FOTO LAJM/ Berisha beson se aleancën PS- LSI e kanë ngjizur serbët, ndërsa terrorizon qytetarët me një ushtri truprojash


Lajmi se në Shkodër është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka trazuar shumë kryeministrin Sali Berisha.
Gjeti një aktivitet ku mund të shfaqej dhe doli në krah të Lulzim Bashës për të inauguruar një fushë basketbolli.
Megjithatë qytetarët nuk patën shanse t’i afroheshin, pasi ushtria e rojeve nuk i lejonte, duke e ruajtur sikur të ishte presidenti i SHBA.
Edhe pse aty foli më shumë për aleancën Meta- Rama sesa për punën e Bashës, sërish nuk u mjaftua dhe sapo u largua hodhi në Facebook një postim, duke theksuar se aleanca e ri është pagëzuar nga serbët, njësoj si Partia Komuniste.
E kush e thotë se!!
“Të dashur miq, sot në Shkodër majtistët firmosën epitafin e Rilindjes mavi. Për koincidence apo ironi të fatit pikërisht ata që ua themeluan partinë në nëntor të vitit 1941, ua rithemeluan atë në prill të vitit 2013.
Gazetaret dhe kronikanët e partive të tyre, që po kërkonin me ngulm në çdo qoshe, dhome, madje dhe tualet të ndërtesës hijet e Dushan Mugoshës apo Bllazho Jovanoviçit si dëshmitarë të aktit të rithemelimit, u qetësuan kur mësuan se në mungese të tyre aktin e rithemelimit të Partisë rozë mavi e kishin formuluar me kujdesin atëror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. Ndërsa për hymnin e këtij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të Goran Bregoviç, të njeriut që Rama i vari Çelësin e Artë të kryeqytetit të Shqipërisë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës,” shkruan Berisha në Facebook./ep
berisha 3
berisha 1
berisha 2