Zymer Neziri, �K�ng� t� kreshnik�ve�, Sht�pia botuese �Libri Shkollor�, Prishtin�, 2010 (ribotim), 272 f.


Zymer Neziri, �K�ng� t� kreshnik�ve�, Sht�pia botuese �Libri Shkollor�, Prishtin�, 2010 (ribotim), 272 f.

Shkruan: Begzad Baliu
Ndon�se poezia epike gojore �sht� nj�ra prej gjinive m� t� mo�me dhe m� t� pasura t� let�rsis� gojore shqiptare n� p�rgjith�si, lloji epik i k�ng�ve t� kreshnik�ve nuk mund t� thuhet se ka pasur pasqyrim t� dendur n� studimet shqiptare. Kjo mund t� thuhet p�r shum� arsye. N� kultur�n shqiptare k�nga kreshnike paraqet nj�r�n prej shtresave t� r�nd�sishme etnokulturore t� popullit shqiptar. K�tij fondi t� pasur, i cili vazhdon t� pasurohet edhe m� tej, fal� gjall�ris� s� tij t� m�tejshme n� shum� zona, t� Shqip�ris� dhe Kosov�s veriper�ndimore, ende nuk i �sht� dh�n� vendi i merituar n� studimet tona, ndryshe nga p�rkushtimi q� kan� p�r epik�n e tyre gjerman�t, francez�t, finlandez�t dhe m� n� fund sllav�t, pavar�sisht prej dyshimit q� kan� k�ta t� fundit p�r shtratin e epik�s s� tyre. Nj�ri prej fondeve tona, i njohur si �Visaret e kombit� t� k�ng�ve kreshnike nd�rmjet dy luft�rave bot�rore, i cili bashk�jeton edhe m� tej brenda nj� fondi t� madh, sikur thuhet, t� epik�s sllave n� Universitetin e Harvardit, vet�m vitin e fundit �sht� vler�suar me nj� hulumtim fillestar t� autorit t� k�tij libri q� po e paraqesim, i cili koh� m� par� ka b�r� edhe pasqyr�n e plot� t� epik�s shqiptare brenda t� k�tij fondi, shpesh t� p�rfolur deri n� shkall� t� let�rsis� artistike. Fondi tjet�r i gjysm�s s� par� t� shekullit XX, i njohur si �Visaret e Kombit� ende nuk ka p�rjetuar nj� ribotim t� plot�, nd�rsa fondet e m�dha t� mbledhura n� gjysm�n e dyt� t� shekullit XX (Fondi i epik�s, i mbledhur nga brezi i Zihni Sakos; Fondi i epik�s, i mbledhur dhe i studiuar nga Qemal Haxhihasani; si dhe Fondi i epik�s, i mbledhur dhe i studiuar nga Zymer Neziri) ende nuk e kan� par� drit�n as p�r s� af�rmi. Ndon�se e sulmuar, e v�n� n� dyshim dhe madje e p�rvet�suar nga shkenca sllave, epika shqiptare ende nuk �sht� b�r� objekt shterues i nj� monografie t� plot� vend�se, pavar�sisht se nj� num�r studimesh t� botuara sidomos n� serin� ��shtje t� folklorit shqiptar (n� shtat� v�llime) kan� b�r� shum� sprova p�r t� dh�n� p�rgjigje p�r fenomene dhe dukuri t� r�nd�sishme t� k�saj gjinie, si n� plan t� brendsh�m ashtu edhe n� aspektin krahasimtar etj. 

P�rtej gjith� k�saj, p�r epik�n legjendare t� ciklit t� kreshnik�ve, m� shum� se 100 vjet pas fillimit t� botimit(fragment) t� saj nga themeluesi i albanologjis� shkencore Gustav Majeri(1897) dhe pak m� pak se nj�qind vjet pas botimit t� saj nga nj� shqiptar � Gasp�r Jakova �Merturi (1904), ende nuk kishim nj� antologji, e cila n� p�rmasa m� t� gjera apo m� t� rrudhura do t� jepte nj� pasqyr� t� plot� t� zhvillimit historik t� saj, t� shtrirjes s� saj gjeografike n� trojet etnike shqiptare, t� gjurmimit, t� vjeljes dhe t� studimit t� saj, t� pasuris� gjuh�sore (leksikore, onomastike, gramatikore etj.) t� pasuris� letrare artistike, t� trash�gimis� etnografike e historike etj. 

N� Shqip�ri, pavar�sisht prej disa blejve t� botuar pjes�risht edhe me l�nd� epike, kjo nuk b�hej, sigurisht p�r shkak se ende nuk ishte arritur t� kryhej projekti i madh i botimit t� let�rsis� popullore shqiptare (prej epik�s e deri tek loj�rat p�r f�mij�). N� Kosov�, nd�rkaq, ndon�se e pandaluar me vendime t� ve�anta shtet�rore, kjo gjini letrare nga institucionet shtet�rore shikohej me dyshim dhe vler�sohej si l�nd� e rrezikshme p�r shum� shkaqe kulturore, historike dhe sidomos politike, prandaj k�ng�tar�t, hulumtuesit, mbledh�sit dhe sidomos studiuesit e saj, mund t� kishin pasoja nga administrata shtet�rore. M� n� fund, k�to pasoja i ka bartur edhe autori i k�tij v�llimi, i nj� v�llimi nga Epika legjendare e Rugov�s (V) dhe i nj� numri t� konsideruesh�m studimesh p�r epik�n legjendare e historike dhe p�r etnografin� e zonave q� ishin dhe jan� bart�se t� k�saj gjinie letrare, me p�rkushtim t� ve�ant� krahin�n e Rugov�s. 

Vet�m n� vitin 1999, nj�rit prej epikolog�ve m� t� p�rkushtuar n� studimet shqiptare, dr. Zymer Nezirit (bashk�pun�tor i lart� shkencor n� Institutin Albanologjik t� Prishtin�s), i shkoi p�r dor� t� p�rgatis� nj� antologji t� k�ng�s kreshnike, e cila e plot�suar u ribotua edhe nj�her� m� 2001. Zgjedhja e autorit p�r p�rgatitjen e k�saj antologjie do t� mund t� lavd�rohej jo vet�m p�r p�rgatitjen profesionale t� tij, por edhe p�r p�rkushtimin material e shpirt�ror t� tij ndaj l�nd�s. Nuk ka dyshim se autori i saj �sht� nd�r njoh�sit e mir� t� bot�s materiale dhe shpirt�rore t� bart�sve t� epik�s shqiptare, prej gjirit t� s� cil�s rrjedh edhe vet�. 

Ndon�se �sht� nj� antologji e p�rgatitur p�r nevoja t� gjimnazist�ve, ajo n� nj� mas� t� mir� sjell dhe ndri�on disa nga elementet historike, gjeografike, letrare artistike dhe gjuh�sore t� k�ng�ve kreshnike. 

Antologjin� e p�rb�jn� tri t�r�si: parath�nia e autorit, nj� hyrje, e shkruar nga Zihni Sako dhe Qemal Haxhihasani, pjesa qendrore e antologjis�, ku jan� botuar tridhjet� k�ng� dhe nj� antologji e zgjedhur mendimesh t� studiuesve dhe njoh�sve t� shquar t� k�saj fushe. Ajo hapet me nj� parath�nie t� autorit, n� t� cil�n sh�non jo vet�m konceptet, parimet dhe modelin, q� i ka sh�rbyer p�r p�rgatitjen e k�saj antologjie, por sikur ka sjell� edhe nj� sintez� t� p�rgjithshme t� dijes s� sotme p�r p�rb�r�sit e epik�s legjendare n� p�rgjith�si. 

Prej parath�nies s� k�saj antologjie t� par� t� k�ng�s kreshnike kuptojm� jo vet�m parimet themelore mbi t� cilat �sht� nd�rtuar ajo, por edhe p�r ndikimin e p�rb�r�sve historik�, gjeografik� e artistik� t� k�ng�s kreshnike n� modelin e nd�rtimit t� saj. Ndryshe, nuk ka se si t� shpjegohet fakti se antologjia �sht� nd�rtuar nga tridhjet� k�ng�t m� t� bukura nga rreth gjysm� milioni vargjesh sa besohet se jan� mbledhur nga ky lloj i epik�s. Ndon�se �sht� b�r� nj� p�rpjekje serioze dhe e p�rkushtuar, e dh�na se nga epika shqiptare jan� t� vjela rreth gjysm� milioni vargjesh, na jep t� kuptojm� se para autorit t� saj shtrohet k�rkesa e p�rgatitjes s� nj� antologjie m� t� gjer�, e kjo dmth. m� t� plot�, p�r p�rfshirjen e vlerave m� t� ve�anta t� k�saj gjinie n� let�rsin� ton�. Sikur thekson edhe autori, n� p�rgatitjen e antologjis� �sht� nisur nga parimi i vazhdim�sis� historike dhe asaj t� shtrirjes gjeografike. �sht� e kuptueshme prandaj pse n� k�t� antologji gjenden tridhjet� k�ng�, t� mbledhura apo t� botuara nga viti 1897 e deri n� vitin 1997 nga: Donat Kurti, Barnardin Palaj, Rrustem Berisha, Qemal Haxhihasani, Anton �etta, Zymer Neziri, Nimon Alimusaj, Ismail Doda, Adem Boroci, Jahir Ahmeti, Halil Mujaj, Tefik Buzoku, Shazim Adili e Fazli Hajrizi; dhe nga albanolog� t� huaj�, si: Gustav Majeri e Maksimilian Lamberci; dhe �sht� po kaq e kuptueshme pse brenda k�saj antologjie kan� gjetur vend tridhjet� k�ng� t� tridhjet� krahinave e krahin�zave t� ndryshme, ku historikisht �sht� k�nduar dhe k�ndohet k�nga kreshnike: Nikaj, Shal�, Rugov�, M�rtur, Llapush�, Grud�, Llap, Kraj�, Puk�, Tropoj�, Shosh, Kelmend, Kastrat, Dib�r, Gallap, K�r�ov�, Drenic�, Bregu i Mat�s etj., nd�rsa n� k�ng� k�ndohen tridhjet� kreshnik�: Muja, Sokole Halili, Gjergj Elez Alia, Musa Qesexhi, Mehmet Bajraktari, Ali Bajraktari, Arapi i Zi, Arnaut Osmani, Bardhja e Bardh�, Bani Zadrilia, Tale Budalina, �ika e Kreshte Kapidanit, Dezdar Osman Aga, Dylberja e Bardh�, Fatimja, Gjure Kapedani, Kraleviq Marku, Milloshi i Grebenit, Motra e Gjergj Elez Alis�, Pasha i Vidimit, Zana Zullum�are etj., dhe nj� varg heronjsh legjendar�, si t� krahinave ku k�ndohen ato k�ng� ashtu edhe t� krahinave fqinje apo edhe t� vendeve e t� etnive t� larg�ta, nga tridhjet� k�ng�tar�, p�rkat�sisht lahutar� t� dy shekujve t� fundit XIX-XX: Mhill Pr�ka, Shaban Groshi, Haxhi Meta-Nilaj, Sef� Gashi, Zef Tisha, Hysen Alimusaj, Riza Bllaca, Mirash Gjoni, Sokol Avdiaj-Bru�aj, Sadik Mehmeti, Lan Nure Bardhi, Gjon Pali, Osman Arifi, Rexhep Ukshini, Mirash Ndou, Tom� Sokoli, Ded� Nikoll� Loshi, Palok Ujka, Cen� Jah� Latifi, Ejup G�rbeshi, Merteza Bajrami, Halim Dauti, Ndue Lulashi, Nezir Keqa dhe kat�r anonim�. 

Sikur mund t� shihet, nga fjala hyr�se e autorit dhe nga k�ng�t e zgjedhura p�r antologji, n� zgjedhjen e tyre autori �sht� nisur edhe nga p�rb�r�sit m� antologjik� t� k�tyre k�ng�ve. Fala �sht� p�r motivet kryesore t� tyre, sikur jan�: �fuqia fizike e kreshnikut dhe zanave, martesat dhe pengesat, mbrojtja e nderit t� familjes, mbrojtja e nderit t� krahin�s etj.�(5) P�rtej nj� modeli thjesht historiko-letrar, q� gjat� gjysm�s s� dyt� t� shekullit XX, ka qen� i zakonsh�m n� p�rpilimin e antologjive letrare, autori ka shtuar edhe elemente t� struktur�s s� brendshme t� vet� k�ng�ve, prandaj edhe antologjia si e till� del mjaft origjinale. 

Ndon�se i shkruar shum� vjet m� par� dhe p�r nevoja t� tjera, studimi i Zihni Sakos dhe Qemal Haxhihasanit, i botuar k�tu si hyrje del me shum� interes dhe plot�son n� shum� aspekte parath�nien e autorit t� antologjis�. Ky teksti, i dy prej epikolog�ve tan� t� m�dhenj t� t� gjitha koh�ve, �sht� botuar mbase jo vet�m p�r shkak t� respektit ndaj bard�ve t� let�rsis� popullore, por edhe p�r shkak se ky tekst, sikur t� ishte porositur pik�risht p�r k�t� antologji, paraqet sintez�n m� t� plot� t� vlerave historike, letrare dhe artistike t� epik�s legjendare. 

Autor�t kan� trajtuar k�tu zhvillimin historik t� k�ng�ve kreshnike dhe vendin e tyre n� nd�rtimin e bot�s materiale e shpirt�rore t� mal�sorit shqiptar; lahutar�t si bart�s t� p�rkushtuar t� k�tyre epeve nga nj�ri brez tek tjetri; ve�orit� muzikore t� k�tyre k�ng�ve; bot�n e madhe t� personazheve t� nd�rtuar sipas nj� rendi shum� t� ve�ant� historik, gjeografik dhe mitik, p�r t�u ndalur n� dy nga figurat qendrore dhe m� karakteristike t� k�ng�ve kreshnike jo vet�m tek lahutar�t shqiptar�; n� nj� nga vlerat m� t� r�nd�sishme t� kultur�s kanunore shqiptare �bes�n; ambientet e banimit t� kreshnik�ve, n� k�t� rast kull�n, t� njohur edhe sot si banes� tipike t� zonave veriore shqiptare; mjetet stilistike-artistike dhe vlerat themelore letrare q� i p�rb�jn� k�ng�t kreshnike; m�nyr�n e p�rpunimit t� k�ng�ve kreshnike gjat� shekujve dhe mbajtjen gjall� t� saj n�p�r shekuj. 

Pjes�n qendrore t� antologjis� e p�rb�jn� tridhjet� k�ng�. Autori i k�saj antologjie, me t� drejt�, brenda k�tyre tridhjet� k�ng�ve ka botuar nj� fragment, sigurisht p�r t� dh�n� nj� pasqyr� t� gjendjes s� saj nj� shekull m� par� dhe dy mot�rzime, p�r t� par� nj� pasqyr� t� vlerave shpesh t� pap�rs�ritshme letrare, artistike dhe gjuh�sore. Brenda nj� teme, t� k�tyre k�ng�ve nd�rtohen dhe nd�rlidhen motive t� shumta, dialogje e monologje t� fuqishme dramatike, figura, vende e vendbanime historike e mitike, luft�ra heroike e beteja morale, dyluftime heronjsh madje edhe t� gjinive t� ndryshme, betime n� vlera universale dhe autoktone, n� objekte materiale e shpirt�rore, n� vlera tok�sore e qiellore, por m� s� shumti betime n� bes� � vler�n m� t� pakontestueshme t� kultur�s shpirt�rore e materiale shqiptare. 

N� vazhdim botohen tridhjet� k�ng�, t� em�rtuara kryesisht n� mb�shtetje t� personazheve q� kan�, n� veprimet e tyre apo sipas vargut t� par�, q� n� t� v�rtet� �sht� ve�ori e em�rtimit t� k�ng�ve lirike: Fuqia e Mujit, Fuqia e Halilit, Gjergj Elez Alia, T� lumt� na p�r t� lumin zot (q� m� shum� se nj� titull k�nge �sht� nj� varg antologjik i k�ng�s kreshnike), Martesa e Halilit, Muji e Zana Zullum�are, Kur e ka nxan Muja nusen, Muji dhe Halili, Halili pr�t Filipe Maxharrin, Muja vret Milloshin e Grebenit, Muja e pret bajlozin e Detit t� Zi, Muja lidhet me kusht, Grebeni djeg kullat e Mujit e i grabit gruen, �etobashe Muji dhe Krajlevi�e Marki, Krajli i Miskovit rr�mben gjogun e Mujit, Musa Qesexhia, Gjergj Elez Alia (tash nj� k�ng� tjet�r nga m� shum� se pes�dhjet� k�ng� sa njeh folklori shqiptar, por jo mot�rzim) Bani Zadrili, Halili merr gjakun e Mujit, Ager Isvano, Gjogu i Mujit, Tha, drit� ka dal e dielli nuk ka ra, (fragment i par� i nj� k�nge kreshnike, botuar nga themeluesi i albanologjis� shkencore Gustav Majer, m� 1897, i cili ve� tjerash kujtoj se d�shmon edhe p�r nj� struktur� gjuh�sore (morfologjike e sintaksore t� k�ng�s kreshnike, n� gjysm�n e dyt� t� shekullit XIX), Vdekja e Mehmet Bajraktarit (mot�rzim), Ali Bajraktari merr Fatimen e Pash�s s� Vidimit, Beno Bajraktari i shp�ton motrat, �ika e Hermi Mustaf� Ag�s i del n� mejdan kralit t� Sej�s, Zymeri dhe Ganiqe Galani, Muj�n e thrret mbreti n� Stamboll (mot�rzim) dhe p�rs�ri nj� k�ng� p�r Gergj Elez Alin� etj. 

Brenda tridhjet� k�ng�ve t� botuara n� k�t� antologji, autori ia ka arritur q� t� sjell� vlerat m� t� larta letrare-artistike t� epik�s shqiptare. M� shum� se nj� k�ng� ato s� bashku paraqesin universin historik, gjeografik dhe artistik t� k�ng�s kreshnike. Let�rsia shqipe m� shum� se cil�n do prej gjinive letrare, epik�n, ndon�se gjallon edhe m� tej, e ka gjinin� letrare m� t� konsoliduar brenda nj� universi t� mbyllur stilistik, prandaj edhe zgjedhja e k�ng�ve, me t� drejt� �sht� b�r� n� at� m�nyr� q� t� mbulohen t� gjitha ve�orit� e saj ve� e ve�: kreshnik�t, zanat, nderi, mejdanet etj. 

Antologjia e k�ng�s kreshnike e dr. Zymer Nezirit, �sht� nj� v�llim dhe model i ve�ant� edhe p�r nj� arsye, t� cil�n nuk e gjejm� nd�r antologji tonat letrare. N� fund t� saj autori ka zgjedhur dhe botuar disa fragmente mendimesh po kaq antologjike p�r k�ng�n kreshnike, t� cilat i kan� shkruar autor� shqiptar� dhe t� huaj. 

Ato jan� mendime t� shkruara nga studiuesit dhe njoh�sit m� t� mir� t� epik�s shqiptare, prandaj mendimet e tyre ndon�se t� nxjerra nga sinteza t� m�dha shkencore, studime t� ve�anta, vepra t� cilat jo krejt�sisht jan� shkruar p�r probleme t� epik�s, dhe m� n� fund t� nxjerra nga vepra persiatjesh letrare dhe shkencore, p�rb�jn� t�r�si mendimesh q� e pasurojn� mendimin e sot�m dhe hapin rrug� t� reja p�r hulumtimin, vjeljen dhe studimin e k�ng�s kreshnike mbi baza shkencore dhe intelektuale. 

Ato jan� fragmente mendimesh q� flasin p�r aspekte t� jashtme dhe t� brendshme t� k�ng�s kreshnike, p�r vlerat universale t� saj, por me theks t� ve�ant� n� ve�orit� komb�tare t� tyre: p�r figurat e simbolet mitologjike-p�rrallore, vet�dijen etnike, b�rtham�n e lindjes s� saj, �konfliktin etnik iliro-arb�ror me krajl�t shkje�, koh�n e konfliktit n� Ballkan dhe vendin e tij n� arealin e epik�s bot�rore etj. (Alfred U�i); p�r himnizimet fizike e shpirt�rore t� heronjve dhe himnizimin e tyre, konfliktet etnike dhe mitizimin e tyre etj (Andromaqi Gjergji); p�r mosh�n antike iliro-thrakase t� k�ng�ve kreshnike dhe bartjen e tyre n� mesjet�, p�r pasqyrimin e luft�rave t� tyre, himnizimin e heronjve etj (Demush Shala); p�r bashk�jetes�n e heronjve t� ciklit t� kreshnik�ve me figurat e besimeve popullore: zan�n, shtojzovallet, or�t, djajt� etj., p�r mitizimin e tyre, dhe vendosjen e veprimit t� tyre n� koh�n e matriarkatit, prejardhjen historiko-shoq�rore t� heronjve dhe ndjenj�n njer�zore t� tyre (Enver Mehmeti); p�r vargun e k�ng�ve kreshnike, i cili �na paraqitet k�shtu, n� thelb, si nj� varg tonik, q� ndodhet n� nj� faz� kalimtare drejt formave m� t� reja t� sistemit silabotonik�, p�r lidhjet e tij me eposet popullore t� Evrop�s dhe m�vet�sin� e tij origjinale, p�r bashk�jetes�n e tij me tiparet e lashta gjuh�sore dhe ngurt�simin e tij n� nj� faz� t� caktuar kalimtare etj.(Gjergj Zheji); p�r p�rdorimin e koh�s dhe t� hap�sir�s, p�r lasht�sin� e saj dhe ruajtjen e vazhdim�sis� s� veprimit dramatik etj.(Ismail Kadare); p�r k�ng�n kreshnike si gjinin� m� t� lasht� dhe m� konservative t� folklorit ton�; p�r ve�antin� e sintaks�s s� saj, p�r interesin e krahasimit t� saj me gjuh�n e shkrimtar�ve t� vjet�r, me pasurin� e ve�ant� t� gjuh�s s� tyre etj.(Mahir Domi); p�r ngjashm�rit� dhe dallimet midis epik�s homerike dhe asaj shqiptare, p�r p�rb�r�sit historik� dhe artistik� midis k�tyre dy epeve, p�r p�rb�r�sit mitik� e fetar� t� tyre etj. (Mina Skafte Jensen); p�r tremb�dhjet� premisat e pakontestueshme p�r trajtimin e ��shtjeve themelore t� Ciklit t� k�ng�ve t� kreshnik�ve: dyndjen e sllav�ve, dob�simin e organizimit politik t� ilir�ve; vendosjen e sllav�ve n� trojet ilire p�r nj� koh� t� gjat� dhe lindjen e k�ng�ve kreshnike, asimilimin e nj� pjese t� etnis� ilire, vendosjen e nj� pjese t� tyre n� zona malore, asimilimin e iliro-shqiptar�ve me supremaci t� faktorit sllav, krijimin e nj� komuniteti t� p�rbashk�t n� kufijt� verior�, krijimi i zon�s malore me emrin Berda (pjes� e sotme plot�suese e Malit t� Zi), luft�rat politike e jo klasore sikur synohet t� paraqiten betejat e heronjve t� k�ng�s kreshnike, p�rmbajtjen qendrore q� �sht� nd�rtuar n� zon�n veriore ilire dhe jo shtres�zimet an�sore t� tyre q� jan� t� ndikimit sllav t� mesjet�s s� von� etj.(Injac Zamputi). 

Libri mbyllet me sh�nimet p�r literatur�n, burimet e l�nd�s, lahutar�t, fjalorthin dhe indeksin, t� cilat e leht�sojn� p�rdorimin e saj nga lexues moshash dhe dijesh t� ndryshme. Duke qen� nj� antologji e par� e k�tij lloji, kujtojm� se nj� rezyme n� fund t� librit apo p�rkthimi n� gjuh�n angleze i tekstit hyr�s, k�t� antologji do ta b�nte m� t� p�rdorshme p�r nj� rreth m� t� zgjeruar lexuesish.