Këto foto hedhin pak dritë mbi jetën brenda Koresë së Veriut, vendit më të izoluar në planet.
Ato janë realizuar nga fotografi suedez, Bjoern Berman, 59 vjeç, që ka udhëtuar për nëntë ditë në këtë vend.
Atij iu deshën dy vite që të merrte vizën për të hyrë në këtë vend dhe kudo lëvizte me një autobus zyrtar, i shoqëruar nga rojet.
“Fëmijët dhe miqtë e mi mendonin se ishte 100 përqind i çmendur që po shkoja në Korenë e Veriut dhe më kërkuan që të qëndroja në shtëpi. Por Koreja e Veriut është një nga vendet më të sigurta në botë për turistët, sipas OKB. Ata nuk na lejonin të flisnim me vendasit. Udhëtimi ishte i frikshëm, i tmerrshëm dhe i bukur njëkohësisht,” rrëfen fotografi.
“Në hotel na thanë që nuk mund të lëviznim pa guidë”.
“Gjatë udhëtimit, kishim tre roje me vete, që nuk na lejonin të shkrepnim foto vetëm kur na thonin çfarë të fotografonim”./ep





