As maratona në Beograd nuk ka kaluar pa të “shtëna” politike lidhur me marrëveshjen dhe pyetjes nëse Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. në fillim të maratonës së 26 në Beograd, një grup i vogël i qytetarëve ka protestuar dhe i kanë brohoritur Daciqit “E shite Kosovën.
Para fillimit të maratonës, nga ndërtesa në bulevardin e Kral Aleksandrit, është lëshuar një pllakate “ E shite Kosovën”. Në atë moment në binë kanë qenë Ivica Daciqi, Vensan Dežer dhe Karl Luis. Policia menjëherë ka reaguar dhe pllakata është hequr. Disa nga qytetarët e mbledhur i kanë brohoritur Daciqit “Kosova është Serbi” derisa të tjerët “Maratona, maratona”. Aktivisti i lëvizjes Popullore të Serbisë “Nasi”, Marko.N ka arritur ti afrohet kryeministrit dhe të hyjë në debat me të. “A je duke fjetur mirë, ka pyetur ai Daciqin, i cili nuk ka lejuar sigurimin që të ndalë dhe ka porositur se i vie mirë që ka mundësi të bisedoje me të. “Ti a mendon se je më serbë se unë? Unë kam luftuar për Kosovë…Flej qetë, tha Daciq. /standardi