Në Reçak të Shtimes, një ditë para përvjetorit të masakrës së në këtë fshat, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit William Walker. Ky i fundit falënderoi fshatarët dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave tha se është bërë edhe ai.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha: Organizata ndërkombëtarë në atë kohë filluan të mobilizoheshin në Kosovë, në kuadër të këtyre, ishte njeri i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker.
“Në mbështetje të fuqishme të ShBA-ve, ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje”, tha ai.
Kurse, ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën më rëndësishme të tij.
“Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, tha ai.
Miku i Kosovës William Walker nuk është admirues i tanimë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha: Organizata ndërkombëtarë në atë kohë filluan të mobilizoheshin në Kosovë, në kuadër të këtyre, ishte njeri i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker.
“Në mbështetje të fuqishme të ShBA-ve, ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje”, tha ai.
Kurse, ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën më rëndësishme të tij.
“Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, tha ai.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, në shënim të 18 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat, ku tha se masakra e Reçakut është dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri Mustafa shprehu nderimet më të larta institucionale dhe personale për martirët e kësaj masakre.
“Sot, jemi këtu për të bërë nderime për viktimat e Reçakut. Është fjala për një masakër ndër më të mëdhatë që është kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të përkujtojmë dhe të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin dhe për masakrat e krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet të përgjigjen për të gjitha ato që i kanë bërë në Kosovë dhe që në asnjë rast nuk do t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme edhe njëherë, qoftë në Kosovë qoftë në Ballkan”, ka thënë kryeministri Mustafa.
“Kujdes nënë, ata do të vrasin”, ishin fjalët e fundit të Halim Beqirit, 12 vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe. Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg. Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha Ata vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë”, ka rrëfyer nëna e tij Ema për të dërguarin special të gazetës “Liberation”, në Kosovë, gazetarin Pier Azan.
Kështu Azan në atë kohë nisi artikullin kushtuar masakrës së Reçakut me titull “Ishim të sigurt se të gjithë do të vdesim”, kishte sjell edhe rrëfimin e Azemit, një burrë rreth të dyzetave për masakrën që ndodhi në Reçak.
“Burrat u ndanë në disa grupe. Nja 29 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do na çonin në stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma në të katër anët. Pjesa tjetër e grupit u dërgua në përrua. Policët serb i prisnin që t’i vrisnin. Të shtunën, trupat e këtyre 20 burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin vrarë. Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me gjakftohtësi. Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush Azem Kamberit, 62 vjeçar. Kufoma e tij pa kokë ishte pranë shtëpisë së tij. Vëllau i tij, Bedriu, 55 vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë”, vazhdonte rrëfimin Azemi.
Kurse, në artikullin tjetër me titull “Masakra e Reçakut, rrëfimi i një dëshmitari çelës”, gazetari Pier Azan, sjell dëshminë e një vëzhguesi të OSBE-së, që gazetari e paraqiti në atë kohë me emrin Mike.
“Rreth orës 15:45, forcat serbe u larguan nga fshati dhe ne vendosëm të hynim në Reçak. Një duzinë civilësh ishin aty në një gjendje tronditëse. Njëri nga ta na zgjati diçka, njëri nga njerëzit e mi e mori. Papritmas konstatuam se ishte pjesë kafke. Përkthyesi ynë na shpjegoi se ky njeri sapo kishte gjetur kufomën e vëllaut të vet, me kokë të copëtuar. Ne pamë një trup. Plumbi i kishte krisur mbi kokë dhe tërë kafka ishte copëtuar. Fshatarët na thanë se nja 20 burra ishin arrestuar. Një grua na tha se burrat ishin dërguar për ekzekutim”, rrëfente në atë kohë vëzhguesi i OSBE-së.
Gazetari vazhdonte rrëfimin duke thënë se ata janë kthyer në Reçak edhe të nesërmen në mëngjes, kurse pasdite aty ka arritur gjenerali William Walker, shef i Misionit të OSBE-së, i cili me t’u kthyer në Prishtinë në një konferencë për media tha se “unë i akuzoj forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për këtë masakër. Para disa ditësh, UÇK-ja liroi 8 ushtarë serbë. Prisnim një masë reciprociteti. Ecka kemi në vend të saj ? Vrasje të 40 civilëve të pafajshëm. Dëshiroj të di se kush ka dhënë urdhër. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, ka thënë Walker.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walker-in “person nongrata”, dhe i dha një afat prej 48 orëve për t’u larguar nga Jugosllavia.
Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-së.
Dje në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut u zbulua shtatorja e mikut të shqiptarëve ish-ambasadorit, William Woker, i cili para 18 vjetësh sensibilizoi botën për masakrën që kishte ndodhur në Reçak, e cila ishte njëri nga shkaktarët kryesor për nisjen e përgatitjeve për bombardimin e caqeve serbe.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini, ku ka komentuar të kaluarën e aktualitetet politike në vend.
Është pyetur edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se nuk është admirues i tij.
Kur pyetet për figurën e Thaçit, e vetmja lëvdatë që Walker jep për Thaçin është për dukjen e tij, ndërsa thotë e vetmja gjë që Thaçi di të bëj, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët.
“Ai është burrë i pashëm”, thotë ai.
“Ka mësuar shumë ndër vite se si t’i mbajë të lumtur ndërkombëtarët. Nuk jam admirues i tij”, thotë ai.
Walker konsideron se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.
“Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker.
Sipas Walker, Thaçi është njeri interesant, por thotë se koha e tij ka kaluar.
“Ka qenë kryeministër tash president. I ka kaluar koha”, thekson Walker.
I pyetur se a ka qenë e mundshme që Thaçi t’i bëj gjërat më mirë, Walker përgjigjet: “Absolutisht po”.
“Pas pavarësisë nuk e mori përgjegjësinë dhe më shumë ishte i fokusuar se si t’i mbajë të kënaqura ambasadat se sa qytetarët”, ka thënë ai.
Si përfaqësues i misionit vëzhgues të OSBE-së, Walker në rrethana të luftës në Kosovë, masakrën Reçakut të regjimit të Millosheviqit e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.
Deklaratën e Walker mund ta gjeni në videon e mëposhtme nga minuta e 40-të