Michael Laudrup ka fituar respekt për punën e tij si trajner këtë sezon. Mirëpo, menaxheri i Swansea Cityt ka treguar se ende di të luajë futboll, edhe pse e ka përfunduar karrierën e tij vite më parë.
44 vjeçari iu kthye fushës së blertë si lojtar, duke luajtur në ekipin e stafit të klubit, në ndeshjen vjetore ndaj ekipit të gazetarëve të Uellsit Jugor.
Dhe, ish futbollisti i Barcelonës ishte i pandalshëm për kundërshtarët, duke bërë lëvizje impresionuese.
Ekipi i tij fitoi 10:4 dhe pa dyshim që Laudrup ishte protagonist me lojën dhe asistimet e tij. /Fish Media/
Home »
» Laudrup s’di të plaket, mahnit me lojën e tij (Video)






