Ky është momenti kur Mbretëresha Beatrix e Hollandës abdikoi duke i lënë fronin djalit të saj më të madh, Willem- Alexander.
Mijëra njerëz vërshuan në rrugët e Amsterdamit për të mirëpritur mbretin e tyre të parë pas më shumë se 100 vite.
46- vjeçari kapi nënën e tij për dorë dhe së bashku vendosën firmat në dokumentin e abdikimit në Pallatin Mbretëror në Amsterdam.
Beatrix, një mbretëreshë shumë e dashur në vendin e saj, i dha fund mbretërimit 33- vjeçar.
75- vjeçarja gati sa nuk shpërtheu në lot kur u shfaq në ballkon për të përshëndetur të pranishmit.
Princi i Kurorës, Willem- Alexander, është i pari mbret i Hollandës që prej vitit 1890./ep






