Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e traktit urinar dhe veshkave
Thuajse çdo ditë dëgjojmë njerëz që të ankohen për shqetësimet që u sjellin infeksionet e rrugëve urinare. Stina e ftohtë ndikon në acarimin e këtyre problemeve, prandaj mjeket japin disa këshilla se si mund të parandalohet shfaqja e këtyre problemeve. Zbulimi i faktorëve të rinj që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve, simptomat e para, trashëgimia, kurat dhe shumë të tjera si këto vazhdojnë të jenë në qendër të punës së shkencëtarëve. Për ta ka ende shumë punë deri në evidentimin e të gjithë arsyeve që shkaktojnë dëmtimin e njërit e organeve në trupin e njeriut, përhapjen e infeksioneve të rrugëve urinare dhe në fund kurimin e plotë të saj. “Tirana Observer” sjell gjithçka duhet të dimë mbi shfaqjen e sëmundjeve të rrugëve urinare, mënyrat e parandalimit e kurimit, dhe këshillat e mjekëve.
Cilët janë shkaktarët e infeksioneve urinare
Shkaktarët më të shpeshta të infektimit të rrugëve urinare janë mikroorganizmat apo mikrobet: E.Coli në 80% të rasteve, proteus kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike. mikrobilis në 10-15% të rasteve e më rrallë klebsiella, piocineus, stafilokoku aureus, streptokoku, etj. Shkaktarë të tjerë, përveç mikrobeve, mund të jenë edhe parazitët si trikomonas, apo më rrallë viruset.
Çfarë shenjash klinike shfaqin infeksionet urinare kronike
Në rastet kronike kemi rëndim të mesit, herë pas here lodhje, dhimbje koke, si rezultat i rritjes së shifrave të tensionit arterial, urinim të shpeshtë e herë pa here me djegie e ndryshim të ngjyrës. Në analizën e urinës ka proteinuri (albuminë), e cila mund të arrijë nga gjysmë deri 1 gr në 24 orë. Densiteti i urinës ulet dhe ka leokucite në urinë si dhe cilindra leukocitarë. Në infeksionet e rrugëve të poshtme urinare si ato të fshikëzës së urinës i sëmuri ka urinim të shpeshtë, djegie e rrallë herë edhe pika gjaku në fund të urinimit. Kujdes duhet të kenë edhe meshkujt, sidomos pas vitit të 40 të jetës për shenjat e sipërpërmendura, sepse janë të prirur për infeksion të prostatës.
Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut
Çdo urinim i shpeshtë i shoqëruar ose jo me djegie duhet t i shqetësojë njerëzit për të bërë një analizë urine të thjeshtë e për tu konsultuar me specialistin për të gjetur shkakun.
Por dhe çdo temperaturë tek fëmijët, nga një viroz, anginë, bronkit apo bronkopneumoni etj., që nuk trajtohet duhet të shqetësojë prindërit, që përveç analizës së gjakut, t i bëjnë fëmijës dhe një analizë urine. Në rast se infeksioni përsëritet, duhet detyrimisht të gjendet shkaku dhe të mjekohet ai. Te fëmijët e vegjël shkaku kryesor i infeksionit urinar janë reflukset veziko-urinar (rikthimi i urinës mbrapsht, si një defekt i sfinkterit ureteral).
Si ta kuptosh se vuan nga infeksionet urinare
Kur kemi infeksion të rrugëve të sipërme urinare (pyelonefrite) akute kemi një gjendje jo të mirë të sëmurit: ethe, lodhje, dobësi trupore, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje mesi të njëanshme ose të dyanshme, që mund të përhapen edhe në bark, temperaturë të lartë, shumë herë me të dridhura. Herë pas here kemi urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit dhe ndjenjën e moszbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës. Urinat janë të turbullta dhe në analizën e urinës shihen elementët e infeksionit urinar, si leokocite me shumicë dhe herë pas here eritrocite.
Cilët persona janë të predispozuar
Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.
Kush preken më shumë, burrat apo gratë
Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).
Si mjekohen infeksionet urinare
Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobiale.
Këshilla si mund të parandalohen infeksionet e traktit urinar
- Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë.
- Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.
- Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.
- Të mos pijë alkool.
- Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
- Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti.
- Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.
Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare
Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.
Vitamina “B6” lufton infeksionet
Roli i vitaminës “B6” është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar. Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve. Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë “B6” është e nevojshme. Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut. Simptomat janë plagë në gojë, depresion, irritim, ekzemë dhe nganjëherë dhe malcim i ndonjë nervi i cili shkakton dhimbje. Në formë natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.
Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit
Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë. Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj.
Mandarina lufton infeksionet urinare
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të grekëve të lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.
Rrushi eliminon gurët në veshka
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.
Dardha parandalon infeksionet
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.
Çaji i koprës largon infeksionet e traktit urinar
Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.
Molla pastron rrugët urinare
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.
Infeksionet urinare te meshkujt dhe prostata
Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale.
A dëmtohen veshkat nga infeksioni urinar
Infeksionet urinare tek fëmijët janë relativisht të shpeshta, por për fat, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk kanë dëmtim të përhershëm të veshkave, sidomos nëse infeksioni është i lokalizuar në fshikëzën e urinës. Vetëm tek një numër i vogël vjen ndodh dëmtimi i përhershëm i parenhimit. Është e rëndësishme që fëmija të kontrollohet sërish, nëse ka infeksion rekurent ose nëse në ekon iniciale ka diçka anormale.
Ç’duhet bërë nëse dyshoni për infeksion
Nëse fëmija juaj ka simptoma, duhet të paraqiteni te mjeku juaj dhe të kapni ekzemplar të urinës për ekzaminim, i marrë në mënyrën e përshkruar, para se të filloni me çfardo trajtimi me antibiotikë. Edhe nëse është fundjavë, urina mund të ruhet në frigorifer dhe të dërgohet në Klinikë të hënën në mëngjes. Kini kujdes për shfaqjen e infeksioneve rekurente dhe për antibiotikët që u japin fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj ka infeksione përsëritëse, atëherë duhet të shkoni rregullisht për vizitë.
Grupmoshat më të prekura nga infeksionet urinare
Infeksionet e rrugëve urinare janë të shpeshta dhe përbëjnë një problem të përditshëm. Ato prekin çdo lloj moshe, fëmijë, të rinj dhe pleq, mund të përsëriten apo të marrin karakter kronik, prandaj duhen vlerësuar me kujdes. Kur sasia e mikrobeve është më e vogël kemi të bëjmë me ndotje urinare e në këto raste përsëriten analizat pas një trajtimi me lëngje dhe higjienë më të lartë personale.
Pse duhet të vlerësohen infeksionet urinare
Tek fëmija juaj, infeksioni mund të shkaktojë sëmundje dhe tregon tendencë për t u përsëritur. Tek një pjesë e fëmijëve me ITU, tek të cilët janë prezente anomali, ata duhet të trajtohen në mënyrë adekuate, që të pengohet dëmtimi i veshkave. Që të shihet a ekzistojnë anomali te fëmija juaj, është e nevojshme që të bëhet ekzaminim me të cilin do të shihen veshkat dhe trakti urinar siç është ultra zëri ose ndoshta edhe inçizime tjera.
Cilat janë simptomat që shfaqen
Shumica e fëmijëve që kanë infeksion të fshikëzës së urinës (cistit) ankohen në simptomat që vijojnë: Parehatshmëri ose djegie gjatë urinimit, kjo quhet dizuri, saqë fëmija mund të refuzojë të shkojë në banjë për shkak të këtyre mundimeve: Urinim i shpeshtë, shkon në banjë më shpesh se sa zakonisht. Fillon të urinojë në mbathje gjatë ditës dhe natës; Urina është e turbullt dhe ka një erë të keqe (erë të fortë). Në urinë ka gjak-kjo quhet hematuri; Fëmija mund të ankohet për dhembje barku. Disa fëmijë kanë infeksion më të rëndë që i ka kapur edhe veshkat, dhe për këtë infeksioni dyshohet kur ka temperaturë të lartë, dhembje barku ose të ijeve, vjellje dhe një intoksikim të përgjithshëm (pamje të keqe).
Si shërohet infeksioni urinar
Menjëherë pas marrjes së urinës për ekzaminime duhet të fillohet me terapi antibiotike, e cila ka qëllim t i zhduk bakteret. Mjeku do të vendosë se cili antibiotik do të jepet, në varësi nga serioziteti i shfaqjes klinike të sëmundjes dhe nga rezultati i urinokulturës. Te infeksionet më të lehta barërat jepen nëpërmjet gojës dhe me kohëzgjatje më të shkurtër. Në rastet më të rënda fëmija shtrohet në spital, ku barërat jepen në mënyrë venoze, në qoftë se është e nevojshme.
Kur fëmija duhet të trajtohet në spital
Atëherë kur ka shenja se infeksioni e ka përfshirë edhe veshkën dhe ekziston rreziku nga dëmtimi i përhershëm. Në spital, fëmija vendoset në infuzion, përmes të cilit jepen mjaftueshëm lëngje dhe antibiotikët e duhur.
Sa zgjat trajtimi i infeksionit urinar
Zakonisht, temperatura te fëmija juaj do të ulet dhe simptomat do të përmirësohen për 48 orë pas fillimit të trajtimit me antibiotikë. Është e mundur që mjeku të vendosë, terapinë që vijon, përmes gojës, në kushte shtëpiake. Zakonisht, terapia zgjat krejtësisht nga 10-14 ditë. Gjatë disa ditëve të para/javëve do të bëhet incizim me ultrazë. Ky ekzaminim nuk kërkon asnjë injeksion ose rrezatim. Me këtë ekzaminim paraqitet pamja e veshkave dhe fshikëzës. Më në fund, mjeku do të duhet të bëjë ekzaminime kontrolluese të urinës dhe gjakut, që të dëftohet a është shëruar infeksioni.
Home »
» Kurat popullore për të shëruar infeksionet e rrugëve urinare dhe veshkat






