Hëna në shenjën tuaj paraqitet në kundërshtim me ju sot, por gjithsesi, nuk ka për t’ia arritur dot që t’ju krijojë probleme. Me aftësitë, energjitë dhe mendjen e hapur që ju karakterizon, mund të lëvizni lirshëm në të gjitha drejtimet, pa e bërë kështu që të ndikojë aspak në ekuilibrin tuaj. Nga pikëpamja emocionale, do të shihni sesi mund të bëni shumë për të përmirësuar veten tuaj si edhe për t’i maksimalizuar ngjarjet, veçanërisht nëse ju jeni duke luftuar për të fituar një dashuri të re.
DEMI
Për të lindurit e kësaj shenje, gjatë ditës së sotme, Hëna shfaqet në favor, duke ju lejuar që të kujdeseni për veten. Shëndeti juaj është i mbrojtur nga ndikimet e mira astrale që i japin atij vitalitet dhe bukuri, falë edhe suksesit të arritur në kujdesin mjekësor. Megjithatë, zhurmat mund t’ju duken të pazakonta, teksa janë të lidhura me sistemin e tretjes. Mbështetuni në këshillën e një doktori. Dhe thuajini “Po” sportit dhe ushtrimeve.
BINJAKET
Kush dëshiron të ketë argëtim, sot do të jetë mjaft i kënaqur. Ndërsa ata që punojnë apo studiojnë, do të kenë sot një mendje të qartë dhe të përsosur për të asimiluar informacionin e nevojshëm, duke mundësuar kështu realizimin me sukses të detyrave të ngarkuara. Gjithsesi, janë kontaktet sociale dhe komunikimet ato që do t’ju dhurojnë surprizat e duhura, duke ju zgjeruar zemrën dhe ju falur mjaft lumturi. Gëzojeni pra këtë ditë tuajën dhe mos e lejoni veten të pushtoheni nga dyshimet, sidomos ato që lidhen me partnerin
GAFORRJA
Konfigurimet astrale, të ditës së sotme dhe asaj të nesërme, do t’ju sjellin mjaft dritë në familje, por edhe në tërësi, në sektorin tuaj të shtëpisë, zona këto shumë të rëndësishme për ju. Kjo është arsyeja pse do ta ruani si thesar çdo situatë të krijuar brenda tyre dhe do të bëni gjithçka për të zgjidhur problemet e mëdha dhe ato të vogla. Suksese në punë gjithashtu. Nëse ju jeni duke luftuar për një ristrukturim ose një veprim, ju do të jeni i kënaqur me rezultatin.
LUANI
Testet e miqësisë dhe tendenca e mirë që keni për të qenë në shoqërinë e njerëzve, mund t’ju bëjë që gjatë ditës së sotme t’i kapërceni pengesat e paraqitura nga disa pakënaqësi të shkaktuara nga ngjarje të lidhura me të kaluarën. Një dridhje e ndjesive që vijnë nga situatat e reja dhe ato të thella, ju japin mundësinë për të kuptuar shumë gjëra. Dëgjojini pra këto sinjale, dhe do të jeni të lumtur. Efikasitet i fuqishëm në punë.
VIRGJERESHA
Dita e sotme ju fal ndikime të mira hënore në fushën e financave për ju. Hëna në sektorin e parave, stimulon nismat në lidhje me shtimin e tyre. Nëse doni të shkoni në dyqane, sigurohuni më parë të keni një ide të qartë se çfarë keni për të blerë, duke mos e rrezikuar aspak kështu bilancin e llogarisë suaj bankare. Thuajuni “po” bonuseve teksa bëni pazar, por mos e lini veten të bini pre’e e shpenzimeve tepër të larta.
PESHORJA
Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj sot, ju çon drejt kërkimit të një harmonie më të madhe, qoftë kjo e brendshme, por edhe jashtë jush. Dëshironi diçka më të mirë për të bërë, për të parë dhe për të jetuar. Ndërsa në dashuri do të keni përsëri dëshirën për të dëgjuar, dhe për të bërë pak gjëra, pa preferuar të rrezikoni. Partneri është gjithmonë i gatshëm për t’ju dhënë atë që ju keni dëshirë. Ju thjesht pyeteni atë dhe buzëqeshini më shumë. Asgjë disfatizëm dhe pakënaqësi: Jeta është e bukur!.
AKREPI
A jeni duke kërkuar për diçka të re? Është shumë e mundshme. Për ju, që banaliteti e rutina nuk ju pëlqen aspak dhe gjithmonë keni nevojë për stimuj të rinj apo për të jetuar me entuziazëm. Për ju, do të jetë e lehtë sot që të jeni në gjendje për të moderuar ekseset dhe të vendosni për atë që ju tashmë e keni në kokën tuaj gati. Do ta keni të hapur rrugën edhe për të kënaqur oreksin tuaj për risi.
SHIGJETARI
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, sot flet për një qiell të lirë nga armiqësitë. Ju i keni të gjitha energjitë e mira dhe të nevojshme në mënyrë që të arrini të kryeni një goditje të efektshme në aktivitetin tuaj. Merrni përparësi nga ndikimet e mira yjore për të filluar ose vazhduar një karrierë të denjë për ju. Çdo vendim i marrë sot dhe nesër, do të jetë i vlefshme dhe interesant. Shpenzoni më shumë kohë me një mik të vjetër.
BRICJAPI
Angazhimi dhe suksesi janë të përshtatshme për botën e tuaj të strukturuar dhe ambiciet tuaja ekonomike. Sot sektori juaj i karrierës, gjendet nën ndikimet e favorshme astrale, duke ju premtuar kështu një ditë të frytshme, dhe duke mos e përjashtuar aspak diçka të re në fushën profesionale, sidomos kur veproni më vete. Shpirti i iniciativës nuk ju mungon aspak dhe ju ndihmon për t’u marrë me ndonjë impenjim të ri.
UJORI
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë, gjatë së cilës do të ndiheni shumë krijues dhe tërheqës në të njëjtën kohë, duke krijuar kështu më shumë siguri ndaj vetes suaj dhe duke arritur të fitoni simpatinë e një ose më shumë njerëzve, të cilët kanë prej kohësh që ju vështrojnë. Mos i lini mënjanë interesat tuaja kulturore dhe shpirtërore për t’u përballur me realitete objektive të parëndësishme. Sepse kjo është tamam dita e frymëzimit tuaj të lumtur. Pa pengesa paragjykimi, mjaftueshëm tolerantë, me gjykim objektiv, ju do të veproni në mënyrën më të përshtatshme për çdo rast.
PESHQIT
Kjo e martë, në dukje e parëndësishme, mund të jetë një ditë e madhe për ta ripërtërirë veten tuaj në thellësinë e saj. Ushqejeni të menduarit pozitiv, zgjerojini horizontet e mendjes suaj, mendoni jashtë të zakonshmes dhe rutinës, duke i dhënë vetes kështu mundësinë për të zbuluar zgjidhjet e zgjuara dhe të paparashikueshme.





