FBI nën presion/ Kështu nuk kapen terroristët (VIDEO)


fbiPas ngjarjes së rëndë në Boston, nën akuzë është Byroja Federale e Hetimeve, që mendohet se ka pasur dijeni për aktivitetin e të dyshuarit kryesor për masakrën.
Madje FBI e ka marrë në pyetje vëllain e madh dy vite më parë, pasi ishte sinjalizuar nga inteligjenca ruse për lidhjet e tij me radikalët islamikë çeçenë.
Dhe sikur të mos mjaftonte ky presion i madh ndaj FBI, në këto momente delikate, një video që po qarkullon online i ka kthyer ata në objekt humori kudo.
Disa agjentë të FBI janë në ndjekje të një të akuzuari. Njëri nga agjentët hipën mbi një portë me shumë mundim.
Por agjenti që vjen më pas e hap atë me lehtësi dhe futet brenda./ep