Një protestuese e organizatës së njohur ukrainase Femen doli përpara kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke u treguar gjoksin.
Ngjarja ndodhi në panairin e Hanoverit.
Vajza e re është Alexandra Shevchenko, 24 vjeç.
Organizata Femen është krijuar në vitin 2008.
Duke folur për mediat gjermane, ajo tha se po protestonte kundër diktatorit Putin.
“Ne jemi kundër diktaturës, kundër shtypjes, kundër homofobisë, kundër teokracisë,” tha ajo./ep