A janë këto FOTO provat që do ndryshojnë rrjedhën e luftës në Siri?


Prej ditësh mediat ziejnë nga lajmi se në Siri janë përdorur armë kimike kundër popullatës civile.
Fillimisht ishte shërbimi sekret izraelit që bëri të ditur se ndaj civilëve mund të jetë përdorur gazi sarin.
Më pas ishin amerikanët që deklaruan se mund të jetë e vërtetë që janë përdorur armë kimike.
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se nëse një gjë e tillë faktohet, loja në Siri do të ndryshojë.
Ka media që paralajmërojnë se në tryezën e presidentit amerikan është edhe ndërhyrja ushtarake në Siri. Më parë ai ka deklaruar se nëse përdoren armë kimike nga regjimi i Assad, atëherë është kaluar vija e kuqe.
Por Obama ka përsëritur se nuk ka një nxitim për të ndërhyrë në vendin e shkatërruar nga lufta, edhe pse grupet opozitare në Siri po bëjnë thirrje të dëshpëruar për ndihmën e Perëndimit.
Ndërkohë këto imazhe tregojnë se mund të jetë përdorur armë kimike.
Në pamjen e parë duken qengja dhe dele të ngordhura si pasojë e gazit që është çliruar nga goditja e një rakete.
Kurse një video e postuar në YouTube tregon viktimat e regjimit sirian duke nxjerrë shkumë nga goja, si pasojë e gazit nervor sarin.
Pamjet u postuan nga një mjek i trajnuar në Britaninë e Madhe./ep
1
2
3
4
5
6
7