Kim merr vetë armën në dorë: Nuk do zmbrapsemi (VIDEO)

Ambasadat në Korenë e Veriut janë paralajmëruar që të evakuohen nga Peniani pasi diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, paralajmëroi se nuk garanton më sigurinë e të huajve.
Shteti komunist ka deklaruar se afati i fundit për largimin e tyre është 10 prilli.
Ky është një përshkallëzim tjetër në rajonin e mbërthyer nga tensionet e një lufte që mund të kthehet në betejë atomike.
Por ndërsa tensionet janë në rritje, Peniani ka publikuar pamje të liderit absolut duke inspektuar një stërvitje ushtarake.
Kim shihet me pistoletë në dorë gjatë qitjeve në një poligon.
Ndërkohë hakersat kanë postuar në llogarinë e shtetit komunist ë Flickr një foto të Kim Jong-un, që duket si një derr.
Po ashtu hakersat kanë ndërhyrë edhe në llogarinë në Twitter të shtetit komunist.
Në foto shihet lideri komunist me shenjën e Mickey Mouse në gjoks.
Në posterin me nënshkrimin “Wanted” lexohet se ndërkohë që populli i tij po vdes për bukë, ai harxhon para për armë bërthamore dhe raketa balistike.
Hakersat kanë vënë edhe një çmim prej 1 milion dollarë për kokën e Kim Jong-un, duke e akuzuar për dhunim të të drejtave të njeriut./ep

kimi