Individualiteti politik i shqiptareve

Teresia e veçorive dhe cilesive te nje kombi, ndryshe identiteti kombetar perfaqeson natyren e tij intime, individualitetin e tij dhe njekohesisht unicitetin e tij.
Te kerkosh esencen e nje kombi do te thote te kerkosh pikerisht kete individualitet, unicitetin e tij mes njerezimit.

Individualiteti i nje kombi , sidomos ne domethenien etnike te tij buron drejperdrejt nga vete natyra e organizmit social te njeriut, pra pergjate historise se qenies njerezore, vete natyra e organizimit social ka sjelle etnine, keshtu qe ky individualitet duke qene i natyrshem dhe jo thjesht produkt marreveshjesh e kompromisesh si pasoje e nevojes se korrekteses politike, ngrihet si mbi rrenjet e logjikes natyrore ashtu edhe te asaj historike, ketu evolucioni socio-historik vijon ne rrugen e hapur nga evolucioni natyror.

Keshtu edhe identiteti kombetar shqiptar eshte nje e dhene faktike brenda vete logjikes natyrore te krijimit te organizmave socio-historike. Prandaj edhe individualiteti shqiptar gezon te drejten natyrore te ekzistences ose racionalitetin natyror, pra burimi i ketij individualiteti gjendet ne vete natyren e njerezimit . E thene ndryshe te qenit shqiptar eshte nje paraqitje e vete natyres se njerezimit ose nje shfaqje e karakteristes thelbesore te njeriut si qenie shoqerore.

Askush nuk mund te thote dot se individualiteti shqiptar nuk eshte nje e dhene faktike qe pararend formacionin shteteror te Shqiperise, perkundrazi mund te pohohet pa kurrfare frike kontestimi, se shteti i Shqiperise per te perftuar individualitetin e tij mes shteteve te botes i ka rrenjet pikerisht tek ky individualitet shqiptar.

Perveç racionalitetit natyror nje organizem socio-historik, mund te paraqese edhe racionalitetin historik, ne kuptimin qe nuk eshte nje bashkim ad hoc njerezish ose nje bashkim pa nje funksion organik. Keto lloj bashkimesh historia i ndeshkon me zhdukje dhe historia jep shembuj te pafundme grupesh njerezore e popujsh qe zhduken.
Mjafton edhe vetem mbijetesa e nje grupimi njerezor qe ky te paraqitet ne simbioze me historine, pra se e gezon racionalitetin historik dhe pse jo sepse ky popull ruan ende brenda tij potencialin per te kryer nje funksion organik ne histori, jo thjesht ate mekanik qe e gezon per vete faktin qe ekziston, qofte edhe perkohesisht apo ad hoc.

Keshtu shqiptaret ,per nga vete fakti qe gezojne racionalitetin historik, jo vetem perfaqesojne nje individualitet historik, i cili gjendet lehte ne histori, por perfaqesojne edhe nje komb i cili ka potencial per kryerjen e funksioneve organike ne histori.

Mirepo, pavaresisht racionalitetit natyror dhe atij historik, te cilet shpjegojne dhe legjitimojne ekzistencen e individualitetit kombetar shqiptar, ky i fundit pavaresisht thelbit te tij logjik nuk ka arritur te shprehet si individualitet politik.

Shqiptari ende nuk mund te quhet ne menyre te mirefillte si 'zoon politikon', kafshe politike, sepse 'polis'-i i tij jo vetem natyror e historik por edhe aktualisht ne kohen e shtet-kombeve eshte Shqiperia e pare si shprehese e plote e individualitetit politik. Qyteterimi kalon nga pergjegjesite, te drejtat e detyrimet e qytetarit perballe 'polis'-it te tij, ku ky 'polis' mund te jete shprehje vetem historike apo me gjeresisht te gezoje edhe racionalitetin natyror.

Polis-i i shqiptareve, aty bashkesia shqiptare i jep jete paraqitjes me besnike e racionale te individualitetit politik, nuk mund te mos jete nje shtet i gjithe shqiptareve, ku te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen gezojne qytetarine e Shqiperise.

Ne kete kendveshtrim, kemi te bejme me nje te drejte natyrore dhe historik te shqiptarit, te individualitetit te tij kombetar, per t'u identifikuar dhe perfshire ne polis-in e tij, Shqiperine.
Kemi nje paradoks, tek fakti qe individualiteti politik shqiptar, dmth uniciteti i tij logjik, ti jape jete apo ndihmoje disa individualite shteterore, jashte individualitetit shteteror qe perfaqeson Shqiperia.

Tek zgjidhja e ketij paradoksi kalon edhe plotesia e te drejtave te shqiptareve si te tille. Per çdo individ ekzistojne te drejta pikerisht per faktit qe eshte i tille, mirepo e drejta e individit buron nga fakti qe individi perfaqeson nje individualitet, pra nje unicitet, nje identitet, nje teresi veçorish dhe cilesish qe individit i lejohet te zhvilloje.
Keshtu edhe per nje individualitet si kombi shqiptar, ekzistojne te drejta pikerisht per vete faktin qe perfaqeson nje individualitet, pra se zoteron nje unicitet, nje teresi veçorish e cilesish qe i lejohet ti zhvilloje.

Prandaj edhe mjafton fakti qe jemi nje komb, per te gezuar te drejta kombetare perballe kombeve te tjere, ashtu sikunder çdo komb ne Bote gezon te drejta kombetare nga vete fakti qe eshte nje komb, te drejta te njohura e sanksionuara ne marreveshjet nderkombetare.
Nje e drejte themelore qe ne parim eshte universalisht e njohur, por ne praktike duhet ta kerkosh me ngulm qe te njihet eshte e drejta e çdo kombi qe te perfaqesoje faqe kombeve te tjere, nje individualitet politiko-shteteror.

Ashtu sikunder çdo qytetar ka detyrime por edhe te drejta brenda shtetit, edhe çdo komb ka detyrime por edhe te drejta brenda sistemit nderkombetar. Nese nje qytetari i shkelet nje e drejte eshte vete perkufizimi i qytetarise i cili i imponon atij kerkesen per vendosjen ne vend te se drejtes.
Po njesoj nese kombit i shkelet nje e drejte, nuk eshte detyre vetem e patriotizmit e/o nacionalizmit qe te kerkoje vendosjen ne vend te se drejtes se shkelur apo rifitimi i nje te drejte te mohuar, por eshte vete perkufizimi i te qenit shqiptar ai qe i imponon çdo shqiptari te kerkoje vendosjen ne vend te se drejtes se shkelur.

Prandaj ndergjegjesimi i te qenit qytetar ne nje Europe te shtet-kombeve, jo vetem nuk bie ndesh me te qenit shqiptar apo çfaredo kombesie, por perkundrazi te qenit shqiptar (gjerman, italian,polak etj) dhe te drejtat qe burojne kendejmi, jane element qenesor i ekzistences se Europes se sotme.
Te paraqitesh para kombeve te Europes si komb pa individualitet politiko-shteteror , si nje teresi njerezish qe s'njohin e as luftojne per te drejtat e tyre, eshte njesoj si ti ofrohesh nje bashkesie te barabartesh duke mohuar ato karakteristika qe te bejne te barabarte me te te tjeret, kjo eshte paradoksale.
E verteta eshte se ne Europen e shtet-kombeve hyn si i barabarte, vetem nese perfaqeson nje individualitet politiko-shteteror pra nje shtet-komb.