Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Beogradi dëshiron të arrijë një marrëveshje me Kosovën, por Serbisë i është ofruar vetëm kapitullimi të cilin nuk mund ta pranojë.
"Nuk mund të nënshkruajmë kapitullimin. Kolegut tim, kryeministrit francez Jean-Marc Ayrault ia kam dëshmuar se dialogu me Prishtinën ishte i tillë që vetëm mungonte një vagon ku do ta nënshkruanim kapitullimin. Negociatat çuan deri në një farsë të plotë”, ka thënë Daçiq për gazetën “Veçernje novosti”, transmeton Koha.
Kryeministri serb ka theksuar se janë të mundshme vetëm disa korrigjime të vogla, për të cilat u bë fjalë në Bruksel dhe negociata në thelb nuk do të ketë më.
Ai përsëriti se flitej që serbëve në negociata do t’u ofrohej një autonomi e gjerë brenda Kosovës, por nga kjo nuk ka asgjë dhe se serbëve u ofrohet shumë pak nga ajo që ka cilido qytet në Francë.
Sipas Daçiqit përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton duhet që më 10 prill të hyjë në procedurën e paraqitjes së raportit të vet, transmeton qik-u.
“Kjo praktikisht do të thotë që deri atëherë të deklarohemi nëse e panojmë apo jo”, ka thënë Daqiq.
Home »
» Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq :Na është ofruar vetëm kapitullimi





