Irani formalizon terrorin parapresidencial – u kërkon qytetarëve të raportojnë tek organet e sigurimit

Analizë e MEMRI-t 
Nga A. Savyon dhe Y. Mansharof * Analizë e MEMRI-t (Instituti për Kërkime Mediatike i Lindjes së Mesme) Hyrje - Për disa muaj tani, gjuhët helmuese të regjimit iranian kanë paralajmëruar qytetarët kundër fitna (luftës civile) që mund të shpërthejë përpara zgjedhjeve presidenciale të qershorit të 2013, me mbështetjen e vendeve perëndimore, të ngjashme me trazirat popullore që ndodhën para zgjedhjet të vitit 2009. Komandanti i Basij,  Mohammad Reza Naqdi, paralajmëroi kohët e fundit, në lidhje me mundësinë e vrasjeve politike të drejtuara nga elementë perëndimore; dhe, në mars të 2013, Ministria e Inteligjencës publikoi udhëzimet e sigurisë për publikun e gjerë, me synim parandalimin e protestave civile, të organizuara nga forcat e huaja, siç tha ai. Ministria theksoi ndalimin e armëve dhe u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë në polici çdo aktivitet të dyshimtë. Sipas pretendimeve te tyre, masa të tilla janë normale edhe në Evropë, ku qytetarët lajmërojnë autoritetet për çdo rast të dyshimtë. Duhet theksuar se këto publikime janë pjesë e politikës së frikësimit dhe kërcënimeve, të vëna ne punë nga regjimi kundër popullit pak përpara zgjedhjeve presidenciale, e të planifikuara për në qershor të këtij viti. Për më tepër, një paralajmërim në lidhje me vrasjet politike që vijnë nga komandanti i Basij (i cili është në krye të shtypjes së këtyre protestave civile dhe është ne krye të detyrës që në vitin 2009), është ironike, duke marrë parasysh se ishin besniket e regjimit që kryen vrasje politike gjatë ngjarjeve të vitit 2009. Për këtë arsye, deklarata e Naqdi rreth vrasjeve politike është  bere me paramendim, për të nënkuptuar se protestuesit do të jenë objektivat për vrasje. Ky raport shqyrton masat që po merren nga regjimi për të penguar protestën civile pak përpara zgjedhjeve presidenciale. Komandanti i Basij, Naqdi: “Armiqtë e Iranit kanë ndërmend të kryejnë vrasje politike, siç bënë gjatë zgjedhjeve të vitit 2009” Më 6 prill të vitit 2013 ne konferencën e Basj, Komandanti Mohammad Reza Naqdi paralajmëroi se armiqtë e Iranit planifikojnë të kryejnë vrasje politike përpara zgjedhjeve, me qëllim për të sabotuar ato, ose të paktën të sigurojnë fitoren e kandidatit që ata preferojnë. Ai tha se: Armiku synon të minojë përpjekjen e regjimit "për të mbajtur zgjedhjet në një atmosferë të qetë dhe me pjesëmarrje maksimale të qytetarëve,  për  të siguruar zgjedhjen e kandidatit të denjë ... Armiku ka plane të gjera për luftë  psikologjike... dhe për vrasje të dyshimta, si ato që ndodhën gjatë Fitna në vitin 2009 ... Ai ka shfrytëzuar të gjitha aftësitë e tij, në mënyrë për të sabotuar zgjedhjet ose së paku për të  minimizuar pjesëmarrjen e publikut në to, për të izoluar kandidatin e denjë dhe ne  promovimin e kandidatit të dobët. "Prandaj, Naqdi u bëri thirrje të gjitha mediave dhe organeve politike, si edhe publikut që të jetë në gatishmëri". Ministria e Inteligjencës u drejtohet qytetarëve iranianë: “Bashkëpunoni për të penguar komplotin e armikut, për të sabotuar zgjedhjet”   Në fund të marsit të 2013, Ministria iraniane e Inteligjencës publikoi në faqen e saj zyrtare ne internet (vaja.ir) një grup udhëzimesh për publikun, thelbi ishte kërkesa për të bashkëpunuar me organet e sigurisë dhe informimin e tyre për aktivitete kundra regjimit. Udhëzimet ishin: Si mësimi që nxorëm nga ngjarjet e vitit 2009, është detyrë e çdo qytetari të marrë pjesë në mbrojtjen e shoqërisë nga komplotet e armikut, i cili kërkon të ndezë trazira gjatë zgjedhjeve. Publiku ishte paralajmëruar të mos u besojë thashethemeve të përhapura nga kanalet e huaja rreth regjimit dhe të mos i përhapë këto thashetheme; të mos zbulojë informacione të ndjeshme ndaj personave të paautorizuar,  të shmangë mbajtjen e armëve dhe të ruhet nga përpjekjet e organizatave të huaja të spiunazhit për të  rekrutuar agjentë iranianë. Kjo ministri sqaroi se masa të tilla të sigurisë janë mese normale në Evropë,  ku qytetarët raportojnë  çdo gjë të dyshimtë në polici dhe se kjo, "kultura e sigurisë",  është "një nga virtytet e shoqërive evropiane". Ne vijim janë fragmente nga udhëzimet e Ministrisë: "Këto udhëzime  janë formuluar në bazë të detyrës thelbësore dhe ligjore të Ministrisë së Inteligjencës dhe për të siguruar dhe  përmirësuar sigurinë publike,  në mënyrë që të mbrojnë qytetarët iranianë nga rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë. Më poshtë vijojmë me udhëzimet e paralajmërimet më të rëndësishme të sigurisë dhe të inteligjencës që duhet të merren ne konsideratë nga  ana e publikut, si nga zyrtarët qeveritarë ashtu edhe nga  qytetarë të zakonshëm ... Vigjilenca dhe paralajmërimet nga ana e publikut për çështjet e sigurisë, do të bëjnë të mundur pengimin e komploteve nga armiqtë e Iranit. Siguria kombëtare varet nga pjesëmarrja e secilit pjesëtar të kombit iranian, në përpjekje për të garantuar sigurinë publike. "Mungesa e vigjilencës dhe kujdesit në prani të personave të panjohur, si dhe moskujdesi ndaj dhënies së informacione të ndjeshme, në lidhje me vendin e punës së dikujt ose në vendin e banimit të personave të dyshimtë, janë parimet themelore që garantojnë sigurinë publike. Informacioni nuk duhet t’u jepet personave të panjohur, vetëm pasi ata i janë identifikuar  duke paraqitur një kartë të vlefshme  identiteti... " Abuzimi i kapacitetit profesionale të çdokujt do të konsiderohet si keqpërdorim i detyrës së qeverisë dhe një shkelje ligjore. Publiku mund të raportojë ndaj  veprave të tilla, pranë selisë së Ministrisë së Inteligjencës. "A e dini se, në Evropë, qytetarët raportojnë në polici nga rruga,  madje edhe pas dritareve, në lidhje me çfarëdo lloj aktiviteti të dyshimtë apo trazirë ? Kjo kulturë e  sigurisë është një nga virtytet e shoqërive evropiane. Në të gjitha vendet e zhvilluara, bashkëpunimi me policinë dhe organet  e sigurisë është një  sjellje publike që u  rrit ndaj  ndjeshmërisë dhe  ndaj nevojës së publikut për një  siguri  të qëndrueshme. Nuk ka bekim më të  madh për shoqërinë sesa siguria ."Zotërimi i eksplozivëve, veshjeve ushtarake dhe posedimi i  armëve të të nxehta apo të ftohta  kërcënon jetën dhe pasurinë e të afërmve tanë dhe është  ne kundërshtim me ligjet e shtetit ... "Oficerët e sigurimit operojnë sipas mandatit zyrtar, ligjor dhe gjyqësor.  Bëni kujdes nga  individë të dyshimtë ... Nëse oficerët e inteligjencës ju  afrohen dhe ju duken të dyshimtë, kërkoni t’iu tregojnë një dokument zyrtar apo distinktivin. Kurdo që  të jeni dëshmitar i ndonjë vepër penale,  raportoni menjëherë ne Ministrinë e  Inteligjencës ne  numrin 113. "Nëse jeni dëshmitar i ndonjë përpjekje nga ana e shtetasve të huaj, për të marrë informacione në lidhje me vendet e punës apo informacione të përgjithshme, formoni menjëherë ne numrin 113. Mos u jepni të huajve informacion, në lidhje me atdheun tonë të dashur. "Nëse gjeni dokumente sekrete apo konfidenciale (zyrtare), në afërsi të vendbanimit ose vendit tuaj të punës, formoni menjëherë  113 ose i postoni këto dokumente në kuti postare të [selisë së Ministrisë së Inteligjencës. "Nëse  merrni një thirrje telefonike që ju duket e dyshimtë, ku telefonuesi shtron pyetje të pazakonshme apo përpiqet të marrë informacione të veçanta, nuk duhet të mashtroheni por të formoni menjëherë 113. Armiku përpiqet të marrë informacion në lidhje me atdheun tonë edhe nga telefoni ... "Nëse  udhëtoni jashtë shtetit, armiqtë do të përpiqet të  miqësohen me ju. Bëni kujdes nga kërkesat dhe kurthe e tyre gjatë udhëtimit tuaj.  "Në qoftë se armiku ju afrohet për t’iu kërkuar bashkëpunim ose informacion, raportoni menjëherë në selinë e Ministrisë së Inteligjencës. Kjo do të demonstrojë patriotizmin, detyrën dhe besnikërinë tuaj . Detyra jonë do të jetë të lëvdoj patriotizmin dhe të sigurojë mbrojtjen tuaj". Zyrtarët qeveritarë me pushime janë objektivat e armikut për spiunazh. Mos zbuloni asnjë informacion as për miqtë dhe as për familjen tuaj, ose qasjen ndaj informacionit ose dokumenteve konfidenciale". Kur aplikoni ne ambasadat e huaja për një vizë apo nevoja të tjera, mos jepni informacione në lidhje me vendin tuaj të punës. Nëse të huajt ju bëjnë presion, atëherë informoni menjëherë Ministrinë e Inteligjencës. "Përhapja e thashethemeve dhe propaganda nga radio të  jashtme dhe nga kanaleve televizive është një akt bashkëpunimi me armiqtë e atdheut tonë të dashur. Pra, kujdes nga thashethemet e armikut. Të huajt përhapin thashetheme vetëm për të mbjellë përçarje midis zyrtarëve të  regjimin dhe te minojnë unitetin tonë kombëtar. Ju duhet të dini se thashethemet janë  komplote nga armiqtë e atdheut tone. Ata...nuk duhet të dëgjohen ose të përhapen, ne mënyrë që të ruajmë lumturinë dhe optimizmin e shoqërisë sonë ... "Qytetarët iranianë që udhëtojnë jashtë vendit gëzojnë mbështetjen përfaqësuesve diplomatike të Iranit në çdo vend. Nëse keni bërë një gabim të rëndë, me dashje ose pa dashje, mos u bëni merak, besoni në mbështetjen e qeverisë iraniane. Mos u dorëzoni ndaj presionit të zyrtarëve të huaj, të cilët insistojnë që ju të bashkëpunoni me to për kërkesat e tyre të paligjshme. Kërkoni të kontaktoni stafin e ambasadës iraniane menjëherë. Në praninë e tyre, zyrtarët e huaj do të merren me ju sipas ligjit dhe shteti iranian do t’iu mbështesë. Nëse ju nuk mund të kontaktoni me ambasadën iraniane, kontaktoni me selinë e Ministrisë së  Inteligjencës ose formoni 113 pas kthimit tuaj në Iran dhe na tregoni se çfarë ka ndodhur". Tradhtia kundër atdheut fillon  me dorëzimin ndaj zyrtarëve të huaj. Patriotizmi dhe refuzimi për t’iu dorëzuar ndaj këtyre presioneve dhe  informimi i  zyrtarëve të Iranit, në lidhje me ndonjë sjellje të paligjshme nga të huajt, do t’iu mbush me lëvdata dhe inkurajim nga qeveria dhe zyrtarët e saj, të cilët i shërbejnë publikut iranian". A. Savyon është Drejtor i Projektit Iranian të Mediave, kurse Y. Mansharof është një hulumtues në MEMRI