Ish-ministri i Jashtëm serb, njëherësh lider i SPO-së, Vuk Draskovic, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën nuk do të jetë fatkeqësi për Serbinë, pasi Kosova tashmë prej kohësh është e humbur për Serbinë.
Draskovic në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, seksionin në gjuhën serbe, ka thënë se nëse vendoset të mos nënshkruhet marrëveshja, atëherë Serbisë do t’i mbyllen dyert, e kjo do të jetë një fatkeqësi e madhe për vendin, transmeton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se askush nga lidershipi aktual nuk është fajtor për këtë, pasi Kosova është e pavarur dhe e njohur nga rreth gjysma e shteteve anëtare të OKB-së.
Home »
» Ish-ministri i Jashtëm serb, njëherësh lider i SPO-së, Vuk Draskovic: Kosova e humbur, nënshkruajeni marrëveshjen!





