Home »
» Vdes në moshën 58-vjeçare Hugo Çavez, 7 ditë zi kombetare në Venezuelë
Vdes në moshën 58-vjeçare Hugo Çavez, 7 ditë zi kombetare në Venezuelë
Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, vdiq, njoftoi dje zëvendësi i tij. Zoti Çavez nuk ishte shfaqur në publik që nga rikthimi në Venezuelë muajin e shkuar, pas një trajtimi kundër kancerit në Kubë. Nikolas Manduro, i prekur, bëri njoftimin të mërkurën pasdite (16.45 sipas orës lokale) i shoqëruar nga liderët e politikës dhe ushtrisë venezuelase. Disa orë përpara këtij njoftimi, Manduro tha se lideri 58-vjeçar i Venezuelës kishte pasur një infeksion të rëndë respirator dhe kishte hyrë në “orët e tij më të vështira”.
I lindur në vitin 1954 në një familje të klasës punëtore në Sabaneta, Barinas, ai u bë oficer ushtrie, dhe më pas i pakënaqur me sistemin politik venezuelas, krijoi Lëvizjen Revolucionare Bolivariane-200 (MBR-200) në fillim të viteve 1980. Ai e drejtoi këtë lëvizje në një grusht shteti të pasuksesshëm në vitin 1992, pas të cilit u burgos. Pas dy vitesh burg ai themeloi një parti socialdemokrate, Lëvizjen e Republikës së Pestë dhe u zgjodh President në vitin 1999. Ai hartoi një Kushtetutë të re, që rriti të drejtat e grupeve të margjinalizuara, ngriti një sistem këshillash komunalë të misioneve bolivariane dhe kooperativa, ndërkohë që realizoi një reformë agrare, si dhe shtetëzoi një pjesë të madhe të industrisë së vendit. Më 7 tetor 2012, Çavez fitoi për herë të katërt zgjedhjet presidenciale, për një mandat gjashtëvjeçar, që u ndërpre dje, për shkak të vdekjes së tij.
Çavez i konsideronte politikat e tij antiimperialiste dhe ishte kundërshtar i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht kritik për politikën e jashtme amerikane. Ai krijoi lidhje të forta me qeveritë komuniste të Kubës, Bolivisë, Ekuadorit dhe Nikaraguas, duke krijuar atë që u konsiderua si “vala rozë” e Amerikës Latine.
Venezuelë, shpallen 7 ditë zie. Zgjedhjet brenda 30 ditësh
Ministri i Jashtëm venezuelian, Elias Jose Jaua Milano, deklaroi 7 ditë zie pas vdekjes së presidentit Chavez, duke shtuar se trupi i tij do të qëndrojë në zyrat e shtetit, deri ditën e premte, kur do të zhvillohet edhe funerali i tij.
Zëvendës presidenti, Nicolas Maduro, do të mbajë postin e presidentit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, të cilat do të mbahen brenda 30 ditëve të ardhshme, siç njoftoi Jaua.
Sëmundja nuk lejoi Chavez-in të rimerrte postin e presidentit, pas rizgjedhjes së tij për një mandat të tretë në tetor, teksa presidenti i Asamblesë Kombëtare, Diosdado Cabello, parashikohej se do të caktohej si president i përkohshëm.
Gjithsesi, ai nuk ishte prezent mes liderëve politikë dhe ushtarakë, të cilët shoqëronin zëvendës presidentin Maduro, kur ky i fundit shpalli vdekjen e Chavez-it






.jpg)