Ekonomia globale në fluturim



Nga Nouriel Roubini
Nouriel Roubini

Në katër javët e kaluara isha në Sofje, Kuala Lumpur, Dubai, Londër, Milano, Frankfurt, Berlin, Paris, Pekin, Tokio, Stamboll dhe përgjatë Shteteve të Bashkuara. Si rezultat i kësaj, kurrë nuk i kam pasur më së afërmi sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale. Në Evropë, rreziku nga prishja e eurozonës dhe një humbje e qasjes në tregjet e Spanjës dhe Italisë ishin reduktuar shkaku i vendimit të verës së kaluar të Bankës Qendrore Evropiane për t’i mbështetur borxhet sovrane. Por nuk janë zgjidhur problemet themelore të unionit monetar - rritja e ulët potenciale, recesioni i vazhdueshëm, humbja e konkurrencës, dhe stoqet e mëdha të borxhit privat dhe publik. Me fjalë të tjera, një boshllëk i madh ndërmjet bërthamës së eurozonës, BQE-së dhe periferisë - shkurtimet e ashpra dhe reformat në shkëmbim të mbështetje së gjerë financiare - tani po reduktohen, për shkak se brishtësia e shkurtimeve në periferinë e eurozonës po ndeshet me brishtësinë ndaj pakove në vendet bërthamë të eurozonës, si Gjermania dhe Holanda. Brishtësia e shkurtimeve në periferi është evidente pas suksesit në zgjedhje të forcave antishkurtime të Italisë; demonstratave të mëdha në Spanjë, Portugali dhe vende të tjera; dhe tani bankat e shpëtuara në Qipros, kriza e të cilave ka nxitur një zemërim masiv publik. Partitë populiste përgjatë gjithë periferisë, ndërkaq e djathta po fiton terren. Në të njëjtën kohë ngulmi i Gjermanisë që humbjet t’u vihen kreditorëve bankarë në Qipro është simptoma e fundit e bërthamës së brishtësisë së pakos. Anëtarët e tjerë bërthamë të eurozonës, të etur për të kufizuar rreziqet ndaj taksapaguesve të tyre, ngjashëm kanë sinjalizuar se pakot e “depozitorëve të brendshëm” do të përdoren në të ardhmen. Jashtë eurozonës madje Mbretëria e Bashkuar po ka telashe për ta rikthyer rritjen, duke u marrë me dëmin e shkaktuar nga përpjekjet për konsolidimin e sistemit fiskal. Rritje të kundërshtimit ndaj masave të shkurtimeve ka edhe në Bullgari, Rumani dhe Hungari. Në Kinë tranzicioni i lidershipit është kryer me butësi. Por modeli ekonomik mbetet, sikur e ka thënë edhe ish-kryeministri Wen Jiabao, “i paqëndrueshëm, i pabalansuar, i pakoordinuar dhe jostabil”. Problemet e Kinës janë të shumta: pabarazia rajonale ndërmjet rajoneve të saj bregdetare dhe të brendshme, dhe ndërmjet zonave rurale dhe urbane; kursimeve të bollshme dhe investimit të rregulluar, dhe konsumit të pakët; rritjes së të ardhurave dhe mirëqenies së pabarabartë; dhe degradimit masiv ambiental, me ajrin, ujin dhe tokën e ndotur që po rrezikon shëndetin publik dhe sigurinë e ushqimit. Liderët e rinj të vendit flasin për thellim të reformave dhe ribaraspeshim të ekonomisë, por janë të matur, kërkojnë vazhdimësi dhe konservatorizëm. Me fjalë të tjera, pushteti i interesave të ngushta që kundërshton reformën - për shembull, kompanitë shtetërore, qeveritë krahinore dhe ushtria - ende nuk është thyer. Si rezultat i kësaj, reformat janë të nevojshme për të ribalansuar ekonominë. Kjo nuk pritet të kryhet në një afat të shpejtë kohor. Vitin tjetër mund të materializohet investimi.
Në Kinë - dhe në Rusi (dhe pjesërisht në Brazil dhe Indi) - kapitalizmi shtetëror është tkurrur edhe më shumë, që nuk i bën aspak mirë rritjes. Këto katër vende (BRIC) kanë shënuar një rritje të lartë dhe vendet e tjera në zhvillim mund t’ia dalin edhe më mirë në dhjetëvjetëshin e ardhshëm: Malajzia, Filipinet dhe Indonezia në Azi; Kili, Kolumbia dhe Peruja në Amerikën latine; Kazakistani, Azerbajxhani dhe Polonia në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Më në Lindje, Japonia po provon një eksperiment të ri ekonomik për të ndalur deflacionin, të nxisë rritjen ekonomike, dhe të rikthejë besimin e biznesit dhe konsumatorit. “Abenomics” ka shumë komponentë: stimulim agresiv monetar prej Bankës së Japonisë; një stimulim fiskal në këtë vit për të nxitur një rritje të madhe të kërkesës, të pasuar me shkurtime financiare në vitin 2014 për të shlyer deficitin dhe borxhin, një rritje pagash me qëllim të nxitjes së kërkesës së brendshme; reforma strukturore për të çrregulluar ekonominë; dhe marrëveshje të reja të tregtisë së lirë - duke nisur prej Partneritetit Transatlantik - për të nxitur tregtinë dhe prodhimtarinë.
Por sfidat janë sprovuese. Nuk është e qartë nëse deflacioni mund të sfidohet me politikë monetare; stimulim të gjerë fiskal dhe rikthimi i shkurtimeve do të mund të sillte paqëndrueshmëri; dhe komponentë të reformave strukturore të “Abenomics” janë të mjegullt. Me fjalë të tjera, tensionet me Kinën për pretendimet territoriale në Detin e Kinës Lindore mund të mënyrë të kundërt të ndikojë në tregti dhe investimin e drejtpërdrejtë të jashtëm. Dhe pastaj është puna e Lindjes së Mesme, që vazhdon të mbetet një burim jostabiliteti prej Magrebit deri në Pakistan. Turqia - me një popullsi të re, rritje të lartë dhe me një sektor privat dinamik - kërkon të bëhet një fuqi e madhe rajonale. Por Turqia përballet me sfida të veta. Rruga e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka hasur në ngecje, derisa recesioni evropian po përkeqëson rritjen. Deficiti i tanishëm mbetet i lartë në eurozonë. Ka një përplasje ndërmjet nevojës për zbatim të masave shkurtese dhe urgjencës për rritje ekonomike.
Me fjalë të tjera, riafrimi me Izraelin është bërë më i mundshëm, Turqia po përballet me tensione të ashpra me Sirinë dhe Iranin, dhe partia islamike në pushtet duhet të dëshmojë se mund të bashkëjetojë me traditën politike shekullare të vendit. Në këtë ambient të brishtë global a është bërë Amerika një fanar shprese? SHBA-ja po përjeton trendë ekonomikë pozitivë: patundshmëritë po rimarrin veten, burimet e gazit dhe naftës do të reduktojnë kostot energjetike dhe do të nxisin konkurrencë; hapja e vendeve të punës po përmirësohet; rritja e fuqisë punëtore në Azi dhe përqendrimi në teknologji dhe robotikë po nënvlerësojnë burimet njerëzore. Por rreziku vazhdon të jetë aktiv. Papunësia dhe rezervat janë në shifra të larta. Rritja e taksave dhe shkurtimet buxhetore nuk do ta godasin rritjen ekonomike. Sistemi politik nuk është funksional me polarizimi partizan që po e vë në dyshim kompromisin për deficitin fiskal, imigrimin, politikën e energjisë dhe çështjet e tjera kryesore që ndikojnë në rritjen potenciale. Përmbledhtas, në mesin e ekonomive të avancuara, SHBA-ja është në formën më të mirë relative, pasuar prej Japonisë, ku “Abenomics” po nxit besim. Eurozona dhe Britania e Madhe janë zhytur në recesione, që janë përkeqësuar nga shtrëngimet monetare dhe politikat fiskale. Në mesin e ekonomive në zhvillim, Kina mund të përballet me një hua të lartë në fund të vitit 2014, nëse shtyhen reformat strukturore, dhe vendet e tjera të BRIC-it kanë nevojë të heqin dorë prej kapitalizmit shtetëror. Derisa tregjet e tjera në zhvillim në Azi dhe Amerikën Latine po tregojnë më shumë dinamizëm sesa BRIC-i, fuqia e tyre nuk do të mjaftojë, por nuk do t’ia ndërrojë drejtimin rrymës.
Autori ka qenë anëtar i lartë i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë për çështje ndërkombëtare të Shtëpisë së Bardhë në administratën e Clintonit. 

Marrë nga “Project Syndicate”

Related Posts: