Ceremonia
Kryeministri David Cameron e ka cilësoi funeralin që kushtoi 10 milionë stërlina, një ceremoni të përshtatshme për një kryeministre të madhe. Mbretëresha Elizabeth ishte mes 2300 personave të ftuar, ku një pjesë e madhe ishin liderë dhe personalitete nga 170 vende. 11 ishin kryeministrat që morën pjesë ndër të cilët dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Katër mijë policë në detyrë në qendër të Londrës, garantuan sigurinë përgjatë rrugës së procesionit funebër i cili u zhvillua me nderime të plota ushtarake. Ka pasur raporte të disa protestave, por siç u shpreh brenda katedrales Reverendi Chartres nuk ishte as koha e as vendi për debat politik. Ndërkohë që më shumë se 250 mijë britanikë ishin në rrugë duke përcjellë mes duartrokitjesh Thatcherin në banesën e fundit
Shërbesa
Shërbesa filloi me lexime nga Bibla nga kryeministri David Cameron dhe nga Amanda, mbesa e Lady Thatcher, me himnet e zgjedhura në gjallje nga ish kryeministrja. I prekur e me lot në sy u shfaq kancelari, George Osborne përkrah 32 anëtarëve të tjerë të kabinetit që ndoqën ceremoninë. Munguan në shërbesë ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe ish-zonja e parë amerikane Nancy Reagan për shkak të shëndetit të dobët.
Varrimi
Trupi i Thatcher filloi udhëtimin e fundit nga godina e Parlamentit në një shtrat topi të tërhequr nga kuajt pjesë e nderimeve të larta ushtarake. Një shkallë më poshtë funeralit shtetëror, këmbanat e kullës së Big Benit heshtën për herë të parë që nga viti funerali i Ëinston Churchillit dhe më shumë se 700 burra dhe gra nga forcat e armatosura të Britanisë morën pjesë në procesionin e gjatë të ish-kryeministres. Mijëra admirues e kritikë kishin mbushur rrugëtimin e fundit të Thatcherit, nga parlamenti te katedralja më e famshme të qytetit. Për Londrën ky ishte funerali më i madh politik në pothuajse gjysmë shekulli, një eveniment i krahasuar me funeralin e Ëinston Churchill në vitin 1965.
15 aforizmat më të famshme të Margaret Thatcher
ATSH-AFP/- Debati i ndezur mbi trashëgiminë politike të Margaret Thatcherit ka qenë rasti për të kujtuar numrin e madh të fjalëve të mira dhe aforizmave që zbulojnë vendosmërinë e përkryer të zonjës që nuk e kishte në natyrë të tërhiqej.
- “Nuk ka asnjë alternativë”, lajtmotivi i saj në shumë rrethana, që i dha asaj pseudonimin TINA (“There Is No Alternative”)
- “Unë, një luftëtare e Luftës së Ftohtë? Ashtu qoftë, nëse kjo është mënyra sesi ata perceptojnë mbrojtjen time të vlerave dhe të të drejtave themelore që karakterizojnë mënyrën tonë të jetesës”, pasi ishte cilësuar në mënyrë qesharake nga Kremlini si “zonja e hekurt”, që do ta ndiqte për gjithë jetën, në vitin 1976.
- “Atje ku ka mosmarrëveshje, kthehet harmonia. Atje ku është gabimi, del e vërteta. Atje ku ka dyshim, kthehet besimi. Atje ku ka dëshpërim kthehet shpresa. (…) ka punë për të bërë”: Thatcher duke cituar shën Françeskun e Asizit, pas mbërritjes së saj në Doëning Street, në vitin 1979.
- “Çdo grua e aftë për të menaxhuar problemet e një familjeje do të ishte më e aftë për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi”: një slogan nga fushata e saj e lavdishme në vitin 1979.
- “Dua të Rifitoj Paratë e Mia”: lajtmotivi i saj gjatë negociatave të lodhshme evropiane për të siguruar norma interesi më të ulëta për Britaninë e Madhe.
- “Ju bëni hapa mbrapa, nëse doni. Zonja nuk e ka për natyrë të bëjë hapa prapa”: në konferencën e përvitshme të partisë së saj konservatore, e goditur nga ulja e popullaritetit, në muajin tetor 1980.
- “Një krim është një krim dhe mbetet një krim”: për të shprehur refuzimin e të gjitha negociatave me IRA-n, tre militantë të së cilës humbën jetën në një grevë urie në vitin 1981.
- “Dhe tani, është biznes si zakonisht”: pasi i shpëtoi mrekullisht një atentati nga IRA (Ushtria republikane irlandeze) në një hotel në Brighton, në muajin tetor 1984.
- “Në politikë, nëse dëshironi që diçka të thuhet, kërkojani një burri. Nëse dëshironi që diçka të bëhet, kërkojani një gruaje”: një prej deklaratave të rralla feministe që ajo ka shprehur në lëvizjen për lirinë e grave në vitin 1982.
-”Më kanë portretizuar si një lloj diktatoreje, është qesharake. Marr çdo ditë mendime të ndryshme”, në një intervistë përsa i përket tendencave të saj autokratike në vitin 1983.
- “Jo, jo, jo”: përgjigja e saj për projekt integrimin politik të presidentit të komisionit evropian, Jacques Delors.
- “Përse duhet të bërë gjithçka në qeverinë time?”: në një replikë të ashpër me një prej ministrave, Kenneth Clarke
- “Besoj se retrospektivisht, thaçerizmi do të perceptohej si një kompliment”: në vitin 1985 në një fjalim autokratik.
- “Asnjë nuk do të kujtohej për Samaritanin e mirë nëse ai nuk do të kishte veçse qëllime të mira. Ai kishte gjithashtu para”: në përgjigje të pabarazive që rezultonin në revolucionin e saj liberal.
- “Ne dalim nga Doëning Street për herë të fundit pas 11 viteve e gjysmë të mrekullueshme dhe jemi shumë të lumtur të lëmë Britaninë e Madhe në një gjendje të mirë, më të mirë se kur erdhëm. Në shkallët e jashtme të ndërtesës duke komentuar rrëzimin e papritur nga një revolucion i pallatit konservator, në vitin 1990.
- “Faraonia është rikthyer”. Kjo fjali për të shprehur vazhdimësinë e influencës së saj, gjatë një ndërhyrjeje në fushatën zgjedhore të vitit 2001.





