Aktualisht këto dokumente hapen me anë të një viewer-i të bazuar në drive, por pasi të instaloni Chrome Office Viewer (aktualisht në versionin beta) dokumentet do të hapen direkt në shfletues.
Deri tani ky funksionalitet ishte i limituar në Chromebook-s, por tashmë do të jetë i disponueshëm për Chrome në Windows dhe në Mac. Për të përfituar nga shërbimi i ri është i nevojshëm ekzekutimi i Chrome beta duke qenë se akoma nuk është i disponueshëm për kanalin e qëndrueshëm të Chrome.
Sipas Google avantazhi i këtij plugin-i të ri është mbrojtja nga malueret duke qenë se dokumentet hapen në një ambient të izoluar “për të ndaluar sulmuesit që përdorin dokumente Office të kompromentuar për të vjedhur informacione private ose për të monitoruar aktivitetet e përdoruesve.”
Pavarësisht se Google nuk e shprehu këtë fakt në dhënien e këtij lajmi ka shumë mundësi që zhvillimi i këtij funksionaliteti të ketë marrë shtysën nga teknologjia e siguruar kur kompania bleu Quickoffice vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)





