Baronesha Margaret Thatcher u nderua sot në një funeral madhështor.
Mbretëresha dhe përfaqësues nga 170 vende ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të Zonjës së Hekurt.
Mijëra njerëz vërshuan në rrugët e Londrës për t’i dhënë lamtumirën e saj gruas që bëri shumë për Britaninë.
Rreth 250 mijë njerëz ishin në rrugë duke duartrokitur, ndërsa kortezhi mortor kalonte nëpër kryeqytetin britanik.
4 mijë oficerë u kujdesën për këtë ceremoni.
Edhe pse pritej që të kishte incidente, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kryeministri Cameron dhe ministri i Financave, Osbourne u panë të përlotur në ceremoni.
Thatcher pati krijuar shumë pakënaqësi me vendimin e saj për të privatizuar shumë ndërmarrje shtetërore dhe për të ulur ndikimin e sindikatave./ep





