Agim Vinca

VITI 2013 - VIT I KUJTESËS

Lajmëtari Shkup at Agim Vinca - 2 months ago
*Agim Vinca* “I kam borxh vitit ’13 që s’ia mbylla plagët”. Xh. Spahiu, Borxhet e mia Derisa viti që lamë pas, 2012-a, për shqiptarët ishte, me të drejtë, vit feste, viti në të cilin kemi hyrë, 2013-a, do të duhej të ishte: vit kujtese. Në ç’kuptim? Shqipëria, pas një robërie të gjatë gati pesëshekullore, u shpall, më 28 nëntor 1912, “e lirë dhe e mosvarme”, por shqiptarët dhe trojet e tyre, me vendimin e padrejtë të Fuqive të Mëdha, u ndanë në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke mbetur, më tepër se gjysma e tyre, nën sundimin e... more »

Në Ballkan secili pandeh se ia ka hedhur tjetrit

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 2 months ago
*INTERVISTË ME AGIM VINCËN* * * *Agim Vinca* *“Epoka e re”: Përshëndetje Profesor dhe urime 65-vjetori i lindjes! Keni botuar dhjetëra libra, secili më në zë se tjetri dhe më i veçantë se tjetri. Keni publikuar qindra opinione për fenomene të ndryshme letrare, kulturore, arsimore, gjuhësore, politike e shoqërore. S’keni heshtur kurrë për kurrfarë padrejtësie, që i është bërë shtetit e as kombit. S’besoj se do të heshtni as tash e tutje. Por, kaherë krijuesve u është bërë kjo pyetje, “Pse shkruani?”, por edhe janë dhënë shpjegime të ndryshme nga ta. Pse shkruan profesor Agim Vinca?* ... more »

“Testamenti” i Faik Konicës, trillimi dhe e vërteta

Lajmëtari Shkup at Agim Vinca - 3 months ago
*Nga Prof. Nasho Jorgaqi* * * * * *Prof. Nasho Jorgaqi*Këtë dhjetor u mbushën plot shtatëdhjetë vjet nga dita kur Faik Konica u nda nga jeta. Një përvjetor që opinioni shqiptar, për fat të keq, e kaloi në heshtje. Ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Por askush nuk u kujtua për të vendosur qoftë dhe një tufë lulesh mbi eshtrat e tij, që tani prehen në kodrat e Liqenit. Me sa duket, fanfarat e zhurmshme të politikës së ditës, nuk po lënë të dëgjohen zërat e historisë. Një zë i tillë është dhe ai i Faik Ko... more »

Veprat e botuara

Lajmëtari Shkup at Agim Vinca - 3 months ago

Ne Sarande me Irena Gjonin

Lajmëtari Shkup at Agim Vinca - 4 months ago
Irena Gjoni,Foto: Agim Vinca Foto: Irena Gjoni

FLET PROFESOR AGIM VINCA:TE REAGUARIT, DETYRE E ÇDO KRIJUESI DHE INTELEKTUALI

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
Në një kohë kur apatia dhe mosreagimi ndaj padrejtësive e problemeve shoqërore ka përpirë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nivelit shoqëror që përfaqësojnë; përballë këtij realiteti, ku të gjithë ulin kokën dhe pranojnë në heshtje e kapërdijnë çdo prapësi të keqqeverisjes dhe sharlatanizmit të politikanëve apo drejtuesve, thuajse në të gjitha nivelet drejtuese, pikërisht mes kësaj amullie mbizotëruese dhe njëherësh paralize të reagimit, vjen një zë kumbues, një penë e ndritur, një autoritet i mendimit dhe i shkencës shqiptare, një personalitet imponues dhe gjithnjë kërkues e hetu... more »

KAMBANË NË QAFË!

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Agim Vinca* * * *KAMBANË NË QAFË!* *(Rekuiem për veten dhe shokët e mi)* Qe ditë me diell, muaji maj. Më e bukura stinë, kur mora pusullën me vulë e nënshkrim! Tani jam i lirë, plotësisht i lirë, të dashur miq! I kam gjashtëdhjetë e pesë dimra e beharë mbi kurriz dhe shtatëdhjetë e pesë euro në xhep! Mund të bëj ç’të dua. Po, për besë! Të shkruaj kujtime për veten dhe të tjerët, të vajtoj për ëndrrat dhe iluzionet e mia djaloshare… Mund të dal në Gërmi çdo mëngjes, të pi kafe te vila *Lira* për vetëm pesëdhjetë centë; t’i mbush mushkëritë me ajër e klorofil a të vetëhelmohem me tym e n... more »

POEZIA ISHTE ARTI, FEJA DHE IDEOLOGJIA E TIJ (In Memoriam - Ali Podrimja, 1942-2012)

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Agim Vinca* Lajmi për vdekjen e Ali Podrimjes më gjeti në vendlindje, në Strugë, tek gjendem në pushime. Mu për këtë, duke qenë larg Prishtinës e Ulpianës, lagjes ku deri dje, në jo më shumë se dyqind metra largësi, jetonim bashkë, e përjetova rëndë këtë lajm. Nuk më vjen turp aspak të them se kur më njoftuan se në Francë, në afërsi të qytetit të Lodevës, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në manifestimin letrar “Zërat e Mesdheut” (Voix de Méditerranée), është gjendur trupi i tij i pajetë, qava. Gati dënesa midis Struge, në pikë të ditës. E ishte e shtunë, ditë pazari! “A qan b... more »

Rector Magnificus

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
* Agim Vinca* ** * Agim Vinca* *A do të ketë, më në fund, Universiteti i Prishtinës një rektor normal?* Universiteti i Prishtinës pas luftës nuk ka pasur fat me rektorët. Në krye të institucionit deri vonë të vetëm publik të arsimit të lartë në Kosovë, Universitetit të Prishtinës, kanë qenë njerëz pa kapital shkencor, pa kredibilitet moral dhe pa përgjegjësinë e duhur profesionale. Për më keq, postin e njeriut të parë të këtij institucioni e kanë ushtruar, siç dihet, edhe individë të cilët gjatë mandatit të tyre kanë bërë veprime, që s’përkojnë me normat elementare të sjelljes njer... more »

DËSHMIA SIPËRANE E POETIT

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Agim Vinca* (Burgologjia e Visar Zhitit në dy libra autobiografikë) E arrestuan më 8 nëntor 1979, në ditë feste, ditën e themelimit të PKSH-së së famshme, që ndërkohë e kishte ndërruar emrin e saj në PPSH, ndërsa po pinte kafe me një mikun e tij piktor në barin e hotelit të vetëm të qytetit të Kukësit, ku kishte zbritur nga fshati në të cilin punonte mësues, edukonte vogëlushët, bij të fshatarëve të varfër. Papritmas, si në ndonjë film absurd, në jetën e tij u shfaqën operativi i zonës, gazi i degës, prangat… Pasuan shtatë vjet burg (1979-1987), marrjet në pyetje ditën e natën, n... more »

POET ME VETËDIJE TË LARTË KOMBËTARE DHE ESTETIKE (Xhevoja si e kam njohur unë. Kujtime dhe opinione)

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Agim Vinca* * * ** POET ME VETËDIJE TË LARTË KOMBËTARE DHE ESTETIKE (Xhevoja si e kam njohur unë. Kujtime dhe opinione) 1. Kur dëgjova lajmin për sëmundjen e Xhevahirit u pikëllova shumë. Aq më shumë kur mora vesh për llojin e sëmundjes. Po e humbte të folurit njeriu që edhe bisedën e bënte art. Ç’fatkeqësi! Sepse, është kënaqësi të lexosh poezitë e Xhevahir Spahiut, të cilat me bukurinë e tyre të ofrojnë një përjetim të rrallë estetik, por është përjetim i veçantë të rrish me të rreth tavolinës, sidomos kur mbi të ka edhe ndonjë gotë verë a raki. E kam provuar këtë shumë herë jo ... more »

EPITAF I BARDHË (poezi)

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
Agim Vinca EPITAF I BARDHË Borë e bardhë, që ra sivjet. Na u bë, befas, bukuri që vret. Borë e bardhë e sivjetme. Na e solli kaq pranë fjalën vdekje. Borë e bardhë, ëndërr fëmijësh. Diccka të zezë, brenda kish. Borë e bardhë e këtij dimri. Sa fort m’i ngjau një qefini. Borë e bardhë e ’85-ës. Befas m’i ngjau (sa keq) varrezës. (janar 1985) Nga libri “Arna dhe ëndrra”, Rilindja, Prishtinë 1987.

PËR NJË FJALOR TË RI TË FJALËVE TË HUAJA (Nga libri (Po)etika e fjalës, ARS-ZZ, Tetovë 2010, f. 380-388)

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
* Një qasje shkencore problemit të fjalëve të huaja dhe një kontribut modest leksikografisë shqiptare, duke marrë si shkas Fjalorin e fjalëve të huaja** të Institutit Albanologjik, botim i vitit 1988* *Prof. Agim VINCA* * * * * *Prof. Agim VINCA* * * * PËR NJË FJALOR TË RI TË FJALËVE TË HUAJA* * Njerëzit që flasin e shkruajnë në mediat tona, veçanërisht gazetarët (pjesa dërrmuese e tyre), por edhe disa intelektualë, publicistë e kritikë letrarë, përdorin vend e pa vend fjalë të huaja jo vetëm për shkak të modës, por edhe pse shumë her... more »

Kur kremtohet Dita e Flamurit (Kuqezi në Amerikë)

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Për Amerikën, vendin e begative të mëdha dhe të demokracisë së vërtetë, dikur thuhej: "Ha, merr edhe ik!" Kështu deshifrohej emri i këtij vendi të madh e të pasur nga shqiptarët, të cilët shkonin atje për të fituar dhe për t'u kthyer sërish në vendin nga vinin* *Agim VINCA* * * ** I ftuar nga Bashkësia Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Hasan Prishtina" e Connecticut-it (Konektikat) për të marrë pjesë në kremten e Ditës së Flamurit, qëndrova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth dy javë: nga data 25 nëntor deri më 9 dhjetor 2011. Ishte hera e tretë që shkoja në Amerikë, në vendin... more »

KAOSI DHE SUKSESI (Çka i shkroi albanologu kanadez dr. Robert Elsie profesor Agim Vincës 11 vjet më parë?)

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Agim Vinca* "Të uroj sukses në kaosin e tanishëm në Kosovë!... Dhe ju uroj pak dritë (elektrike)!..." Agim Vinca Në një letër që më dërgonte nga Gjermania në ditët e para të emërimit tim "ministër i arsimit", Robert Elsie më shkruante: "Mora vesh se ke hyrë pak në politikë... Të uroj sukses në kaosin e tanishëm në Kosovë!". I lexova dhe rilexova këto fjalë të mikut tim të vjetër, albanologut Robert Elsie, me të cilin na ka lidhur për më se dy dekada dashuria për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. I nënvizova me laps fjalët kyçe të letrës së tij: kaosi dhe suksesi. A shko... more »

TE RRAPI NË DOLLOGOZHDË

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Agim Vinca* * * Agim Vinca * * Dollogozhda është një nga fshatrat më të mëdha shqiptare të komunës së Strugës. E kam njohur që nga fëmijëria, kur shkoja për “myzhde” te Zhakallarët, bijë e të cilëve ishte kunata ime e madhe, një grua e zonja e bujare, e cila i lindi tim vëllai tre djem si drita, njërin pas tjetrit varg. Sa herë që shtëpia jonë bëhej me një anëtar të ri, isha unë, vëllai i vogël, ai që duhej të shkonte për të dhënë lajmin e gëzuar te familja e Nuses. Nisesha nga shtëpia në mëngjes, duke përsëritur me vete fjalët... more »

TE VARRI I POETIT (Në kujtim të dy bardëve të poezisë moderne shqipe: Lasgushit dhe Migjenit)

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
*Agim Vinca* Agim Vinca Me duart e mia i kam mbledhur copat e mermerit te varri i poetit Lasgush Poradeci në Pogradec në maj të vitit 1991. (E kam mbajtur sekret këtë vaki plot 15 vjet, por, tani kur në shoqërinë shqiptare nuk ka mbetur më pothuajse asnjë fshehtësi, kujtoj se ka ardhur koha ta bëj publike). Pata shkuar me familje nga Struga në Pogradec për piknik ditën e Një majit, kur u lejua, për herë të parë pas gati gjysmë shekulli, kalimi i kufirit me leje të njoftimit dhe puna e parë që bëra, pas vizitës në familjen e mikut tim të vjetër, doktor Mistos ... more »

FILOZOFI KALLËZIMTAR

Botimet Shqiptare at Agim Vinca - 4 months ago
FILOZOFI KALLËZIMTAR: *Agim Vinca* Për të flitej si për një njeri të rrallë, shumë të ditur, shumë punëtor, patriot, erudit, gjeni. Emri i tij dëgjohej shpesh në biseda studentësh e intelektualësh dhe hasej gjithnjë e më shpesh në faqet e shtypit e të periodikut, poende, edhe në kopertina librash. Filozof, estet, sociolog, politikolog, punëtor shoqëroro-politik, publicist, aktivist, shkurt: gjithçka. I lumi ai për vete dhe lum ne për të! Ai i ka lexuar të gjithë librat e bibliotekës së tij prej mijëra librash. Merre nga rafti cilindo libër dhe hape ku të duash, në cilë... more »