Balotellin se dënon Milani, por Federata


Mario Balotelli është dënuar me 3 ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Serie A.
Sulmuesi i Milanit është dënuar për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës.
Balotelli me këtë rast do të humbas ndeshjen derbi në këtë javë ndaj Napolit, supersfidën me Juventusi, si dhe takimin aspak të lehtë me Catanian./Indeksonline/