FOTO LAJM/ Nuk janë pamje filmash apokaliptikë, janë pasojat e luftës në Siri

Pamja e këtij vogëlushi që ecën mes rrënojash të risjell në mendje filmat apokaliptikë të Hollivudit.
Në fakt imazhet janë të vërteta dhe tregojnë se si është rrënuar Siria nga lufta e gjatë mes rebelëve dhe forcave qeveritare.
Dikur Deir Al- Zor ishte një qytet i zhurmshëm në pjesën lindore të vendit, me një industri turistike në rritje.
Por kur aty u vendosën rebelët, qyteti u kthye në një shënjestër të tiranit Bashar Assad.
Të bombarduara natë e ditë nga artileria, shumica e godinave të bukura tani janë kthyer në rrënoja.
Të premten vdiqën pesë persona nga luftimet në Siri, ndërkohë që organizatat humanitare vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndërhyrje nga forcat e huaja për të ndalur dhunën./ep
1
2
3
4
5
6