Gjykatësja ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve te Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së, për ta shpallur aktakuzën e jashtëligjshme, ngase vlerëson se s`ka bazë ligjore.
Pas kësaj prokurori ka shpërndarë për gjithë të akuzuarit nga një CD, ku siç ka thënë ai janë disa dëshmi të siguruara nga raportet policore, mediave dhe vendime të organeve të drejtësisë.
Kurse mbrojtja ka kërkuar që dëshmitë të sillen në mënyrë të shkruar dhe jo në këtë mënyrë. Po ashtu mbrojtja ka kërkuar nga prokuroria të deklarohet se çfarë është kjo CD dhe pse nuk është sjellë më herët.
Trupi gjykues i ka kërkuar një përgjigje prokurorit, por ai ka kërkuar kohë për të kthyer përgjigje. Ky trup i ka kërkuar prokurorit që brenda pesë ditëve të tregojnë se çfarë përmban CD-ja e cila i’u dha të akuzuarve.
Avokati Tahir Rrecaj, ka theksuar se provat të cilat i ka konfiskuar prokuroria janë kthyer si të dëmtuara dhe disa nuk i janë kthyer fare. Po ashtu Turpi gjykues e ka urdhëruar mbrojtjen që brenda pesë ditëve të tregojnë se cilat dokumente mungojnë nga provat.
Avokatët kërkojnë të mos mbahet seanca, e konsiderojnë të jashtëligjshme
Gjykatësja e seancës fillestare ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së pritet te marre vendim nëse do te pranohet kërkesa e avokateve mbrojtes, të cilët kane kërkuar qe te mos mbahet seanca meqë vlerësojnë se është e kundërligjshme pasi mendojnë se edhe vet aktakuza eshte e kundërligjshme.
Gjithashtu mbrojtja kërkon që të mos lexohet aktakuza.
Gjykatësja ka kërkuar qe kërkesa e avokateve te jete me shkrim, per vendosur me pas nese ajo do te pranohet.
Ndërsa, Prokurori ka kërkuar që te përjashtohet avokati mbrojtës Karim Khan, gje qe është hedhur poshtë nga gjykatësja, e cila ka thene se meqë ka gjykatës dhe prokuror te huaj, nuk ka arsye qe edhe avokati mbrojtes te mos jete i huaj. Gjithashtu, Gjykata vendosi Khan të mbrojë Limajn pasi që posedon licencë nga Oda e Avokatëve të Kosovës.