Studime shkencore
Prof. Dr. Shyqri GALICA
Pos me zhvillimin e epokave stilistike t� romantizmit, t� realizmit e t� natyralizmit, shekulli XIX karakterizohet edhe me zhvillimin e kritik�s letrare. N� rrjedh� t� ndryshimeve t� sistemeve shoq�rore do t� ndryshojn� gjithsesi edhe orientimet krijuese letrare, duke sjell� zhvillime t� reja n� historin� e let�rsis� bot�rore. Do t� dal� n� k�t� periudh� nj� figur� e shquar letrare, q� me pen�n e tij do t� b�j� em�r. �sht� ky Sharl Ogisten Sent-B�vi (1804-1869), me t� cilin kritika letrare do t� zbres� nga katedra n� shtyllat e gazetave1 dhe do t� b�het faktor n� zhvillimin e jet�s letrare franceze, madje n� nj� periudh� t� bujshme t� krijimtaris� letrare, i cili do t� quhet me t� drejt� �mbreti i kritik�s�. N� shkrimet e tij kritike ai para s� gjithash do t� k�rkoj� artistin, cil�sit� q� portretizojn� m� s� miri figur�n e tij. Diskursi i tij kritik p�rfshin fenomene e probleme t� ndryshme letrare. Portretet letrare ai do t�i skalis� mjesht�risht, duke i quajtur madje �portrete eseistiko-psikologjike�. Sent-B�vi, si� dihet, �sht� themelues i shkoll�s kritike biografiko-psikologjike. Ai �sht� pasardh�s i drejtp�rdrejt� i Montenjit t� njohur, eseist francez, i cili me vepr�n e tij �sht� shquar dhe ka b�r� jehon� n� mjediset letrare e intelektuale. Sent-B�vi konsiderohet edhe themelues i historis� s� let�rsis� franceze.2 Ai me metod�n historike shqyrtoi sidomos aspekte t� poezis� dhe t� teatrit t� shekullit gjasht�mb�dhjet� dhe hapi shtigje n� fush�n e k�rkimeve t� nd�rsjella dhe t� analizave t� autor�ve e t� veprave t� ndryshme. M� pas Sent-B�vin do ta vazhdoj� e do ta plot�soj� themeluesi i �kritik�s shkencore� Hypolit Teni, kurse kjo disiplin� e historis� s� let�rsis� do t� pasurohet me metoda t� reja hulumtuese shkencore.
Nga fundi i shekullit n�nt�mb�dhjet� n� Franc� lind kritika impresioniste, e cila kriter baz� kishte mbres�n, impresionin q� l� vepra letrare. K�t� em�rtim kritika impresioniste do ta marr� sipas vepr�s s� Zh. L�metrit, �Impresione teatrore� (�Impressions de theatre�, 1898).3
N� rrjedh� t� k�tyre proceseve letrare, do t� kultivohet e artikulohet vet�dija krijuese kritike e Faik Konic�s, sidomos n� kontaktet e vazhdueshme me qendra universitare e kulturore franceze, si dhe me mjetet e informacionit, q� do t� ken� ndikim n� formimin e tij letrar dhe intelektual. N� k�t� kontekst, ndikimi i Sent-B�vit, i Tenit, i L�metrit etj. n� krijimtarin� e tij kritike e letrare �sht� i pranish�m. Epoka stilistike e romantizmit shqiptar do t� kultivoj� zhanre e forma t� llojllojshme p�r t� shprehur mendimin filozofik, shkencor e letrar p�r ��shtje t� ndryshme t� realitetit historik e aktual. Eseja, si nj� lloj i ve�ant� i krijimtaris� sintetike letrare-shkencore e publicistike, z� fillet mu n� k�t� periudh�, kur krijuesit shqiptar� priren t�i shprehin pik�pamjet e tyre p�r nj� varg ��shtjesh historike, filozofike, fetare, morale, kulturore, letrare e komb�tare. K�shtu do t� shkruajn� ese e fragmente eseistike De Rada, Dara i Ri, Z. Jubani, P. Vasa, J. Vreto, N. Frash�ri, S. Frash�ri, L. Gurakuqi, Z. Skiroi etj. dhe krijimet e tyre do t� anojn� her� nga ana imagjinare, her� nga ajo shkencore. K�to trajtime eseistike u p�rkasin m� shum� fushave filozofike dhe etike, si� jan�, p. sh., eset� e Jani Vretos �P�r t� v�rtet�n� edhe p�r shkronj�n� e s� v�rtet�s�,4 �Mir�vetija� dhe �P�r gjith��isht�n� dhe p�r Zon� e jetes� dhe p�r Njerin�, bot�n� e vog�l�. Pavar�sisht sa k�to ese jan� origjinale, n� ndonj� rast edhe p�rshtatje, ato afirmojn� sidomos mendimin filozofik n� romantizmin shqiptar.5 Eset� e Naimit ng�rthejn� nj� gjuh� m� poetike. Eseja �M�sime�6 �sht� cil�suar ese etiko-fetare, nd�rsa pjes� t� proz�s �Fletore e Bektashinj�t�7 konsiderohen ese fetare. Edhe n� kuad�r t� k�tij zhanri letrar, krijuesit shqiptar� b�jn� p�rpjekje t� shprehin ��shtje universale, madje edhe filozofike, duke u p�rqendruar gjithsesi n� ��shtjet komb�tare. Epoka e romantizmit �sht� periudh� e Rilindjes Komb�tare, kur shprehjet zhanrore shp�rthejn� nga erudicioni krijues i artist�ve tan�, t� cil�t jan� t� detyruar t� b�jn� nj�koh�sisht dy veprime: atdhetare dhe krijuese.
Diskursi kritiko-letrar (Diskursi estetiko-kritik)
Nga fundi i shekullit n�nt�mb�dhjet� shpeshtohet dalja e gazetave, e revistave dhe e botimeve t� ndryshme, ku gjejn� shprehje edhe shkrime kritike. Mendimet kritike t� Jeronim de Rad�s p�r let�rsin� popullore dhe t� Naim Frash�rit, q� shoq�ron p�rkthimin e tij t� k�ng�s s� par� t� �Iliad�s� s� Homerit,8 sh�nojn� fillimet e kritik�s letrare shqipe.9 Mendime kritike rreth problemeve t� ndryshme letrare jan� shprehur edhe p�rmes letrave, si form� e komunikimit letrar. Nj� kritik� e till� epistolare shprehet n� letrat e Vretos d�rguar Sotir Koleas n� Manastir, letrat d�rguar Kristo Shulit n� Shkod�r, letrat d�rguar Sotir Koleas n� Oh�r etj. Kritika n� k�t� form� do t� shnd�rrohet n� gjykim p�r ��shtje t� ndryshme t� jet�s historike, mendore, shoq�rore, politike dhe morale t� kombit.10 Kritika letrare shqiptare nis e zhvillohet s� pari n�p�r gazeta e revista t� ndryshme t� arb�resh�ve, n� form� t� recensionit, t� v�shtrimit dhe t� eses� letrare. Revista �Albania� dhe ve�an�risht Faik Konica me krijimet e tij kritike e eseistike, do t�i v�r� bazat e kritik�s letrare dhe t� teoris� s� kritik�s me shkrimet e tij, duke p�rmbushur k�rkes�n dhe vet�dijen p�r nj� zhan�r aq t� domosdosh�m t� let�rsis� e t� kultur�s komb�tare. Duke qen� i shkolluar n� Franc�, Konica do t�i form�soj� njohurit� p�r kritik�n nga krijuesit e shquar francez� Sharl Bodler, Zhyl L�met�r, Pol Valer, Remi d� Gurmon e sidomos nga Sent-B�vi etj. Te Faik Konica do t� ndikoj� gjithsesi fryma e kritik�s impresioniste, p�rfaq�suesit e s� cil�s vler�sonin se kritika objektive nuk ekziston, si� nuk ekziston as arti objektiv�, se secili kritik shpreh temperamentin vetjak, sensibilitetin, qasjen e tij dhe ndjesin� e jet�s. Mir�po, si erudit, Konica do t� n�nkuptoj� pa dyshim se �edhe kritika impresioniste gjithnj� niset, qoft� edhe jo z�sh�m, nga q�ndrime teorike t� caktuara, nga estetika e caktuar.�11 Si kritik impresionist n� kuptimin e mir�fillt� t� fjal�s, Konica shpreh p�rshtypjet e tij, p�rjetimet, k�naq�sit� e pak�naq�sit� p�r veprat dhe fenomenet letrare e kulturore. Ai sugjeron veprimtari n� fush�n e let�rsis�, t� artit dhe t� kultur�s, q� do t� ndikonin n� zhvillimin kulturor dhe emancipimin komb�tar. N� veprimtarin� e gjer� e t� shumanshme t� Konic�s, nj� vend t� ve�ant� z�n� kritika letrare dhe eseistika, t� cilave u v� themelet me shkrime, q� shquhen p�r p�rmbajtjen e tyre serioze, p�r sakt�sin� shkencore dhe p�r kultur�n e trajtimit artistik. Krijues erudit, me nj� diapazon t� jasht�zakonsh�m, Konica do t� shtroj� ��shtje e probleme n� gjer�si e n� thell�si, do t�i trajtoj� ato me nd�rgjegje t� nj� shqiptari t� kultivuar, gjithsesi me q�llim t� informimit m� t� gjer� n� suaza komb�tare e jasht�komb�tare. Botimi i shkrimeve dhe i informacioneve jo vet�m n� gjuh�n shqipe, por sidomos n� at� fr�nge e m� pas edhe n� gjuh�n angleze, jan� d�shmi e vet�dijes komb�tare e kulturore t� tij p�r ta shtrir� ��shtjen komb�tare n� shkall� nd�rkomb�tare. Edhe pse n� disa situata do t� manifestoj� karakterin e tij kontradiktor n� politik�, n� fush�n e krijimtaris� e t� shkenc�s do t� jet� pak a shum� m� konsekuent, me ndonj� p�rjashtim, sidomos n� raportin art � ideologji. Ai shquhet m� shum� si estet se esteticien, m� shum� si teoricien se kritik dhe m� shum� e ndiente artin se �e komentonte, sepse veten e kishte v�n� n� rolin e intelektualit n� kuptimin e plot� t� fjal�s.12 Konica, i cili �sht� nj�ri nga nd�rlidh�sit e let�rsis� s� Rilindjes me at� t� Pavar�sis�, me pik�pamjet e tij themeloi teorin� e kritik�s letrare shqiptare, q� do t� shpihet m� tej me Nolin, Malokin, �abejn, Kutelin, Ko��n, Shuteriqin, Pip�n etj. Faik Konica, duke qen� n� kontakt me let�rsit� m� t� njohura t� bot�s, do t�i shijoj� vlerat e tyre, do t�i konceptoj� nivelet artistike dhe do t� k�rkoj� t� kultivohet arti i bukur edhe n� krijimtarin� ton� letrare-artistike. �sht� Oksidenti ai q� do ta ngrej� shijen e tij kulturore, do ta kultivoj� at� shije n�p�r universitetet m� t� shquara, duke marr� edhe grada e lavd�rime p�r erudicionin e kultur�n e tij. Mbamendja dhe leximi, puna e pareshtur e p�rkushtimi do t� jen� nd�r faktor�t thelb�sor� q� do t� ndikojn� n� ngritjen e tij intelektuale, kulturore e komb�tare. N� revist�n e tij �Albania� ai do t�i botoj� njoftimet p�r librat shqip dhe p�r ata q� kishin t� b�nin me shqiptar�t, q� do t� thot� se �ai kishte vet�dije t� formuar p�r v�shtrimin, p�r studimin dhe p�r informimin letrar, e edhe p�r kritik�n letrare.�13 N� epok�n stilistike t� romantizmit shqiptar, n�p�r gazeta e revista shqipe fillojn� t� botohen edhe shkrime p�r librat, ku n� rubrika t� ve�anta jepen informacione dhe b�hen recensione e v�shtrime p�r ta. B�het kjo sidomos me botimin e revist�s �Albania�, n� t� cil�n drejtori i saj Faik Konica sheh nevoj�n e paraqitjes s� veprave dhe t� krijimtaris� letrare e kulturore. Vet� ai n� rubrik�n �Bibliographie�, n� gjuh�n shqipe e at� fr�nge, t� revist�s �Albania�, do t� paraqes� mendimet e pik�pamjet p�r vepra t� ve�anta dhe informacione p�r krijimtarin� e p�rgjithshme, do t� shpreh� nevoj�n e ngritjes s� vlerave letrare dhe shqyrtimin analitik t� tyre. Me pen�n e tij do t� filloj� teoria dhe praktika kritike dhe k�shtu do t� formohet vet�dija p�r kritik�n letrare. Faik Konica �sht� �i pari q� mendimin kritik e b�n p�rcjell�s t� let�rsis� dhe i pari q� kritik�n letrare e b�n institucion t� opinionit letrar dhe kulturor.�14 Faik Konica, n� artikujt e tij kritik�, teorik�, eseistik�, shqyrtues dhe informativ�, do t�i shpreh� pik�pamjet dhe mendimet e tij rreth disa problemeve t� p�rgjithshme teoriko-letrare e kritike, p�r autor� shqiptar� e t� huaj, p�r ��shtje aktuale e historike. Ai do t� botoj� edhe shkrime t� karakterit t� p�rgjithsh�m kulturor, etnologjiko-etnografik, si dhe do t� b�j� portretizime t� figurave atdhetare, kulturore e letrare dhe shkrime t� tjera me interes historik, shkencor e kulturor. Stili i tij karakteristik, shprehja e qart� e plot mendime dhe fryma e krijimeve letrare e kritike integrohen n� temperamentin e ve�ant� t� Konic�s dhe n� q�ndrimin e tij kritik ndaj dukurive t� koh�s.
Forma eseistike (Shqyrtimi fiksional e diskursisv)
Eset� dhe kritikat letrare, natyrisht, sa dihet deri tash, nuk qen� t� shumta n� krijimtarin� e Faik Konic�s, por ato jan� t� ve�anta, me nj� origjinalitet dhe me nj� spekt�r karakteristik trajtimi. Eseja dhe fryma eseistike, e pranishme tejetej krijimtaris� s� tij, nj� zhan�r i m�suar n� Franc� nga penat m� t� mprehta si Montenji, Volteri, Rusoi etj., do t�i p�rgjigjet flak� p�r flak� temperamentit dhe karakterit t� Faik Konic�s, figur�s s� tij t� ve�ant� krijuese, q� jo vet�m do t� l�r� gjurm� n� shum� fusha, por edhe do t� v�r� shum� themele. N� shkrimet kritike e eseistike, shkencore e publicistike, ai do t� shtroj� shum� ��shtje n� m�nyr� sinkretike, me mjesht�rin� e tij letrare, informuese e shkencore. E k�saj natyre �sht� eseja, zhan�r q� provokon posa��risht Konic�n. N�p�rmjet eses�, shqyrtimit fiksional e diskursiv, ai zb�rthen imagjinat�n e tij krijuese dhe prirjet e afinitetet p�r shum� fusha t� artit e t� jet�s. Stili eseistik i Konic�s p�rshkon t�r� krijimtarin� e tij, kurse elemente eseistike pleksen ve�an�risht n� shkrimet portretizuese. N� ato krijime gjen shprehje shpirti i tij specifik, elokuenca, ngroht�sia e poetit, argumenti i shkenc�tarit dhe informimi i publicistit. N� k�to portretizime shkrihen kufijt� nd�rmjet portretit dhe eses�, duke shkrir� fizionomin� e tyre me elemente plastike. N� krijimtarin� e tij jan� edhe dy vepra eseistike, q� jo vet�m e shquajn� Konic�n sa i p�rket k�tij zhanri sinkretik shkencor-letrar e publicistik, por e ve�ojn� si erudit, gjeni t� koh�s dhe figur� poliedrike, q� ka mbetur v�rtet i ve�ant� n� bot�n ton� letrare e komb�tare. Vepra �Shqip�ria si m�u duk�,15 q� �sht� nj� kompleks esesh, d�shmon njoh�sin e thell� t� Shqip�ris� n� aspektin historik, kulturor e etnopsikologjik: �Ai ka logjik�n e Montenjit, por edhe forc�n apologjike t� Marin Barletit.�16 Nj� vep�r, q� do t� cil�sohet e pakryer, �Shqip�ria si m�u duk�, si shum� krijime t� tjera t� Konic�s, do t� shpreh� aktualitetin shqiptar t� viteve 1928-1929, me ngjyra karakteristike, nj� realitet shqet�sues, q� edhe vet� autorin do ta l�r� t� shqet�suar. Q� n� konceptimin e par� t� shkrimit receptuesi njihet me origjinalitetin e Konic�s, i cili priret n� m�nyr� t� brendshme, gati intuitive ndaj trajtimit pothuajse poetik t� nj� subjekti t� caktuar. Stili thuajse letrar, me prirje poetike, p�rfytyrimet dhe iluzionet e natyr�s artistike i japin k�tij shkrimi (jo fort t� shkurt�r) pamje interesante, t�rheq�se p�r t� gjitha kategorit� e lexuesve. Ishte ndoshta nj� �dredhi krijuese� e autorit p�r t� t�rhequr lexuesin me nisjen e eses� n� m�nyr� sa poetike, aq dhe origjinale: �Njeriu q� e shkon koh�n me �ndrra t� p�lqyera ka frik� t� zgjohet. D�shira q� vendi t� lul�zoj� t� b�n pak t� �nd�rrosh se lul�zon edhe largimi i gjat� t� k�llet ca m� thell� n� gjurm� dhe ta shpie shpirtin dhe mendjen n� nj� bot� t� bukur, e cila s�ka turp dhe s�ndodhet gj�kundi, sepse n� tru t� �nd�rronj�sit� po m� kot! Nj� �nd�rr e zhdukur nuk p�rs�ritet.� Stili i Konic�s si eseist shpaloset gjithnj� e m� i pasur, duke u kombinuar n� m�nyr� t� natyrshme elemente publicistike, t� kronik�s, p�rshtypje udh�timi, kujtime, specifika t� reportazhit, t� dh�na e fakte historike. T� gjitha k�to, n� v�shtrim t� par�, duket sikur e largojn� paksa nga lloji letrar, po, n� t� v�rtet�, poeti dhe prozatori l� gjurm�t edhe n� k�t� shkrim. P�rfytyrimet poetike jan� t� pranishme n� forma m� t� larmishme: �po si nj� �nd�rr e bukur�, �posi nj� vend i bukur n� mes shkret�tir�s� ose �Af�r Shijakut, e �uditi nj� pyll i vog�l plot me zogj, plot me popull zogjsh, k�ng�t e t� cil�ve bashkohen dhe trazohen aq bukur dhe aq �mb�l, sa t� duken si nj� simfoni e krijuar prej ndonj� muzikanti t� natyr�s q� rron n� shelgjet dhe b�n shoq�ri me shpes�t�!Elementet e proz�s poetike b�hen shpesh pothuajse mbizot�ruese, nd�rsa forma letrare plekset me trajtimin publicistik, t� tipit t� reportazhit, p�r t� krijuar k�shtu p�rfytyrime sa m� t�rheq�se e interesante p�r receptuesin. Kombinimi i metaforave �forcova zemr�n�, �filizi i fundm� i lisit t� madh ilirian� me ironin�: Shqiptar� dhe �ekspert�, q� shkon deri n� sarkaz�m t� mpreht�: �robot�t e zyrave t� Shqip�ris�, si dhe shfryt�zimi i elementeve t� proz�s artistike, si dialogu midis figurave reale, q� marrin pamjen e personazhit artistik, krijimi i nj� rr�fimi mbi baz�n e pyetjeve dhe p�rgjigjeve, gjithnj� t� imagjinuara nga autori dhe shfryt�zimi i trajtave kohore t� ndryshme jan� t� gjitha elemente t� proz�s artistike, q� Konica i p�rdor dhe i kombinon me mjesht�ri t� rrall�. Krahas tyre n� konceptimin eseistik t� tij gjejm� edhe m�nyra t� tjera, si krijimi i portretit t� nj� figure historike, elementet e vizatimit t� peizazhit (�me nj� ngjyr� vjollce, si them� t� p�rgjithshme q� i bashkonte e i lidhte t� gjitha ngjyrat�). Me gjith� kombinimet e k�tyre elementeve, t� marra nga publicistika, nga historia a let�rsia, Faik Konica strukturon nj� shkrim, q� n� form�n m� t� qart� shpreh ve�orit� e eses�, specifik�n e k�tij lloji tep�r tekanjoz, q� her� duket si trajtes� objektive, her� si trajtes� subjektive, me elemente t� theksuara poetike.
Vepra tjet�r eseistike �Shqip�ria � Kopshti Shk�mbor i Evrop�s Juglindore�, q� Konica e shkruan sipas porosis� p�r lexuesit amerikan� n� vitet 1935-1939, botohet pas vdekjes s� autorit, m� 1957, kurse shqip do ta shoh� drit�n s� pari m� 1991.17 �Libri p�rfaq�soi mir� Shqip�rin� n� bot�n amerikane, q� nuk e njihte sa duhet vendin ton�, � thekson prof. dr. Jup Kastrati. Vepra ishte nj� manifest i kultur�s komb�tare shqiptare, i qytet�rimit t� Shqip�ris� gjat� shekujsh. Ishte nj� afirmim i plot� i cil�sive, i karakteristikave dhe i virtyteve m� pozitive t� shqiptar�ve p�rmes goj�s s� autoriteteve shkencore bot�rore: angleze, franceze, gjermane, austriake, italiane, amerikane etj. Me k�t� lib�r autori i solli nj� dobi t� madhe ��shtjes shqiptare, njohjes dhe popullarizimit t� Atdheut ton�.�18 Problemet q� shtrohen jan� t� shumta e interesante dhe kjo �sht� v�rtet nj� histori kritike.19
Pa dyshim, vepra �Shqip�ria � Kopshti Shk�mbor i Evrop�s Juglindore� �sht� krijimi m� i nd�rlikuar i Konic�s sa i p�rket karakterizimit dhe tipologjis� s� llojit. Nd�rthurja e elementeve t� publicistik�s, t� shqyrtimit shkencor dhe t� p�rfytyrimit e figuracionit letrar i japin vepr�s m� shum� form� eseistike. K�tu �sht� shprehur raporti midis objektives dhe subjektives, nd�rthurja e stilit gazetar me at� shkencor e letrar, si dhe vet� temperamenti i Konic�s. Q� n� fillim autori premton se do t� p�rpiqet t� jet� sa m� �objektiv dhe i paansh�m�, por nuk mund t�i q�ndroj� besnik deri n� fund k�tij parimi. S� pari, �sht� vet� forma e eses� q� e �detyron� autorin t� jet� m� i lir� n� shprehjen e mendimeve, t� emocioneve e t� shqet�simeve t� tij. Si eseist, Konic�n e cyt gjithher� nj� d�shir� e brendshme dhe nj� pasion i fuqish�m p�r t� arsyetuar, gjykuar, pohuar ose mohuar di�ka. Ky pasion i brendsh�m nuk mund ta lejoj� t� jet� �objektiv� n� at� shkall� q� e k�rkon logjika shkencore. Mbase, duke mos iu drejtuar nj� auditori t� kualifikuar, shkencor, ai e ndien veten krejt t� lir� t� shpreh� at� q� ndien, p�rfytyrimet dhe bindjet e veta. S� dyti, objektivizmi i vepr�s cenohet n� nj� mas� edhe nga vet� temperamenti i autorit. I ashp�r deri n� ciniz�m ndaj dukurive q� s�i p�lqejn� Konic�s, s�ka forc� t� ruaj� ekuilibrin midis objektives dhe subjektives. K�shtu, jo rast�sisht eseja, si lloj i ve�ant�, b�het e preferueshme prej tij, sepse ajo ng�rthen nj� shenj� t� theksuar t� temperamentit krijues t� autorit. N� k�t� cik�l esesh bie n� sy synimi i autorit p�r t� hedhur teza p�r studiuesit e historis� dhe prirja p�r t� shfryt�zuar t� dh�na e interpretime shkencore t� studiuesve e t� historian�ve t� huaj. Autori shfryt�zon p�rcaktime fjal�sh, t� dh�na gjeografike, etnografike, etimologjike, fetare etj. Stili shkencor kthehet shpesh n� stil publicistik, kur autori sjell kujtime personale dhe n� stilin letrar, poetik kur krijon p�rfytyrime, i jep vepr�s nj� atmosfer� t� k�ndshme dhe komunikuese p�r receptuesin e huaj. Duke respektuar specifik�n e eses�, q� nuk mb�shtetet n� t� dh�na t� sakta shkencore, autori priret n� m�nyr� t� dukshme nga stili letrar. Ai shfryt�zon vargje poetike (p. sh., nga Bajroni) p�r t� mb�shtetur teza t� ndryshme, q� kan� t� b�jn� me problemet e lasht�sis� s� Shqip�ris�, t� historis� dhe t� kultur�s s� saj, t� pozicionit gjeografik, t� prejardhjes racore, t� virtyteve etj. Nga ana tjet�r, jan� edhe p�rshkrimet e tij letrare me elemente poetike e fantazi t� bujshme. N� p�rkufizimet teorike �sht� th�n� se �eseja �sht� nj� lloj i ve�ant� letrar�, q� dallon me stilin e saj nga publicistika shkencore e gazetare. Eseja �Shqip�ria � Kopshti Shk�mbor i Evrop�s Juglindore� ng�rthen elemente t� stilit letrar. Autori i largohet s� tep�rmi stilit shkencor e publicistik, duke p�rdorur me shum� sukses stilin bisedor t� drejtp�rdrejt�. Si n� nj� krijim letrar, ndihet uni i rr�fimtarit, i cili her� rr�fen, her� b�n pyetje dhe p�rgjigjet po vet�, her� zem�rohet e b�het ironik deri sarkastik, her� �sht� aq i sinqert� me receptuesin, duke pohuar se �zakonisht un� mbaj nj� heshtje mir�sjelljeje, por m� ndodh nganj�her� t� mos jem me t� mira dhe n� raste t� tilla nuk mund ta mbaj nj� t� qeshur t� fort�. M�nyra e rr�fimit n� vet�n e par� krijon nj� komunikim m� t� drejtp�rdrejt� me receptuesin, t� cilin autori e p�rfytyron sikur e ka aty pran� vetes dhe me t� cilin qan hallet! Nga ana tjet�r, p�rfytyrimi i peizazhit, sh�nimet e komentet subjektive, duke iu referuar pohimeve t� autor�ve t� huaj (gjithnj� jo n� form� faktesh, por m� shum� n� form� p�rshtypjesh e kujtimesh) dhe prirja e her�pashershme p�r arsyetime edhe t� karakterit filozofiko-shoq�ror krijojn� nj� stil tejet t� larmish�m, t� rrjedhsh�m e josh�s. Duke pasur parasysh ve�orit� specifike t� eses�, sa i p�rket stilit t� saj, tem�s s� shtjelluar dhe destinimit, vepra �Shqip�ria � Kopshti Shk�mbor i Evrop�s Juglindore� �sht� nj� ese e gjat�. Sa i p�rket stilit mbizot�rues n� k�t� vep�r �sht� v�shtir� t� ve�osh nj�rin apo stilin tjet�r, sepse Faik Konica ka ditur t� kombinoj� stilin letrar me stilin publicistik dhe at� shkencor, n� p�rputhje me problemin q� trajton, momentin emocional dhe bashk�biseduesin imagjinar. Kjo nd�rthurje mjesht�rore i jep forc� dhe pesh� t� ve�ant� stilit t� p�rgjithsh�m eseistik t� Faik Konic�s.
Sh�nime p�r autorin
Prof. dr. Shyqri Galica (1951) �sht� studiues i let�rsis�, publicist e pedagog. Ka botuar studime letrare, v�shtrime kritike, eseistike, publicistike, si dhe poezi e proz� n� gazeta e revista t� ndryshme.
Ka botuar edhe k�to vepra: Koha flet me brezni, poezi, 1979; Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990; Am�sia, tregime, 1991; Simbolika e sundimit, kritik� dhe ese, 1995; Konica � moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997; Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999; Dashuria vdek�risht, roman, 2003 dhe Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe v�shtrime kritike, 2005.
�sht� m�simdh�n�s i historis� s� let�rsis� n� Fakultetin e Arteve t� Universitetit t� Prishtin�s, kurse l�nd�t bazat e gazetaris�, mediet dhe komunikimi publik, si dhe shkrim akademik dhe kultur� gjuhe i ligj�ron n� Fakultetin e Edukimit t� Universitetit t� Prishtin�s, Kosov�.
[1] Frida Filipovic, �O piscu� (pasth�nie), te Sent Bev, �Knjizevni portreti�, �Kultura�, Beograd, 1960, f. 341.
[2] Larousse, �Op�ta enciklopedija�, �Vuk Karadzic�, Beograd, 1971, f. 46.
[3] �Recnik knjizevnih termina�, �Nolit�, Beograd, 1986, f. 264.
[4] Jani Vreto, �Vepra t� zgjedhura�, Sht�pia Botuese e Librit Politik, Tiran�, 1973, f. 67.
[5] Rexhep Qosja, �Historia e let�rsis� shqipe � Romantizmi I�, �Rilindja�, Prishtin�, 1984, f. 246.
6 Naim Frash�ri, �Vepra 6�, �Rilindja�, Prishtin�, 1986, f. 157.
[7] Naim Frash�ri, �Vepra 2�, �Rilindja�, Prishtin�, 1986, f. 153.
[8] Naim Frash�ri, �Vepra 6�, f. 281.
[9] Rexhep Qosja, vep. e cit., f. 248.
[10] �Recnik knjizevnih termina�, f. 338.
[11] Aty.
[12] Ibrahim Rugova, �Kah teoria�, �Rilindja�, Prishtin�, 1978, f. 80.
[13] Aty.
[14] Rexhep Qosja, �Faik Konica � kthimi i tij� (parath�nie), te: Prof. Dr. Jup Kastrati, �Faik Konica� (monografi), �Gjonlekaj Publishing Company�, New York, 1995, f. 11.
[15] U botua n� vazhdime n� �Dielli� m� 1929.
[16] Moikom Zeqo, cituar sipas: Prof. Dr. Jup Kastrati, �Faik Konica� (monografi), �Gjonlekaj Publishing Company�, New York, 1995, f. 397.
[17] Faik Konica, �Shqip�ria � Kopshti Shk�mbor i Evrop�s Juglindore� (p�rkthyer nga dr. Abdullah Karjagdiu), �Buzuku�, Prishtin�, 1991.
[18] Prof. Dr. Jup Kastrati, �Faik Konica� (monografi), f. 476.
[19] Aty, f. 447.





