Vojvodina po mbërthehet në darën e dhunës etnike mes serbëve dhe hungarezëve


“Southeast European Times”


Disa incidente të dhunës së shtyrë etnikisht në krahinën veriore të Vojvodinës të Serbisë gjatë pakë muajve të kaluar kanë bërë që udhëheqësit dhe qytetarët të bëjnë thirrje për veprim për të reduktuar tensionet. Presidenti i asamblesë së Vojvodinës Ishtvan Pasztor u takua me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç për të kërkuar që policia dhe autoritetet e tjera të pengojnë dhunën "e cila të kujton atmosferën e linçimeve në vitet 1990". E djathta ekstreme është në rritje dhe duhet të kundërshtohet më ashpër se incidente të ngjashme që nuk kanë një shenjë nacionaliste", tha Pasztor, një hungarez etnik. Krahina autonome është vendi i 26 grupeve etnike, me shumicën që është hungareze. Incidenti më i fundit ishte në krye të shkurtit në Temerin, kur policia arrestoi pesë serbë të moshave 19 deri 21 vjeç që nga sa thuhet përdorën tulla për të thyer dritaret në shtëpinë e një familjeje hungareze. Të dyshuarit sulmuan tre të rinj hungarezë që kishin kërkuar strehë në shtëpinë e një shoku. "Sulmuesit shanë dhe hodhën tulla dhe gurë ndaj shtëpisë," tha Bela Çorba, president i organizatës rajonale të Partisë Demokratike të Vojvodinës. Temerin është i vendosur në kufi, midis popullsisë relativisht homogjene hungareze në Backa dhe qendrave të organizatave serbe neo-naziste në Novi Sad dhe Veternik. Në 2011, organizata nacionaliste serbe Orbraz mbajti një debat politik në Temerin që tëhoqi rreth 500 të rinj dhe organizoi një marshim mesnate në mars nëpër lagjet hungareze. Orbraz u ndalu amë pas nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë. Në takimin me Pasztor, Daçiç pranoi se pjesëmarrësit në lrimet e shtyra etnmikisht duhet të lëvizen nëpër sistemin penal më shpejt. Kryeministri premtoi të vazhdojë bashkëpunimin për "një jetë paqësore dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit e Krahinës Autonome të Vojvodinës, pavarësisht nga etnia apo përkatësia fetare". Banorët në zonë janë të etur të shohin përparim. "Duhet të ketë veprime që të përfshijnë të rinj të të gjithë kombësive në Vojvodinë, për shembull, diskutime për të folur me njeri tjetrin rreth asaj që ata i ndan," thotë Milica Jakovljeviç, një studente e sociologjisë nga Pançevo. "Të rinjtë duhet vazhdimisht të dërgojnë mesazhe rretrh tolerancës etnike në të gjitha nivelet, dhe kjo nuk [ndodh] në Serbi," thotë Gjergj Farkash, një student i ekonomiksit nga Pançevo. Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës tha se do të shqyrtonte në se kishte një ndarje ndër-etnike midis rinisë në Vojvodinë dhe do t’i raportonte publikut se si autoritetet u janë përgjigjur incidenteve etnike gjatë disa viteve të fundit. Sipas Snezhana Iliç, drejtore ekzekutive e Qendrës për Shoqërinë Civile në Zrenjanin, tensionet etnike në Vojvodinë janë ndikuar nga kërkesa e autoriteteve serbe për krijimin e një shoqate të komunave serbe në Kosovë. "Çdo pikëpamje etnike e problemit të statusit të Kosovës dhe Metohisë mund të ketë pasoja të mëdha", thotë Iliç për SETimes.
...