadrin e projekteve sorosiane për promovimin e intelektualëve antinacionalistë. Salajdini fërkonte “llampën” dhe thoshte: Unë dua të jem mësimdhënës në USHT, në UEJL, të ligjëroja këtë e atë lëndë dhe dëshira i plotësohej. Salajdini fërkonte “llampën”-këtë herë së bashku me Veton Latifin- dhe thoshin të dy në një zë, duam që organizata jonë “jofitimprurëse” të marrë kaq e kaq grante nga ndërkombëtarët dhe ta ketë selinë në kampusin e UEJL, dhe dëshira u plotësohej. E kështu me radhë. “Xhindi” i mirë i “llampës” herë qe Sorosi, herë Velija Ramkovski, herë ndonjë tjetër. A do të flasë Salajdini për këtë “llampë magjike”? Ai nuk do të flasë për të as si poet. Poeti tek ai është një fiksion, është maska e tij. Salajdin Salihu është hipokriti par excellance. Në pamfletin “Universiteti dhe ngrohja globale” ai shkruan për Universitetin Shtetëror të Tetovës: “USHT-së i është pakësuar buxheti për shkak të ngrohjes globale. Ky fakt duhet shfrytëzuar nga qeveria maqedonase (apo si i thonë ndryshe qeveria e Maqedonisë), veçanërisht nga zëvendëskryeministri i gjithëdijshëm dhe i kudondodhshëm dhe deputeti i PPD (më falni i BDI-së), Safet Neziri alias ‘dashamirësi i arsimit’, dhe Tahir Hani etj., për t’i bindur njerëzit se kjo është në dobi të tyre dhe të njerëzimit dhe jo në dëm të studentëve dhe pedagogëve të USHT-së. Duke ia pakësuar buxhetin USHT-së do të ketë më pak profesorë që vijnë nga hapësirat tjera shqiptare, më pak indoktrinim, më pak udhëtime, më pak djegie karburanti dhe, detyrimisht, ambient më të pastër”.
Nëse Salajdini do të ishte kalorës i së vërtetës ashtu sikur pretendon në pamfletet e veta, ai do të pyeste se përse donatorët ndërkombëtarë nuk ndajnë për USHT as 5% të granteve financiare që kanë ndarë deri më tash për UEJL? Madje USHT ka marrë më pak para nga ndërkombëtarët se organizata jofitimprurëse shumë e pasur e drejtuar nga Salajdini dhe Veton Latifi, e cila e ka selinë në kampusin e UEJL. Por Salajdini nuk do t’ i bëjë kurrë këto pyetje. Dhe meqënëse jemi tek buxheti, po i jap përgjigje Salajdinit edhe për atë që më thotë mua se: “Mos ke qasje në konton time për hyrjet e honorarëve? Në Maqedoni ka një ligj ku, në fund të vitit, çdo person i paraqet honorarët. Një letër e thjeshtë, por e mjaftueshme që mbi ti të rëndonte akuza për shpifje”.
Në rastin e kontos së tij për hyrjet e honorareve, Salajdini ka vec një problem, ai duhet të gjejë një njeri të vetëm në Maqedoni që të besojë tek librat e llogarisë së Velija Ramkovskit. Duket se është Velija Ramkovski që ka instruktuar Salajdinin dhe Veton Latifin se si t’ a mbajnë kontabilitetin e organizatës së tyre “jofitimprurëse”. Meqënëse Salajdini e filloi shkrimin duke përmendur një fjali nga Faik Konica, unë po gjej një fragment nga Konica që i përshtatet drejtor Salajdinit dhe president Vetonit kur bëjnë llogaritë e shpenzimit të granteve financiare në organizatën e tyre “jofitimprurëse”. Është ai episodi tek “Doktor Gjilpëra” kur vartësi i thotë komisarit të policisë i cili morri mitë nga doktor Gjilpëra se ai përgjoi pas derës dhe tash donte pjesën e vet. “Hesht melum se unë s’ ta ha hakën” i përgjigjet shefi. Pastaj vartësi duke dalë bashkë me doktorin merr mitë nga ky i fundit dhe shefi del në dritare dhe i thotë: “Edhe unë të pashë iblis, tani ti hisen tënde e more vetë!” Kështu janë punët e Salajdinit dhe të Vetonit me donatorët ndërkombëtarë. Prandaj, Salajdinit, i cili përmend Konicën në polemikë, i duhen thënë vargjet që Konica kishte thurrur për njerëz si ai:
“Gojëmjaltë e buzëlule,
A do një tas fasule?”
Salajdini më tutje më kthen përgjigje dhe për kritikën që i bëj unë për shkrimin e tij për Bekim Fehmiun: “Pastaj jep shenjë dhe kalo në të majtë: shpalle aktor katundi Bekim Fehmiun, sepse të pengon po qe aktor përmasash botërore! Gjatë ditës të pengojnë të gjithë, kurse në mbrëmje të pengon edhe vetvetja! Pra, tregohu i pandershëm ndaj Bekim Fehmiut dhe jo unë me kolumnën time, (si duket je duke bërë libër për kolumnat e mia). Përkundrazi, jam shumë vlerësues, përkundër tipave që e shpallën të paqenë këtë aktor (e përsëris) përmasash botërore. Po ku merr vesh Myftari çka është aktrimi? Jo, po Myftari është enciklopedist.”
Së pari këtu më duhet t’ i them Salajdinit se unë kam po aq atribute sa ai për të folur për Bekim Fehmiun, se as Salajdini as unë nuk jemi ekspertë në kritikën e kinematografisë. Salajdini nuk kthen përgjigje për thelbin e kritikës sime. Unë e qortoj Salajdinin se ai e ka përdorur vdekjen e Bekim Fehmiut për të elaboruar dhe potencuar shabllonet sorosiane kundër idesë nacionale. Unë e citoj Salajdinin kur e kritikoj, ai nuk e bën këtë. Bekim Fehmiu nuk mund të bëhet aktor me përmasa botërore se këtë e them unë apo Salajdini, apo edhe se e thonë të gjithë shqiptarët. Këtë duhet ta thonë të huajt. Dhe Bekimi për fat të keq nuk hyri në Gotha-n e kinematografisë botërore me së paku një rol të madh. Sa herë duhet t’ ja përsëris Salajdin sharlatanit se roli i Ulisit, të cilin ai e veçon duke e quajtur “Odise” (me këtë Salajdin poeti tregon se nuk e ka lexuar “Odisenë” e Homerit, se “Odise” është emri i rrugëtimit të personazhit kryesor që është “Ulisi”) ishte vetëm një rol në një serial të televizionit publik italian. Nëse ne e quajmë Bekim Fehmiun aktor të rangut botëror, atëherë të huajt do të qeshin e tallen me ne, ashtu si tek “Një ambasadë e zulluve në Paris” tallen me të dërguarin e zulluve. Kjo është njëlloj si gafat që bëjnë kryetarët e shtetit shqiptar të cilët u japin aktorëve mirënjohjen “Nderi i Kombit”, çka do të thotë se një shqiptar mund të shkojë në Australi, Brazil, Skandinavi, Japoni dhe të thotë, bie fjala, Kadri Roshi apo Sandër Prosi është shqiptar. Dhe të huajt supozohet që të thonë me habi dhe zili: Ashtu, keni te drejtë të krenoheni me ta. Mjaft me këto idiotizma, se këto janë bëma provincialësh dhe kooperativistësh- terma që Salajdini i përdor ndaj meje.
Salajdini në pamfletin e vet “Faktive dhe fiktive” shkruan: “Gazetaria dhe letërsia kanë të përbashkët vetëm fjalën. Përderisa gazetaria është faction, letërsia është fiction”.
Në rastin e Salajdinit është e kundërta, derisa gazetaria e tij është fiktive, poezia e tij është faktive. Në gazetarinë e Salajdinit, derisa pret faktin, ne vend të tij gjen fiksionin. Në poezinë e Salajdinit, derisa pret fiksionin, në vend të tij gjen faktin e varrosur në botën e fiksionit. E gjithë karriera e Salajdinit është një luftë kundër fakteve, një krim permanent ndaj fakteve. Salajdini i vret faktet dhe për të zhdukur përfundimisht gjurmët e krimit të tij, i varros ato në poezinë e tij, ku ato mund të zbulohen nëse e shikon poezinë e tij me sy kriminologu. Poezia e Salajdinit është corpus delicti e poetit të njëmendët, anipse jo të talentuar, që gjithsesi ka ekzistuar dikur tek ai dhe të cilin ai e vrau për komoditetin e unit tjetër të tij, të cilin mund ta quaj vetonlatifian. Tek “Më dhemb” kur hesht, Salajdini shkruan: “Më dhemb të hesht... O Promethe, në kohën tonë ti je opozitari. Të ligështuarit i duhen Zeusit, sepse i përdor për të dërguar kumte turpi deri te ty, që nuk e ndërron vuajtjen me mjerimin e tyre”.
Por a nuk jeton edhe tek Salajdini një “Zeus” i cili e ka lidhur “Prometheun”-poetin në “shkëmbin” e subkoshiencës dhe e torturon se ai i prish komoditetin e karrierës së vet? Poezia e tij është simptomë e trishtuar e gjithë kësaj të keqeje shpirtërore. Salajdini shkruan për mua: “Thellë në qenien tuaj dhe tënden është denoncuesi, shpifaraku, shpjeesjellësi… Po ti e di”.
E mirë, pra, denoncuesi i “Zeusit” që ka bërë krimin ndaj “Prometheut” tek Salajdini, “shpjeesjellësi” i “Prometheut”. “Po ti e di… Salajdin” Salajdin shkruan për mua: “Tani e tutje edhe sikur Myftari të bëjë libër polemizues kundër meje s’do merrem me të. Mjaft u argëtuam, tani është koha për gjëra më serioze... Myftari le të merret me mua, le të shkruajë libra! Është i paparë dhe spektakolar. Kam vetëm një sugjerim: Mundësisht të jenë me letër tualeti”.
Salajdini me sa duket kërkon që unë të shkruaj një libër për të, prandaj thotë se nuk do të merret me mua edhe nëse e shkruaj librin. Salajdinit i konvenon që unë të shkruaj një libër për të, se kështu ai do ta marrë atë libër dhe do ta tundë para donatorëve ndërkombëtarë të UEJL, të “organizatës jofitimprurëse” që drejton Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, të Sorosit, duke u thënë: Ja se cilin intelektual msyjnë ata, “nacionalistët zoologjikë”, ja se cilin shohin si rrezik!
Kështu ndoshta Salajdinit do t’ i rritet rating-u mbi atë të Veton Latifit dhe do te bëhet nr. 1 ndër intelektualët shqiptarë në Maqedoni, si më i preferuari i ndërkombëtarëve. Por unë nuk do t’ ia jap Salajdinit këtë kënaqësi. Ai mund të shfaqet në një libër timin vetëm kur të shkruaj një libër për shefin e tij, Veton Latifin, këtë shembull shqiptar të species së manipulatorëve intelektualë të shekullit XXI, të krijuar në laboratorët ndërkombëtarë.





