(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
Vogëlushi 8- vjeçar, Martin Richard, po priste pranë vijës së finishit babain e tij, që po mbaronte Maratonën e Bostonit. Ishte momenti kur një shpërthim i tmerrshëm u dëgjua, duke i prerë jetën në mes atij. Ai po vraponte për të përqafuar babain.
Martini është viktima më e vogël e një akti që tronditi Amerikën. Mamaja e tij u plagos, e motra humbi këmbën.
12 sekonda! Kaq ishte diferenca mes dy shpërthimeve në vijën e finishit në Maratonën e Bostonit.
Tre viktima numërohen deri më tani, mes tyre dhe një femër në të njëzetat.
Në total janë 144 persona të plagosur, 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ata përfunduan garën, por humbën këmbët. Kështu shkruan një media amerikane, duke iu referuar faktit se shumë gjymtyrë u amputuan në spital si pasojë e shpërthimit tragjik.
Ka raportime se kanë qenë shtatë bomba për të shpërthyer.
Presidenti amerikan, Barak Obama premtoi se do i shkohet deri në fund kësaj çështje, por akoma nuk e ka etiketuar akt terrorist.
FBI nga ana e saj po ndjek një “burrë në të zeza”, që mendohet se është autori i aktit.
Frika ka përfshirë mbarë botën perëndimore.
Në Londër ekziston njëfarë hezitimi për organizimin e maratonës së njohur këtë fundjavë. Shefat e policisë kanë garantuar se gjithçka do të shkojë në rregull, kurse atletët thonë se duan të garojnë në emër të viktimave të Bostonit./ep





