Kim Mehmeti: Ali Ahmeti ka qenë shërbëtor i Cërvenkovskit, tani është i Gruevskit

Kim-Mehmeti_1Publicisti i njohur shkupjan Kim Mehmeti në emisionin Win-Win ka adresuar disa kritika të rënda drejt liderit të BDI-së Ali Ahmeti.
Emisioni ishte me temë për raportin e komisionit evropian për zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni, ku i ftuar së bashku me Kim Mehmetin ishte edhe Lubomir Fërçkovski ish kandidat për kyetar të Maqedonisë, transmeton Albtime.
Në pyetjen e moderatores se kujt i shërben më shumë Ali Ahmeti? Kim Mehmeti hapur dhe qartë ka thënë se ai i ka shërbyer si shërbëtor Cërvenkovskit dhe tani i shërben në të njejtën mënyrë Gruevskit dhe amatorëve të partis së tij VMRO-DPMNE.
Në pyetjen tjetër provokuese të moderatores maqedonase ku e pyet Kim Mehmetin se a ka sjellur demokraci Ali Ahmeti duke ardhur nga mali në politikë?
Kur është themeluar partia e Ali Ahmetit të gjithë shqiptarët ishin puntorë pa pages për këtë parti, por ishte pikërisht Ali Ahmeti që bëri përzgjedhjen e njerëzve që do ta rrethonin dhe do ta drejtonin këtë parti, me këtë strukturë të zgjedhur nga vetë ai, BDI është duke fituar mirëpo ato çka janë duke humbur janë shqiptarët në Maqedoni u shpreh Kim Mehmeti.