Ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Tiranë na qenkan të dy shteteve të ndryshme kur është fjala për kompaninë “Bechtel”


Nga Kastriot Myftaraj

18 prill 2010

        Para disa ditësh, në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës mes qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit “Bechtel”-“Enka” për ndërtimin e pjesës kosovare të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë, ambasadori amerikan në Kosovë, duke e përgëzuar qeverinë e Kosovës që kishte zgjedhur kompaninë amerikane, tha se për cilësinë e lartë të punimeve të “Bechtel” ata kanë si dëshmi atë që ajo ka bërë në Shqipëri. Por ajo që ka ndodhur në Shqipëri është se Prokuroria ka ngritur akuza dhe ka marrë si të pandehur zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, të cilët kanë hartuar dhe nënshkruar kontratën, duke filluar që nga ministry i kohës, Lulzim Basha dhe të tjerë. Këta janë akuzuar për shpërdorim detyre me pasojë një dëm prej qindra milion eurosh për buxhetin e shtetit, për arsye se kanë nënshkruar kontratën pa pasur një projekt, dhe se kanë rritur artificialisht koston e punimeve. Edhe në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës në Shqipëri ishte e pranishme ambasadorja amerikane e kohës, Marcie Ries, e cila atëherë tha fjalë lavdëruese për kompaninë “Bechtel”.
        Por, pastaj kur Prokuroria filloi çështjen penale ambasadorja amerikane e kohës, dhe ai që erdhi pas saj, Ëithers, heshtën dhe bënin vetëm deklarata për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, dhe për mospërzierjen e politikës në to, çka nuk kishte kuptim tjetër veçse atë të inkurajimit të Prokurorisë që të vazhdonte të bënte atë që po bënte. Madje, kur qeveria, pikërisht për këtë çështje penale, hyri në konflikt me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, e cila pasoi Sollakun, ambasadori Ëithers, reagoi duke thënë se kur erdhi në Shqipëri kishte një konflikt mes mazhorancës dhe Prokurorit të Përgjithshëm të atëhershëm, dhe pas një viti ka përsëri konflikt me Prokuroren e Përgjithshme të re.
        Kështu, ambasadorët amerikanë në Shqipëri, u vunë në pozitën paradoksale që të mbronin Prokurorinë në një konflikt me qeverinë, ku nga mënyra se si vepronte Prokuroria dilte se kompania amerikane kishte shkelur ligjin shqiptar, duke ngritur një skemë korrupsioni në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Se zyrtarët që akuzoheshin se kishin bërë shpërdorim detyre paratë ia kishin kaluar kompanisë “Bechtel” dhe ajo pastaj ua kishte kaluar nën dorë atyre. Pra, nëse kishte vepër penale, “Bechtel” ishte fajtore. Prokuroria, në rast se kishte si qëllim zbatimin e ligjit, atëherë duhej që të kishte filluar çështjen penale edhe ndaj kompanisë “Bechtel” dhe të pezullonte punimet e të konfiskonte mjetet e saj, që të pengohej vazhdimi i dëmit, çka është një detyrim ligjor, i përcaktuar shprehimisht në legjislacionin penal procedurial dhe material. Por “Bechtel” as u akuzua nga Prokuroria dhe as iu ndaluan punimet dhe iu konfiskuan mjetet, çka do të thoshte se Prokuroria vepronte politikisht, jo thjesht kundër qeverisë, por kundër interesit kombëtar për ndërtimin e kësaj rruge me rëndësi kombëtar. Sigurisht që Theodhori Sollaku dhe Ina Rama donin që ta ndalonin krejt ndërtimin e rrugës dhe ta dëbonin kompaninë “Bechtel”, por ata dhe diplomatët tutorë të tyre kishin frikë të shtyheshin deri këtu, se do të binte një këmbanë alarmi në Ëashington për atë që po ndodhte në Shqipëri, dhe ata do të përfundonin keq. Po rata kanë pritur që pas fillimit të çështjes penale vetë zyrtarët shqiptarë të mos vazhdonin me lëvrimin e shumave të parave për kompaninë “Bechtel” dhe ndërtimi i rrugës të ndërpritej.
        Edhe sot e kësaj dite çështja penale për abuzimet në Rrugën Rrëshen-Kalimash vazhdon nga Prokuroria për zyrtarët e tjerë, përveç Bashës, për të cilin u rrëzua për shkak se Prokuroria, duke qenë se kishte mbështetjen e ambasadës amerikane, kishte treguar shpërfillje totale për ligjin procedurial. Qëndrimi i ambasadës amerikane, do të thotë i qeverisë amerikane, për këtë çështje nuk ka ndryshuar. Kështu që del se për ambasadorët amerikanë në Shqipëri, të cilët janë me ligj përfaqësues të shtetit amerikanështë se “Bechtel” në Shqipëri ka punuar keq.
        Por ja ku del një tjetër ambasador amerikan, në Kosovë, i cili është përfaqësues i shtet dhe thotë se “Bechtel” ka bërë në Shqipëri një punë të lavdërueshme. Atëherë ose ky ambasador po gënjen, ose dy ambasadorët e fundit amerikanë në Shqipëri kanë punuar keq. Edhe kontrata mes qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit “Bechtel”-“Enka” është e ngjashme me atë që u bë në Shqipëri. Kontrata u nënshkrua pa pasur një projekt të miratuar,dhe kostoja e deklaruar e rrugës është quajtur shumë e lartë. Kuptohet se këto gjëra janë bërë për të njëjtën arsye sin ë Shqipëri, se qeveria e Kosovës, ashtu si ajo shqiptare nuk mund të presë sat ë bëhet projekti, i cili bëhet me tender ndërkombëtar për kompaninë që do ta bëjë, kjo pastaj kërkon kohë, bëhet oponenca, e kështu kalojnë vite. Gjithashtu, qeveria e Kosovës, ashtu si ajo shqiptare, nuk e ka të gjithë shumën e parave, prandaj nuk mund të bëjë një tender ndërkombëtar. Rruga kombëtare është çështje e raison d’ etat, dhe duhet bërë pavarësisht procedurave, të cilat në këtë rast e pamundësojnë ndërtimin e saj.
        Ndryshimi në qëndrim mes dy ambasadorëve të fundit amerikanë në Shqipëri dhe ambasadorit amerikan në Kosovë është simptomë e forcave të këqija që formësojnë politikën amerikane ndaj Shqipërisë. Kjo tregon se pas qëndrimit të diplomacisë amerikane në Tiranë për çështjen e rrugës në fjalë qëndrojnë lobet antishqiptare në Ëashington, grek dhe serb. Këta e kanë parë si më të thjeshtë që ta pengojnë ndërtimin e rrugës kombëtare shqiptare në pjesën që kalon në Republikën e Shqipërisë, se në Kosovë vëmendja e qeverisë amerikane është më e madhe, për shkak të rrjedhës së ngjarjeve, dhe atje nuk mund të bëhej ajo që u bë në Tiranë për ta penguar ndërtimin e rrugës. Tekefundit, nëse pengohej ndërtimi i rrugës në Shqipëri, atëherë nuk kishte rëndësi nëse rruga ndërtohej në Kosovë apo jo.